Politikë
Iku nga pallati në vilë se ia dëmtoi tërmeti/ Veliaj nxjerr blof Bashën, tregon bisedën me administratoren

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka nxjerrë bllof kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, i cili deklaroi në vilën luksoze të Agron Papulit kishte shkuar të jetonte pasi tërmeti i dëmtoi banesën.
Veliaj tregoi bisedën me administratoren e pallatit ku ndodhet banesa e Bashës, ndërsa deklaroi se ajo i kishte thënë se pallati është i banueshëm.
Sipas tij, të gjithë banorët e pallatit jetojnë aty, pasi pallati nuk ka asnjë dëmtim strukturor dhe asnjë rrezikshmëri.
“Kur Edi Rama shkonte të bënte shtëpitë e të tjerëve, Lulzim Basha ishte shumë i zënë të kapte vilat e oligarkëve. Tani ky ndërtuesi këtu që PD i thotë tërë ditën je oligarkë, je kriminel, je i korruptuar, pastron paratë. Dhe pse duhet që një njeri që kandidon për kryeministër duhet që të gënjejë dhe të më thotë që më është prishur pallati.
Ndërkohë jam takuar me zonjë Fatbardha, administratorja e pallatit, i gjithë pallati është aty. Ja raporti i inxhinierëve. Objekti nuk paraqet dëmtime strukturore dhe nuk ka rrezikshmëri për banorët e tij. Pra kur një njeri gënjen, në një vend të botës do të futej në burg vetëm për përhapje paniku.
Jo vetëm kaq, i jep leje vetes tënde, shton katet pa leje, refuzon të bashkëpunosh me INUK-un…Po të them që e la protestën e Astirit dhe ka një konflikt interesi sepse kontraktori dhuron makina për kryetarin. Imagjino çon njerëzit të rrihen, çon demokratët qoftë edhe këta 70-80 veta e Astirit të rrihen edhe të shqyhen dhe e mbyll me një makinë lojën, kjo është shumë e rëndë”, tha Veliaj në “Open”./ CNA.al