LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Rama jep vendimin zyrtar: Rritje 40% e pagës për mjekët dhe 15% për arsimtarët!

6 Tetor 2020, 11:27, Politikë CNA
Rama jep vendimin zyrtar: Rritje 40% e pagës për mjekët dhe 15%

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar sot vendimin final për rritjen e pagave të mjekëve dhe arsimtarëve.

Kryeministri theksoi se për bluzat e bradha paga do rritet 40%, kurse për arsimtarët me 15%. Ai e ka quajtur rritjen e pagës për bluzat e bardha historike, ndërsa thekson se rritja e fondit të përgjithshëm të pagave gjatë qeverisjen së tij është dyfishuar.

“Unë nuk do të zgjatem shumë në shifra sepse do tua lë 2 ministrave por do të them që paga për bluzat e bradha do rritet 40%, rritja më e madhe historike për bluzat e bardha dhe për arsimtarët do të rritet me 15%.
Detajet do ti japë ministria e financave. Fondi i përgjithshëm i pagave është rritur nga 450 milion dollarë në 2013 në 710 milion dollarë sot, duke përfshirë edhe rritjen e sotme.

Që do të thotë se dy mandate të qeverisë atyre që nuk e di se ku egjejnë kurajon të rikthehen, dhe madnatat e qevrisjes tonat është thuajse dyfishi i pagave në sektorin publik, me të njëjtin numër po e marrim megjithëse numri i punonjësve sot është më i vogël pak më i vogël.
Ata që ngatërrojnë pagesat me taksat konsumin e energjisë dhe ujit me taksat por dhe për të gjithë ata që insistojnë jashtë realitetit të fakteve se ne paskemi rritur taksat, kusimi nga taksimi i ndershëm në Shqipëri është 21 milion dollar ënë vit dhe 166 milion dollarë në këto vite.
166 milion dollarë të cilat ata ua merrnin njerëzve ne ua kemi lënë njerëve në arkën e familjeve të tyre është fakt. Vetëm nga kursimi i taksës, i asaj taksës famëkeqe të shehste që ne e shembëm dhe e kthyem në taksë të ndershem kush fiton më pak paguan më pak dhe kush më shumë paguan më shumë.

“Të gabosh është njerëzore, të isistosh është fjallëzore” Këta mirë që gabuan njëherë por duan përseëri. E fundit nga ana ime përpara se të më duhet të flas, është që javën e ardhshme do të komunikojmë edhe ndryshe të tjera që lidhen me taksimin e ndershëm në funksion të lehtësimit të asaj pjese të shtresës së mesme që është në piramidën e taksimit për të ardhurat personale dhe për pagat minimale që do të hyjën në fuqi në 1 janar.
Jemi kthyer në një motorr të shtuar të rimëkëmbejs ekonomike por sepse po finalizojmë disa procese të rëndësishme që do të sjellin 2 ose 3, 4 vitet e ardhshme fluksin më të madh në ekonomi”, u shpreh Rama në një konferencë për shtyp./CNA.al

Lajmet e fundit nga