LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Progres raporti shpjegon gjithçka”/ Grida Duma: Ja pse nuk ka zhvillim real

6 Tetor 2020, 18:31, Politikë CNA
“Progres raporti shpjegon gjithçka”/ Grida Duma: Ja pse nuk

Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka reaguar pas progress raportit të Komisionit Europian për Shqipërinë.

Duma deklaron se progres raporti e thotë qartë se pse në vendin tonë nuk ka zhvillim real.

Duke iu referuar progres raportit, demokratja ngre akuzat se institucionet janë të dobëta, infrastruktura e investimet janë në nivele të ulëta dhe integrimi është poshtë potencialit.

?Për çfarë qeveriset nëse prona, biznesi, teknologjia; hipotekat janë në këtë gjendje?!

Lexoni si i përmbledh Progres Raporti 2020 i BE për Shqipërinë ku shpjegohet pse nuk ka zhvillim real.

Konkurueshmëria e Shqipërisë karakterizohet nga mungesa e sipërmarrjes dhe e zhvillimit teknologjik; nje hendek i madh aftësish, institucione të dobëta dhe nivele të ulta të cilësisë së investimeve dhe infrastrukturës.

Integrimi i saj në zinxhirin e vlerave dhe eksporteve mbeti shumë poshtë potencialit.

Për më tej, konsolidimi i të drejtave të pronës dhe funksionimi i plotë i kadastrës/hipotekës janë parakushte kritike për rritjen e investimeve dhe financave, ashtu si edhe për të rritur konkurueshmërinë në bujqësi dhe turizëm?, shkruan ajo në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga