Vakancat në Gjykatën Kushtetuese/ KLP thirrje prokurorëve, afati i aplikimeve
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbl...
Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Olivér Várhelyi, deklaroi sot se Shqipëria ka përparuar në objektivat për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Bashkimin Europian dhe është bërë gati për konferencën e parë ndërqeveritare.
Komisioneri Várhelyi i bëri këto komente teksa paraqiti sot Paketën e Zgjerimit 2020 dhe Planin Ekonomik dhe të Investimeve për Ballkanin Perëndimor. Komisioni Europian pritet të hapë rrugën Shqipërisë për konferencës së parë të anëtarësimit, pasi, sipas raportit periodik të tij, ajo i ka plotësuar kushtet për këtë.
Shqipëria vlerësohet në Raportin e Komisionit Evropian se ka shënuar përparim të mirë në reformat kyçe. Në raport thuhet se Shqipëria është mesatarisht e përgatitur me reformën e administratës publike, ku arritjet e prekshme, duhen fuqizuar më tej.
Edhe sistemi gjyqësor i Shqipërisë vlerësohet se është i përgatitur mesatarisht, ku ka vazhduar një reformë gjithëpërfshirëse dhe e plotë. Institucionet e reja për vetëqeverisjen e gjyqësorit kanë ecur me proceset për të mbushur vendet e lira në Gjykatën e Lartë dhe Gjykatën Kushtetuese.
Sipas raportit, rivlerësimi i përkohshëm i gjyqtarëve dhe prokurorëve, i njohur si vettingu, ka përparuar në vazhdimësi, duke sjellë rezultate të prekshme, pasi u trajtuan mbi 286 dosje dhe 62% e tyre sollën dorëheqje dhe shkarkime për pasuri të pajustifikuara.
Komisioni Europian vlerësoi se korrupsioni mbetet i përhapur dhe është një shqetësim serioz, por është bërë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe se Shqipëria ka një nivel të caktuar të përgatitjes në luftën kundër tij.
Autoritetet, thuhet në raport, forcuan kapacitetet operacionale, koordinuese dhe monitoruese në luftën kundër korrupsionit. Megjithatë raporti shton se numri i hetimeve mbetet i lartë, por dënimet përfundimtare ndaj zyrtarëve të lartë mbeten të kufizuara deri sot.
Komisioni Europian vlerërsoi Shqipëria ka një nivel mesatar të përgatitjes në luftën kundër krimit të organizuar dhe ka bërë përparim të mirë në forcimin e luftës kundër tij, falë bashkëpunimit me shtetet anëtare të BE-së. Në raport thuhet se edhe këtë vit Shqipëria kundërshtoi prodhimin dhe trafikimin e kanabisit me një angazhim të fortë e të vazhdueshëm.
Por Shqipëria duhet të vazhdojë përpjekjet për të rritur ndjekjet dhe dënimet penale, si dhe të luftojë pastrimin e parave dhe konfiskojë pasuritë e ardhura nga krimet dhe pasuri të tjera të pajustifikuara, thuhet në raport.
Lidhur me pronat Komisioni Europian kërkoi përparim të shpejtë në regjistrimin e pronave. Por shqetësimet në lidhje me të drejtat e pronës janë ngritur edhe nga qytetarë të pakicës greke në rajonin bregdetar jugor.
Një kapitull më vete Komisioni Europian i kushton edhe lirisë së shprehjes, ku theksohet se në dhjetorin e kaluar parlamenti miratoi një sërë ndryshimesh në ligjin e medias. Ndryshimet vlerësohen se nuk janë në standardet dhe parimet ndërkombëtare të lirisë së medias dhe ngrenë shqetësime në lidhje me rritjen e censurës dhe vetëcensurës, dhe rreth pengesave të mundshme të lirisë së shprehjes në vend.
Komisioni shtoi se përfaqësuesit e shumicës qeverisëse premtuan për të ndjekur Opinionin e Komisionit të Venecias, dhe projektligji për mediat është duke u rishikuar.
Në raport ka edhe një pjesë kushtuar klimës politike dhe nevojës për dialog mes partive. Situata politike vlerësohet e tensionuar dhe nënvizohet nevoja për dialog dhe mirëkuptim./VOA
Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka mbajtur ditën e sotme, mbl...
Të gjitha anijet e peshkimit të regjistruara dhe të pajisura...
Me vajtjen e Ben Blushit në krye të Top Channel, para dy vit...
Komisioni Europian pritet të prezantojë sot planin ekonomik ...
Gazetari Endri Xhafo ka sqaruar se Electronic System for Tra...
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur sot...
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka ndaluar kandidimin për ...
Pas grevës në burgun e Peqinit, mësohet se rreth 100 të burg...
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit i Shqipërisë, Blendi Klosi...
Sulmet dhe akuzat ndaj bizneseve kanë sjellë një konflikt të...
Në kuadër të fillimit të vitit të ri akademik 2020-2021, Shk...
CNA.al prej kohësh ka publikuar një investigim të plotë në l...
Ministri i Brendshëm, ish-gjenerali Sandër Lleshaj, i kthyer...
Covid-19 ka shkaktuar një tjetër viktimë mes bluzave të bard...
Nen sekretari i Shtetit të SHBA për Energjinë, Rritjen Ekono...
Për shkak të rreshjeve të shiut, gjatë mbremjes së djeshme, ...
Pas të dënuarve në burgun e Peqinit, të paraburgosurit e bur...
Gjatë hapjes së procedurave për ndërtimin e hidrocentralit t...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me aksionet e Inspek...
Kryeministri Edi Rama mori sot një letër nga Presidenti i Sh...
Ekspertët e opozitës, në materialet e tyre hulumtuese,...
CNA denoncoi rreth një muaj më parë se zyrtarët e bash...
Mariglen Qato, drejtori i Erion Veliajt, i arrestuar këtë ...
Një qytetare u ankua në Fiks Fare se, pasi bëri një vizitë...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Policia ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me atentat...
Në zbatim të ligjit Nr. 10 192, datë 03.12.2009, “Për Para...
Avokati Andrea Zotaj, pjesë e Dhomës së Avokatisë në Gjiro...
Një apartament është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj...
Ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kush...
Ditën e enjte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kusht...
Institucionet e menaxhimit të shëndetit publik u vunë ...
Për ditën e mërkurë vendi ynë do të vijojë të jetë nën...
Një tërmet me magnitudë 5.9 e shkallës Rihter ka godit...
Ish-senatori amerikan Joe Lieberman, i cili ishte shumë pr...
Nju Jork – Ish Presidenti Donald Trump kritikoi të mërkurë...
Për herë të parë prej 27 vjetësh, qeveria e Shteteve të Ba...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure është transmetuar premiera “Ti...
"Mësonjëtorja e dytë Shqipe" pas Korçës është hapur në Pog...
Berti ka qënë shoku im më i mirë. Edhe më i ngushtë paçka ...
Gjergji ka konkuruar në një nga festivalet të këngës së le...
Deficiti i llogarisë korrente preku vlerën më të ulët hist...
Sot, më 29 mars 2024, në tregun valutor, dollari amerikan ...
Kredia e re për ekonominë u rrit me ritme të larta edh...
Muaji shkurt nuk ka qenë i mbarë për kursimet e depozituar...