LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rrëfehet Klodiana Lala/ Kush janë dy dosjet e nxehta të SPAK dhe peshku i madh

6 Tetor 2020, 21:02, Kronika CNA
Rrëfehet Klodiana Lala/ Kush janë dy dosjet e nxehta të SPAK dhe

Gazetarja Klodiana Lala ka folur për dosjet e nxehta që po shqyrton aktualishte SPAK. Lala tha se një nga dosjet e nxehta është ajo e inceneratorëve dhe e Teatrit Kombëtar.

Gazetarja deklaroi në emisionin ?A Shoë? se dyshon se SPAK do të hetojë me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm çështjen e inceneratorëve, pasi theksoi se ka përfshirje të madhe shtetërore.

?SPAK ka në dorë një prej dosjeve më të nxehta: atë të inceneratorëve. Nëse do të hetojë me përgjegjshmëri dhe profesionalizëm, por unë dyshoj që aty është një përfshirje të madhe shtetërore. Kjo është një prej dosjeve që SPAK mund të na provojë se është duke bërë punën. Një dosje tjetër e nxehtë, por për të cilën unë nuk kam shumë besim, është ajo e Teatrit Kombëtar?, u shpreh ajo.

Gazetarja foli edhe për situatën e krimit, për të cilën pretendon se ka shpërthyer në qytete si Elbasani, Durrësi, Vlora apo Tirana.

Klodiana Lala tha se një ndër personazhet më të mëdhenj të kokainës është Dari.

?Dari konsiderohet një ndër peshqit e mëdhenj, një ndër personazhet më të mëdhenj të kokainës?, theksoi ajo, ndërsa shtoi se kriminelët do të ushtrojnë influencën e tyre në zgjedhje./ CNA.al

Lajmet e fundit nga