Connect with Us

Kush e largoi Rudina Hajdarin nga Nisma Thurje? Endri Shabani tregon të vërtetën e tij

Politikë

Kush e largoi Rudina Hajdarin nga Nisma Thurje? Endri Shabani tregon të vërtetën e tij

Publikuar

-

Kush e largoi Rudina Hajdarin nga Nisma Thurje? Endri Shabani tregon të vërtetën e tij

Nisma “Thurje” bëri të ditur nga radhët e saj se ka larguar deputeten e opozitës parlamentare, Rudina Hajdarin. Lajmin e bëri të ditur Pano Soko, i cili u shpreh sot në Euronews Albania se formula e Partisë Socialiste për hapjen e listave, bie ndesh me parimet e organizatës dhe pengon kthimin e saj në forcë politike.

Por, si qëndron e vërteta në lidhje me deputeten Rudina Hajdari? Endri Shabani nga Nisma “Thurje” tregoi të vërtetën e kësaj pjesë në studion e emisionit “Ilva Now”, ku mes tjerash u shpreh: “Të jem i sinqertë jam pak i mërzitur dhe i shqetësuar, sepse kemi një vit e gjysmë që vijmë vërdallë në të gjithë Shqipërinë dhe kemi hedhur tetë teza se si reformohet Shqipëria. Pas protestës së studenteve  2018, në janar të 2019-s kemi nisur një tur kombëtar për nismë ligjore për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Kemi mbledhur 50 mijë firma dhe në të gjithë Shqipërinë dhe e kemi  depozituar këtë në parlament, ku në atë periudhë, aktorët politikë janë vënë në garë për të na luftuar më tepër, pak kanë qenë mbështetës. Këtu znj. Hajdari na ka mbështetur në këtë nismë që kemi marrë. Ky bashkëpunim ishte për ndryshimin e sistemit zgjedhor, sistemi zgjedhor u përmbyll dje. Nuk ka tërheqje, ka një gjë që ende nuk ka nisur.  Është një projekt që është diskutuar, por nuk ka nisur. Për herë të parë në historinë e Shqipërisë, të gjithë aktorët në lojë janë e shkuar. Këtu lufta, debati bëhet midis të shkuarës dhe të ardhmes’, tha ai.

LEXO EDHE:  Reagoi kundër Metës/ Zëdhënësja e Kryemadhit sulmon Rudina Hajdarin

Ai tha se nisma “Thurja”  do të garojë në zgjedhjet parlamentare të 2020, ndërkohë nuk dha një përgjigje shteruese nëse znj. Hajdari do jetë apo jo pjesë e saj.

“Nisma Thurje do të jetë në garë, kjo është e sigurt.  Është një vendim që nuk e kemi marrë në të shkuarën, por as sot, por megjithatë është për t’u diskutuar”, tha Endri Shabani.

Pas kësaj çështje ka reaguar edhe vetë Rudina Hajdari, e cila u shpreh se nuk ka tërheqje nga projekti politik.

Drejtorja e lajmeve në Euronews Albania, znj. Ilva Tare e pyeti përfaqësuesin e Nismës Thurje se sa të vështirë do ta kenë forcat e reja të përballen me patitë tradicionale në zgjedhjet parlamentare të 2021, për këtë z. Shabani dha këtë shpjegim:

“Ka dy gjëra, fillimisht ke një estblishment që është i rrahur me vaj e uthull, sepse i di të gjitha shtigjet për të manipuluar vullnetin e qytetarëve, nga ana tjetër ka qytetarë që e kanë humbur besimin se Shqipëria mund të bëhet. Barra e madhe ju mbetet atyre, që vijnë si sfidantë”, shtoi ai./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Agron Duka: Ikja totale e Berishës nuk i bën mirë PD-së

Publikuar

-

Nga

Bizneset në krizë nga pandemia/ PPA i kërkon qeverisë të miratojë me urgjencë paketën e tretë ekonomike

Jo pak herë është aluduar se kryetari i PD-së Lulzim Basha komandohet nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili dha dorëheqjen pas zgjedhjeve të 2013-ës.

