Connect with Us

“Situata shëndetësore e qëndrueshme”/ Manastirliu: Kemi disa skenarë nëse vjeshta sjell flukse në rritje

Shëndeti

“Situata shëndetësore e qëndrueshme”/ Manastirliu: Kemi disa skenarë nëse vjeshta sjell flukse në rritje

Publikuar

-

"Situata shëndetësore e qëndrueshme"/ Manastirliu: Kemi disa skenarë nëse do vjeshta sjell flukse në rritje

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, ka treguar se situata në Shqipëri në momentin që flasim paraqitet e qëndrueshme për nga pikëpamja e rasteve të konfirmuara dhe e rasteve që trajtohen në strukturat tona spitalore.

Ogerta Manastirliu, gjatë seancës online të Komisionit të Punës, tha ministria është duke u përgatitur për përballimin e një rritje të mundshme të të prekurve, me disa skenarë”.

Ministrja deklaroi se janë marrë masat për t’iu përgjigjur skenareve nëse do të ketë flukse në rritje të rasteve, duke informuar se krahas 4 spitaleve Covid që tashmë janë gati, do të jenë dhe spitalet rajonale që do të përfshihen në rast se do të jetë e nevojshme.

“Kemi vlerësuar disa skenarë të tjerë për t’iu përgjigjur skenarëve nëse do kemi flukse në rritje. Në skenarët tanë kemi një shtim të kapacitete të shtretërve në rast të rritjes së pacientëvë që do të kërkojnë trajtim spitalor. Në skenarin e parë do të përfshihen spitalet rajonalë në Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë, Shkodër. Në skenarin e dytë përfshihen spitalet rajonale të Beratit, Lezhës dhe Fierit. Në skenarin e tretë përfshihen spitalet rajonale të Gjirokastrës, Dibrës dhe Kukësit”, tha Manastirliu.

LEXO EDHE:  Zjarr në zonën e Hidrovorit/ Digjet pylli me pisha

Gjatë fjalës saj Manastirliu informoi Komisionin se pacientët me Covid-19 të shtruar në spitalet Covid po marrin të njëjtin trajtim, njësoj si në vendet të tjera të Botës.

“Me fonde të alokuara nga qeveria shqiptare dhe përmes instrumentit të përbashkët të prokurimit të Bashkimit Europian, kemi siguruar remdisivirin, një medikamet tjetër për trajtimin e pacientëve me Covid19 dhe me fondet e qeverisë do të vijë në Shqipëri”, u shprej ajo.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale deklaroi se do të vijojë forcimi i kapaciteteve me qëllim kufizimin e përhapjes së infeksionit.

“Kemi rritur testimet vazhdimisht. Nga muaji Qershor ku mesatarja mujore ka qenë 8800 testime, kurse tani kemi mbi 24 mijë testime gjatë Shtatorit dhe do vijojmë me rritjet e testimeve për gjurmimin, identifikim, hetimin, izolimin e rasteve. Por sjellja individuale është përcaktuaese në kufizimin e përhapjes së infeksionit”, bëri me dije Manastirliu në lidhje me rritjen e testimeve, ndërkohë që shtoi se është rritur me 30 % numri i epidemiologëvë për periudhenë vjeshtë-dimër./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

https://www.cna.al/2021/06/12/msh-nxjerr-shifrat-ja-sa-raste-te-reja-jane-konfirmuar-sot-3/

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2,916 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 12 qytetarë.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:  6 raste në Tiranë, 2 raste në Durrës, 1 rast në Shkodër, Kavajë, Mirditë, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 21 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 19 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,826 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

LEXO EDHE:  Sahit Dollapi manipulated the voting in DP of Maliq/ Salianji was rejected by democrats

LEXO EDHE:  Berisha “non grata” në SHBA/ Basha "justifikon tradhtinë": Pa asnjë bazë konkrete

Statistika (12 Qershor 2021)

Raste të reja ditore        12

Të shëruar në 24 orë      19

Të shtruar në spitale      21

Humbje jete në 24 orë   0

Testime ditore                2,916

Testime totale            754,759

Raste pozitive             132,449

Raste të shëruara        129,826

Raste Aktive                  170

Humbje jete                  2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër       51

Tiranë          44

Berat             22

Elbasan        14

Lezhë           12

Durrës          7

Korçë           6

Gjirokastër  5

Dibër             3

Fier                2

Vlorë              2

Kukës           1/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Publikuar

-

Nga

MSH nxjerr shifrat/ Ja sa raste të reja janë konfirmuar sot

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit sa i përket situatës së pandemisë në vendin tonë.

