LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zhdukja e tre kushërinjve në Malësinë e Madhe/ Artan Hoxha zbardh detajet e reja

5 Tetor 2020, 16:07, Kronika CNA
Zhdukja e tre kushërinjve në Malësinë e Madhe/ Artan Hoxha

Gazetari investigativ Artan Hoxha,  ka zbardhur detaje të reja nga zhdukja e tre kushërinjve në Malësinë e Madhe, një ditë më parë.

I ftuar në studion e ABC news, Hoxha tha se dyshimet kryesore në lidhje me këtë ngjarje është konflikti për parcelat e kanabisit që ndodhen në këtë zonë.

Hoxha tregoi se kanë qenë banorët të parët ato që e kanë denoncuar ngjarjen e rëndë për shkak të të shtënave që  kanë dëgjuar  që duket se kohët e fundit janë kthyer në vëmendjen e kultivuesve të kanabisit.

?Deri në momentin që të gjenden personat e denoncuar të zhdukur uroj të jenë vetëm kështu dhe nuk kanë humbur jetën. Pasi është një ngjarje e rëndë janë tre të rinj. Kisha informacione për parcela me Kanabis në zonat e veriut, unë jam i interesuar për kultivimin e sasive të mëdha.

Në rastin konkret kam qenë në zonën e veriut në një anë tjetër të Malësisë së Madhe dhe dje rastësisht jam vënë nga persona të rastësishëm dhe janë kontaktuar më pas nga persona që unë njoh në atë zonë. Mu duke e rëndë dhe e pamundur që një ngjarje e tillë të ndodhë në një zonë të tillë. Informacioni më erdhi se në zonën e Razmës kush ka qenë është një zonë e thellë, këtë vit në ndryshim nga 2016 kanabisi është mbjellë në zona malore të shpërndara në territor.

Më kishin bërë me dije se ka zona me kanabis dhe më pas më thanë se kanë dëgjuar të shtëna armësh dhe personat që më thanë dyshonin se kishin të bënin me një konflikt, dhe dyshimi kryesor duke qenë se në atë zonë ka parcela me kanabis të jetë një ndër shkaqet kryesore. Në atë zonë duket të kemi parasysh se është një ndër zonat më të mira për tu kultivuar.

Dyshojnë se janë për punën e kanabisit pasi ato kanë theksuar se dhe në ditët e tjera ato kanë dëgjuar të shtëna nga rojet e kanabisit që ndodh në fund të sezonit të kanabisit që këtë vit është më vonë. Rojet e kanabis në momentin që bima është gati për tu vjelur shpesh qëllojnë me armë, për të treguar se parcela ka zot.

Ditën e shtunë pas drekës janë dëgjuar të shtëna diku rreth orës 14:00 -15:00 dhe të parët që kanë njoftuar janë banorët e zonës, prandaj familjarët nuk dinin shumë gjëra sot, pasi janë larg zonë?, është shprehur gazetari Hoxha./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga