LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Emrat për Kryesinë e re të PS-së?/ Rama: Nuk flas sot për atë që do ndodhë të premten

6 Tetor 2020, 16:54, Politikë CNA
Emrat për Kryesinë e re të PS-së?/ Rama: Nuk flas sot

Ditën e premte pritet të mbahet Asambleja e Përgjithshme e Partisë Socialiste.

Për Asamblenë është pyetur pak momente më parë kryeministri Edi Rama, pasi përfundoi takimin me drejtuesit e qarqeve politike.

Rama nuk pranoi të flasë për atë që do ndodhë të premten, ndonëse pak më parë paralajmëroi se do ketë ndryshime në qeveri, teksa theksoi se ministrat do kalojnë në një proces vlerësimi.

Teksa u pyet a është i kënaqur me rezultatet, Rama tha: ?Është çështje e një diskutimi të brendshëm. Marrëdhënia e institucioneve në territor me qytetarët. Është një proces që vijon?.

Ndërkohë, kryeministri nuk preferoi të zbulojë emra për kryesinë e re socialiste, teksa deklaroi: ?Nuk do të flas sot për atë që do të ndodhë të premten, se deri të premten ka shumë kohë?./ CNA.al

Rama paralajmëron valë shkarkimesh/ Ministrat do hyjnë në vlerësim

Lajmet e fundit nga