Sipas të dhënave mësohet se në 24 orët e fundit janë kryer 2915 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë, ndërsa 1 person ka humbur jetën.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon:

Janë kryer 2,915 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 11 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 3 raste në Tiranë, 2 raste në Gjirokastër, Cërrik, 1 rast në Malësi e Madhe, Durrës, Berat, Kuçovë.

Aktualisht po marrin trajtim spitalor 22 pacientë, nga të cilët 6 pacientë janë në terapi intensive.
Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor betejën me COVID19 nuk e ka fituar 1 qytetar, 73 vjeç nga Berati. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 22 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 129,807 që nga fillimi i epidemisë.

LEXO EDHE:  Vaksina anti-Covid/ Ja kur pritet të marrë dozat e para Maqedonia e Veriut
LEXO EDHE:  Sahit Dollapi manipulated the voting in DP of Maliq/ Salianji was rejected by democrats

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes, për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (11 Qershor 2021)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 22
Të shtruar në spitale 22
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 2,915

Testime totale 751,831
Raste pozitive 132,437
Raste të shëruara 129,807
Raste Aktive 177
Humbje jete 2,453

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Shkodër 57
Tiranë 43
Berat 23
Elbasan 15
Lezhë 12
Korçë 7
Durrës 5
Gjirokastër 5
Fier 4
Dibër 3
Vlorë 2
Kukës 1

LEXO TE PLOTE

Shëndeti

Mbërrijnë 25 mijë vaksina Sputnik/ Manastirliu: Ulim fashën e vaksinimit

Publikuar

-

Nga

Mbërrijnë 25 mijë vaksina Sputnik/ Manastirliu: Ulim fashën e vaksinimit

Kanë mbërritur sot 25 mijë doza të vaksinës Sputnik, për të vijuar procesin e vaksinimit masiv në të gjithë vendin. Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, nga Instituti i Shëndetit Publik, ku u krye administrimi i dozave të vaksinave Sputnik, deklaroi se deri tani janë mbi 936 mijë vaksina të mbërritura në vend.

Me ardhjen e 25 mijë vaksinave Sputnik ne arrijmë në totalin e vaksianve të mbërritura mbi 936 mijë vaksina nga kontratat tashmë të lidhura nga qeveria shqiptare. 823 mijë vaksina janë administruar në total përsa i përket grupeve të popullatës, por gjithashtu edhe grupeve të riskuara, në bazë të planit tonë të kombinuar të vaksnimit”, tha Manastirliu.

Duke theksuar se do të vijojmë me planin kombëtar të vaksinimit, Manastirliu tha se do të ulet fasha e vaksinimit.

Tashmë jemi gati për të ulur fashën e vaksnimit, duke e filluar nga +59 vjeç, +58, +57 vjeç. Ndaj ftojmë të gjithë qytetarët që të aplikojnë në portalin e-Albania për t’u bërë pjesë e vijimit të kalendarit të vaksinimit, gjithashtu të kontaktojnë drejtëpërdrejt me mjekun e familjes për të marrë datën e vaksnimit”, bëri me dije Manastirliu.

LEXO EDHE:  Berisha “non grata” në SHBA/ Basha "justifikon tradhtinë": Pa asnjë bazë konkrete
LEXO EDHE:  Zjarr në zonën e Hidrovorit/ Digjet pylli me pisha

Duke folur për situatën e kontrolluar epidemiologjike, Manastirliu bëri sërish apel qytetarëve për të vijuar të kenë kujdes dhe të respektojnë protokollet shëndetësore të vendosura edhe gjatë sezonit turistik.

Edhe pse aktualisht në vend kemi rreth 190 raste pozitive aktive dhe rreth 20 pacientë të shtruar në spitalin Infektiv që po trajtohen me kujdes maksimal nga mjekët, duhet të vijojmë që të kemi sërish vigjilencë të shtuar dhe kujdes në zbatimin e protokolleve shëndetësore, edhe gjatë këtij sezoni, pra gjatë sezonit turistik”, apeloi Manastirliu.

Prej fillimit të procesit të vaksinimit janë kryer në total 823,053 doza të vaksinës antiCOVID19. Prej tyre 324,616 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Procesi i vaksinimit po kryhet sipas të gjithë parametrave të sigurisë dhe cilësisë nga ekipe të trajnuar vaksinatorësh në të gjithë vendin./CNA.al

LEXO TE PLOTE