Por kreu i PAA, Agron Duka, e mohoi këtë gjë, pasi theksoi se Berisha i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim dhe nuk i dikton në vendime.

Duka tha në emisionin “Real Story” se shkëputja totale e Berishës nga politika do t’i shkaktonte impakt negative opozitës.

Kjo që do them unë nuk e përkrahin të gjithë. Ai i ka lënë dorë të lirë Bashës në drejtim. Nuk besoj kurrë që është munduar të diktojë në vendimet e tij. Nuk di se sa dakord mund të kenë qenë Berisha tek djegia e mandateve. Nuk besoj se ka qenë dakord. Kam parë që në marrëdhëniet me bashkëpuntorët e vet ka treguar qëndrueshmëri dhe një farë burrnie.

Në marrëdhënie personale me mua ka qenë pikante. Mund edhe të vija të isha bashkëpuntor i  Berishës. Edhe pse isha kundërshtar i tij. Shumë njerëz që kanë bashkëpunuar me Berishën kanë dalë të kënaqur. Ai duhet të jetë aq aktiv sa ta mendojë, se ka eksperienca. Ikja totale e tij nuk do ketë impakt pozitiv tek PD, sepse ndikon tek elektorati i djathtë”, deklaroi ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

PD-LSI me listë të përbashkët në zgjedhje?/ Agron Duka: Nuk bëhet or burrë

Publikuar

-

Nga

Agron Duka e pranon/ Nuk isha dakord të digjnim mandatet, mu dukte sikur po minoja aksionin opozitar

Një ndër dilemat më të mëdha në politikë, është nëse Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim do të dalin me një listë të përbashkët në zgjedhjet e 25 prillit.

Për këtë është pyetur mbrëmjen e sotme edhe kryetarit i PAA-së dhe ortaku i opozitës joparlamentare, Agron Duka.

Ai është treguar i prerë në përgjigjen e tij dhe deklaroi me bindje në emisionin “Real Story” se kjo gjë nuk ka për të ndodhur.

Nuk bëhet or burrë, ato i kanë të qarta ndarjet. Edhe në një komunikim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD. Do thoni ju pse PD do na fusë neve. Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, po 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një kandidat”, theksoi Duka./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agron Duka “shuplakë” Bashës/ Do vazhdoj ta sulmoj, duhet të nxitojë të…

Publikuar

-

Nga

Agron Duka “shuplakë” Bashës/ Do vazhdoj ta sulmoj, duhet të nxitojë të…

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, është kthyer pas në kohë dhe ka folur për negociatat me aleatët në zgjedhjet e 2017-ës.

Duka tha se Bashën do ta sulmojë edhe sot ashtu si në 2017-ën për mënyrën se si u bë negociata, ndërsa dha disa mesazhe të qarta për aleatin e tij.

Ai deklaroi në emisionin “Real Story” se Basha duhet të nxitojë të bëjë negociatat që të fillojë edhe zgjedhjet.

Nuk është e vërtetë që Basha në negociata me PAA në 2017 është treguar i padrejtë. Ishin lista të mbyllura. Iu ofruan 3 vende të sigurta gjykuar me të shkuarën e PD. Unë e sulmova dhe e sulmoj edhe sot sepse u bë aq shpejt ajo negociata, mes dy vetave, dhe ne ngelëm viktima. Në negociata me Bashën, mua mu dhanë i pesti në Fier, i pesti në Durrës, edhe një në Tiranë. Ju dhanë edhe dy jashtë listës. Kështuqë nuk është njëlloj me situatën tani.

Basha duhet të nxitojë tani të bëjë negociatat që të fillojmë edhe zgjedhjet. Nuk na ndalon të jemi aktivë në qarqet e Shqipërisë. Nëse janë të përcaktuara emrat, kryesisht të PD, se është lokomotiva kryesore, atëhere janë më produktivë në zona e qarqe të caktuara. Unë do kandidoj në Durrës. Edhe PD-së edhe opozitës, na konvergojnë interesat. Aty jam më produktiv”, nënvizoi kreu i PAA-së./ CNA.al

LEXO TE PLOTE