LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE prezanton sot paketën ekonomike për Ballkanin/ Komisioneri Varhelyi vizitë në Tiranë

6 Tetor 2020, 07:22, Politikë CNA
BE prezanton sot paketën ekonomike për Ballkanin/ Komisioneri Varhelyi

Komisioneri për Zgjerimin në BE, Oliver Varhelyi pritet që të zhvillojë nesër një vizitë zyrtare në Tiranë,  në kuadër të një turi rajonal.

Vizita e Komisionerit Varhelyi në Tiranë, vjen një ditë pasi KE do të prezantojë paketën e investimeve ekonomike për Ballkanin, përfshirë edhe Shqipërinë.

Paketa do të prezzantohet sot nga KE, dhe pas miratimit nga kolegji i komisionerëve dhe pas adoptimit, Varhelyi pritet ta prezantojë atë në Parlamentin Europian rreth orës 15.00 të ditës së sotme.

Ndërsa nesër në orët e pasdites, komisioneri Varhelyi, pritet të jetë në Tiranë.

Ai pritet të dalë në një konferencë nga parlamenti i Shqipërisë, dhe më pas do të takojë presidentin Meta, kryeministrin Rama, kreun e opozitës Basha, dhe me drejtues të organeve të Vettingut.

Lajmet e fundit nga