Connect with Us

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Rudina Hajdari tregon arsyen pse vendosi të bojkotojë

Politikë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Rudina Hajdari tregon arsyen pse vendosi të bojkotojë

Publikuar

-

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Rudina Hajdari tregon arsyen pse vendosi të bojkotojë

Deputetja Rudina Hajdari, ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në ‘A-Show’, ku ka shpjeguar arsyen pse bojkotoi miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, që rrëzuan përfundimisht marrëveshjen e 5 qershorit në Këshillin Politik.

“Po të shikoni reagimin e ambasadës amerikane, në mënyrën se si u soll maxhoranca, ishte e dukshme që nuk ishte një vendin buronte nga konsensusi.

Personalisht mendoj se gjërat po shkojmë më së miri. Ambasada Amerikane nuk ka ndërhyrë në bojkotimin tim në parlament.

Ajo çka dua të them është se unë kam pasur këndvështrimin tim në Këshillin Politkk. Ka patur një investim nga amabasada amerikane, por Këshilli Politik dështoi. Dështoi sepse ata njerëz që ishin aty luftonin për kryetarët e tyre.

Kjo reforme zgjedhore duhet të ishte një fitim për qytetarët, dhe jo një produdkt për aktorët e politikës. Dhe për mua kjo ishte nëj histori që duhej të merrte fund.

Mund të themi që kur flisnim për listat e hapura nuk kishim përkrahje nga forcat poliitike dhe shumë faktorë të tjerë.

LEXO EDHE:  “Gafat” gjatë fjalimeve/ Rudina Hajdari flet pa dorashka, çfarë mendonte për memet

Fakti që arritën të mblidhnim kaq shumë njerëz pranë nesh, tregonte qartë që hapja e listave përkrahej nga 80 përqind e shqiptarëve

Ne arritëm një fitore të vogël që është vota parapëlqyese që nuk ka ndodhur që nga viti 2008 kur kemi pasur lista të mbyllura. Një votë bojkotuese aty ishte që unë përdora votën time duke treguar një revoltë ndaj atij parlamenti.’/CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Jemi turpëruar para vëllait të vogël”/ Këlliçi: 2-metroshi duhet t’i kërkojë falje Kosovës

Publikuar

-

Nga

“Proces farsë për zgjedhje problematike”/ Këllici tregon “kleçkën” që shqetëson PS

Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi, ka sulmuar kryeministri Edi Rama dhe ka ngritur akuza ndaj tij për pagesën që i është premtuar personave që kanë humbur familjarët në tërmetin tragjik të 26 nëntorit të vitit të kaluar.

Këlliçi deklaron se në Komunën e Prishtinës qytetarëve të infektuar i janë dhënë nga 50 euro, ndërsa të moshuarve të infektuar nga 100 euro.

Demokrati thotë se në Shqipëri realiteti është krej ndryshe, madje pretendon se një vit pas tërmetit, familjarëve të vëllezërve Shemsedin e Isa Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, nuk i janë dhënë akoma 16 mijë eurot e premtuara.

Sipas tij, Shqipëria është turpëruar para vëllait të vogël dhe duhet t’i kërkojë ndjesë Kosovës.

Kur turpërohesh para vëllait të vogël

Në Prishtinë, Këshilli i Komunës, ka miratuar me votë unanime propozimin e kryebashkiakut Shpend Ahmeti, për të dhënë 50 euro për të infektuarit me koronavirus, dhe 100 për ata të prekur që janë pensionistë. Në një realitet tjetër, kryebashkia jonë, nuk jep asgjë. Vetëm foto, me xixa, me drita, me ngjyra.  “Rrugë, rrugë, rrugë” u bë “foto, foto, foto”.

Po nga Kosova na vjen lajmi se familjarët e vëllezërve Shemsedin e Isa Abazi nga Livoçi i Epërm i Gjilanit, të cilët humbën jetën tragjikisht në gërmadhat e hotelit “Tropikal” në Durrës, nuk kanë marrë ende 16 mijë eurot e premtuara nga Edi Rama, “e jo fëmijët me i shkollu deri në master qysh ka thanë”, shprehet për Gazetën Express, Luljeta, nëna e tyre fatkeqe. “Për ndërtimin e shtëpive na kanë ndihmuar njerëzit. Zoti i shpërbleftë! Populli na ka ndihmu”, thotë ajo.

Ja pra, kur turpërohesh para vëllait të vogël. Duhet t’i kërkojmë ndjesë Kosovës, se përfaqësohemi nga një 2-metrosh pa fjalë burri”, shkruan Këlliçi në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Komisioni hetimor për raportin e Dick Marty/ Paloka: Një akt tradhtie kombëtare

Publikuar

-

Nga

Komisioni hetimor për raportin e Dick Marty/ Paloka: Një akt tradhti kombëtare

Nënkryetari i Partisë Demokratike Edi Paloka ka reaguar ndaj vendimit të Partisë Socialiste për të ngritur një komision hetimor për  UÇK dhe raportin e Dick Marty.

Përmes njëm postimi në rrjetin social, Paloka shkruan se ky veprim është një akt tradhtie, duke shtuar se kjo nuk është gjë tjetër vetëm një sherbim i fundit ndaj zëdhenesit të Millosheviçit, mikut të përbashkët të Ramës.

Postimi i plotë i Palokës:

Parlamentit shqiptar po i kërkohet sot të votojë një akt tradhetie kombëtare! Sapo dëgjova “objektin” e hetimit të komisionit hetimor që po ngre Rama sot në “parlamentin” e tij. Eshtë qartazi një akt tradhëtie që po i kërkohet të marrë vulen e Parlamentit të Shqipërisë!

Rikthimi në opinion i akuzave për të ashtuquajturën “Shtëpi e Verdhë” , megjithëse ato janë hedhur poshtë vite më parë, pikërisht në kohën që drejtues të UÇK u dërguan në Hagë, kishte hijen e tradhëtisë. Megjithatë “implikimi” i Bashës në akuzat e ngritura prej Ramës edhe pse qartazi në mënyrë krejt absurde dhe qesharake, krijonte idenë se gjithë kjo maskaradë kishte qellime politike; sulmohej Basha e njëkohësisht tërhiqej vemendja nga katastrofa ku e ka çuar vendin Rama.

Sot, me objektin që i kanë vënë këtij komisioni hetimor, bëhet e qartë se qëllimi është vetëm një; hetimi i UÇK-së. Ky akt nuk ka vulë tjetër përveç asaj të tradhëtisë.

Kreu i grupit të “rilindasve” deklaroi me “krenarinë” provinciale që e karakterizon, se “siç e shihni ky komision nuk do të hetojë Lulzim Bashën po veprimtarinë e UÇK-se në Shqipëri…” Sipas Ballës, qëllimi i hetimit qenkesh që të vertetojë se UÇK nuk ka bërë krimet për të cilat akuzohet…

Çfarë do të thotë kjo?!! Parlamenti i Shqipërisë heton a ka bërë krime UÇK-ja?!! Po pse kush në Shqipëri ka dyshime që u detyroka Parlamenti të hetojë?!! Çdo të thotë kjo në një kohë që me këto akuza absurde janë dërguar në Hagë, drejtuesit e UÇK?! Çfarë mesazhi i jepet botës kur vetë Parlamenti i Shqipërisë mendon se ka nevojë të hetohet veprimtaria e UÇK?!

Ky nuk është gjë tjetër vetëm një sherbim i fundit ndaj zëdhenesit të Millosheviçit, mikut të përbashkët të Ramës me çetnikët serbë, një akt tradhetie kombetare dhe një thikë pas shpine për drejtuesit e UÇK-së në Hagë!/CNA.al.

 

LEXO EDHE:  Rudina Hajdari në krye të opozitës proamerikane

LEXO EDHE:  "Interesat tona përtej interesave të pushtetit"/ Mesazhi i Rudina i Hajdarit

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjyqet në arbitrazh/ Shqipëria rrezikon ti konfiskohen pasuritë në bankat ndërkombëtare

Publikuar

-

Nga

Gjyqet në arbitrazh/ Shqipëria rrezikon ti konfiskohen pasuritë në bankat ndërkombëtare

Gazeta më e madhe në Austri “ Der Standard” i ka kushtur një artikull vendit tonë, ku shkruan se Shqipëria rrezikon t’i bllokohen pasuritë që ka në bankat ndërkombëtare, për shkak të gjyqeve që qeveria “Rama” ka humbur në Gjykatën e Arbitrazhit.

Konkretisht, gazeta i referohet procesit mes qeverisë “Rama” me biznesmenin italian Francesco Becetti, i cili fitoi gjyqin me rreth 120 milionë euro për mbylljen e televizionit “Agon”.

“Der Standard” shkruan se një kompani përmbaruese në Austri ka njoftuar bankat në këtë të shtet që të sekuestrojnë pasuri të shtetit shqiptar, për llogari të procesit gjyqësor të biznesmenit italian.

“Arsyeja është një arbitrazh që investitorët italianë sollën në 2015 kundër Shqipërisë dhe fituan. Gjykata e arbitrazhit ndërkombëtar në Qendrën për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) i dha atyre rreth 100 milion euro në kompensim në Prill 2019. Për shkak se qeveria në Tiranë refuzon të respektojë këtë vendim të arbitrazhit, pasuritë shqiptare që nuk mbrohen nga konventat diplomatike tani mund të konfiskohen në të gjithë botën”, citon gazeta.

Kujtojmë që qeveria “Rama” nuk ka pranuar ende të paguajë dëmshpërblimin e gjyqit, pasi ka ankimuar procesin.

LEXO EDHE:  Themelimi i “Bindjes Demokratike”/ Murrizi zbulon se kujt partie i përket

LEXO EDHE:  Shkarkimi i Rudina Hajdarit/ Murrizi: S’u bë qameti!

Por bazë të ligjeve ndërkombëtare, kur gjykata dënon një shtet dhe ky i fundit nuk pranon të paguajë, zbatohet konventa ndërkombëtare për sekuestrimin e pasurive.

“Në procesin e pranimit në BE, gjyqësori shihet si pika më e dobët, kjo është arsyeja pse investitorët vështirë se i drejtohen gjykatave vendase në mosmarrëveshje dhe përdorin ligjin ndërkombëtar të arbitrazhit”, vijon më tek gazeta austriake./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE