LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"SPAK arrestoi dy komisionerë të vdekur"/ Lala tregon bisedën me një djalë: Kishte marrë pjesë në varrim

6 Tetor 2020, 20:51, Kronika CNA
"SPAK arrestoi dy komisionerë të vdekur"/ Lala tregon

Gazetarja Klodiana Lala është shprehur mosbesuese ndaj SPAK-ut, pasi pretendon se ka shkatërruar disa dosje.

Lala tha se një nga dosjet e shkatërruara është ajo për manipulimet zgjedhore, ndërsa tregoi se edhe bisedën me një djalë.

Gazetarja deklaroi në emisionin ?A Show? se një djalë i kishte treguar asaj se kishte marrë pjesë në varrimet e dy komisionerëve që SPAK kishte kërkuar arrestimin.

?Bundestagu gjerman tha se duhet të dënohen ata që kanë vjedhur vota. Çfarë bëri SPAK? Arrestoi dy komisionerë të vdekur. E di se çfarë më trishtoi? Unë e kam mësuar krejt rastësisht lajmin nga një djalë nga ajo zonë, që më tha se për dy emra që keni nxjerrë, unë kam marrë pjesë në varrim?, theksoi ajo./ CNA.al

Lajmet e fundit nga