Connect with Us

U la jashtë listës së deputetëve/ Astrit Veliaj tregon përplasjet me Bashën: Më thoshte s’është puna jote

Politikë

U la jashtë listës së deputetëve/ Astrit Veliaj tregon përplasjet me Bashën: Më thoshte s’është puna jote

Publikuar

-

U la jashtë listës së deputetëve/ Astrit Veliaj tregon përplasjet me Bashën: Më thoshte s'është puna jote

Ish-deputeti i PD-së Astrit Veliaj ka sulmuar sërish kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha, pasi e la jashtë listës së kandidatëve për deputetë në qarkun e Beratit.

Veliaj tha se ai dhe të gjithë demokratët e Beratit janë të zgënjyer nga Basha, ndërsa theksoi se ai ka bërë shumë për PD-në gjatë këtyre viteve.

“Nuk jam i zhgënjyer vetëm unë, por të gjithë demokratët e Beratit, të gjithë ata që kanë shpresë se vendi do të bëhet më mirë. Megjithatë, unë gjithmonë jam ndjerë deputetë, nuk më ka bërë karrigia deputetë. Më herët si biznesmen kam ndimuar persona me aftësi ndryshi, persona në nevojë. Më bën zemra dhe ndjenja ime të jem deputetë, jo karrigia. Unë jam kontribues në PD gjithë këto vite”, u shpreh ai në Report Tv.

Ish-deputeti deklaroi se me kryetarin e opozitës nuk ka pasur kontakte, pasi pretendon se e ka kritikuar gjithmonë kur janë shkelur parimet.

Veliaj ka treguar edhe përplasjet që ka pasur me Bashën për kapjen e bazës nga njerëz meskinë, ndërsa rrëfeu se ky i fundit i ka thënë se nuk është puna e tij.

LEXO EDHE:  LDSH zyrtarisht parti politike/ Patozi uron Murrizin: Më 25 prill do nisë rënia e kryetarokracisë

“Unë me Bashën nuk kam pasur kontakt as para as mbrapa. Raportohet kanë qenë herë të afërta herë të largëta. Kam qenë gjithmonë kritik ndaj tij, kur shkelte parimet. Kam qenë pjesë e debatit ne grupin parlamentar. Kam qenë kritik për kapjen e bazës nga njerëz meskinë. Dhe Basha më thoshte s’është puna jote. Mos u merr me atë punë ti. Pandëshkueshëmria e liderit ndaj këtyre njerëzve ka sjellë këtë situatë. Nuk mendoj që Basha është i painformuar për çfarëdo ka ndodhur, por pamundësia e tij për të vepruar e ka sjellë këtë situatë. Basha është njeri perëndimor, i kultivuar jashtë, është temperuar shumë gjatë këtyre viteve, por i mungon kurajo për të luftuar pandershmërinë. Të paktën të marrë modelin e Kosovës ose Maqedonisë, kryetari i partisë të delegojë kryeministrin”, nënvizoi ish-deputeti biznesmen./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Publikuar

-

Nga

Analisti ‘demoralizon’ demokratët/ “Opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë manipulimin e zgjedhjeve”

Analisti Vehap Kola thotë se opozita do ta ketë të vështirë të vërtetojë se zgjedhjet parlamentare të 25 prillit janë manipuluar për shkak se i gjithë pushteti është përqendruar në duart e kryeministrit Edi Rama.

Ai thotë se shterimi i diskutimeve për ndershmërinë e zgjedhjeve është në interes të gjithë vendit dhe jo vetëm në favor të opozitës, pasi vota është i vetmi mekanizëm për gjykimin e qeverisjes.

“Çështja e zgjedhjeve të 25 prillit është një sfidë për të gjithë shqiptarëve jo vetëm për opozitën. Zgjedhjet janë i vetmi mekanizëm për publikun që të gjykojë dhe vlerësojë qeverisjen. Është shumë e vështirë të vërtetohet vjedhja e zgjedhjeve jo se nuk ekzistojnë prova dhe indicije që organet e drejtësisë të nisi hetimet, por kjo është e vështirë për një opozitë me të gjithë pushtetet në duart e kryeministrit”, deklaroi z. Kola.

LEXO EDHE:  Çfarë nuk fitoi Lulzim Basha

LEXO EDHE:  PD e vendosur/ Të jemi shumë të qartë, nuk do të ketë bashkëqeverisje me PS

Në një kohë kur opozita tha ai duke se nuk do ta njohë rezultatin e zgjedhjeve të 25 prillit, forcat politik opozita do të duhet të mendojnë “se si do të zbardhë manipulimin e zgjedhjeve që pretendon dhe se si do të veprojë dhe përballet me një pushtet që u ka mohuar shqiptarëve mundësinë për ndryshimin e qeverisë me votë”./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mik i vjetër”/ Veliaj publikon foton me ish-ambasadorin Arvizu

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj  ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga Washington DC ku shfaqet bashkë me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë Alexander Arvizu.

Ai shprehet se për të është kënaqësi të takojë ish-ambasadorin në ditën e parë pa maska në SHBA. “Është gjithmonë kënaqësi të takohesh me një mik të vjetër, si ish ambasadori amerikan, Alexander Arvizu, në Washington DC, në ditën e parë pa maska në SHBA”, shkruan Veliaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla fton sërish demokratët për bashkëpunim/ ‘Është i rëndësishëm për anëtarësimin e vendit në BE’

Publikuar

-

Nga

Balla fton sërish demokratët për bashkëpunim/ ‘Është i rëndësishëm për anëtarësimin e vendit në BE’

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka përsëritur thirrjen për bashkëpunim ndaj demokratëve në një prononcim për mediat nga Cerriku.

Balla tha se ftesa është e sinqertë dhe se ky bashkëpunim është i domosdoshëm për proceset integruese të vendit.

Reformat që do të kërkojë kjo fazë e fundit për anëtarësimin e Shqipërisë, nisja e bisedimeve të anëtarësimit, në këtë kuadër ftesa për të bashkëpunuar me opozitën është e sinqertë që bazohet në interesa madhore të vendit dhe kontributi i çdo faktori vendimmarrës dhe përfaqësues dhe sidomos kontributi i PD duhet të bëhet pjesë e kësaj aspirate dhe këtij procesi”, tha Balla.

Ai shtoi se pret që PD ta pranojë këtë ofertë pasi të ketë përmbyllur procesin zgjedhor të brendshëm.

“Pas këtyre momenteve të përzgjedhjes dhe rikonfirmimit të lidershipit të PD, në ato proceset e brendshme të tyre, do të kemi mundësi në shtator që të identifikojmë se cilat janë çështjet që ne e kemi të nevojshme bashkëpunimin me njëri-tjetrin”, tha Balla./CNA.al

LEXO TE PLOTE