LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Patozi: Deklarata e Bashës më e butë se e ndërkombëtarëve

6 Tetor 2020, 07:47, Politikë CNA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Patozi: Deklarata e Bashës më e

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi hodhi hije dyshimi se për ndryshimet e sotme në Kodin Zgjedhor mund të ketë një marrëveshje të fshehtë mes kryeminsitrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha. Duke folur për emisionin ?Quo Vadis? në ?Vizion Plus?, Patozi tha se këtë dyshim ja krijon reagimi shumë i butë i Bashës.

?Reagimet e ndërkombëtarëeve janë më të buta sesa unë do të doja, edhe pse në tërësi janë kontestuar. Ata thonë se kjo është një marrëveshje e njëanshme. PS preu në besë të gjitha palet, opozitën brenda dhe jashtë. Ky ndryshim Kodi u intereson dy personave, Bashës dhe Ramës. Kam një dyshim të madh sepse edhe deklarata e Bashës sot ishte shumë më e butë sesa ajo e SHBA dhe partive popullore europiane apo edhe me Metën. Kur e shoh që reagon kaq butë, me lë të dyshoj që edhe Basha është i kënaqur nga ndryshimet. Basha është sot i rehatuar me atë që ka ndodh në Parlament.?

Ai shtoi se Kodin e ri Zgjedhor Bindja Demokratike do ta ankimojë në Gjykatën Kushtetuese. Kjo pasi sipas tij, ndryshimet u votuan në mënyrë të njëanshme që do t?i kushtojnë Shqipërisë./CNA.al

Lajmet e fundit nga