LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Nuk mund ta puthja në publik”/ Modelja tregon gjithçka për lidhjen me Justin Bieber

6 Tetor 2020, 09:19, Lifestyle CNA
“Nuk mund ta puthja në publik”/ Modelja tregon gjithçka

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin janë një nga çiftet më të famshme të showbizit. Dyshja kanë qenë gjithnjë në qendër të vëmendjes pasi lidhja e tyre u bë menjëherë temë diskutimi pas ndarjes së këngëtarit nga Selena Gomez. Ndonëse ata janë të martuar, në mediat rozë trajtohet gjithnjë si një trekëndësh dashurie, Hailey, Justin, Selena.

Së fundi Hailey, bashkëshortja e Justin ka treguar në një inetrvistë se sa e vështirë është të jesh në një lidhje me një personazh publik si Justin dhe për shumë kohë ajo është shprehur se nuk mundte ta puthte në publik.

?Ishte e vështirë për mua të kuptoja si të qëndroja në një lidhje të tillë, nën sytë e të gjithëve. Por vjen një kohë kur duhet të përqafosh realitetin dhe të pranosh kush je?, ka thënë Hailey.

?Për një kohë të gjatë nuk mund ta bëja. Nuk e puthja në publik. Nuk më pëlqente ideja që njerëzit mund të shinin në momente të caktuara. Por kuptova se kjo është një betejë që në vend të të mbrojë, të lodh. Fakti është se ne e duam njëri-tjetrin dhe nuk ka asgjë për të fshehur?, ka vijuar më tej me rrëfimin e saj modelja.

Pas kësaj ajo ka prekur dhe një temë të rëndësishme siç është prindërimi. Ajo ka treguar se më parë e dëshironte ta kishte një fëmijë por pas martesës nuk e sheh si një gjë urgjente.

?Gjëja më e çuditshme është se gjithmonë kam dashur të kem fëmijë, por tani që jam e martuar, ndjej se nuk është shumë urgjente. Unë jam një vajzë ambicioze me shumë projekte. Do të ndodhë, por jo tani?, është shprehur Hailey./ CNA.al

Lajmet e fundit nga