LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Metën nuk e mbajnë nervat/ Më 25 prill do bëhet referendum, shqiptarët do vijnë me not nga Greqia e Italia

6 Tetor 2020, 20:01, Politikë CNA
Metën nuk e mbajnë nervat/ Më 25 prill do bëhet referendum,

Presidentin Ilir Meta nuk e kanë mbajtur nervat, teksa ishte duke folur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor dhe marrëveshjen e 5 qershorit.

Meta tha se në 25 prill nuk do të ketë zgjedhje, por do të bëhet referendum mbarëpopullor me presidentin në krye.

Kreu i Shtetit deklaroi në emisionin ?Tempora?, në Ora News, se do jetë pjesëmarrja më e madhe në historinë e Shqipërisë dhe qytetarët do vijnë me not nga Greqia dhe Italia.

?Pjesëmarrja më e madhe në historinë e Shqipërisë do të jetë në 25 prill. Ju jap fjalën. Me not do vijnë nga Greqia, nga Italia. Do jetë referendum, nuk do jenë zgjedhje. Do jetë referendum mbarëpopullor, ndërkombëtar.

Meta do të reagojë si President i Republikës. Kjo republikë qëndron mbi Kryeministrin e Shqipërisë, mbi zgjedhjet dhe popullin e lirë. Do jetë presidentin në krye të popullit, me referendum, drejt referendumit, o me demokracinë, o me çunin e Kristaqit që provokon demokracinë?, tha presidenti./ CNA.al

Lajmet e fundit nga