Connect with Us

Si e lufton krimin dhe drogën, “kapter” Lleshaj

Aktualitet

Si e lufton krimin dhe drogën, “kapter” Lleshaj

Publikuar

-

Si e lufton “kapter” Lleshaj, krimin dhe drogën

Ministri i Brendshëm, ish-gjenerali Sandër Lleshaj, i kthyer në “kapter” partie, bën çdo ditë një luftë të fortë me krimin dhe me drogën. Çdo ditë ai “lufton” në mënyrë të pandalshme me integritetin dhe seriozitetin e tij, duke bërë që të mos kemi shpërthime makinash, atentate dhe vrasje, dhe Shqipëria të mos mbillet me drogë.

Makina BMW, me targa të ndryshuara

Sipas atyre që ai thotë vetë, suksesi ndaj krimit ka qënë i madh. Sidomos në kohën e pandemisë, kur të gjithë ishin të mbyllur brenda dhe vazhdonte çdo ditë.

Krimi lufton, përplasje, vrasje në Elbasan, në Shkodër, në Tiranë, shpërthime, zhduken persona, etj. Por, Sandër Lleshaj është në krye të detyrës, duke bërë tendera për të blerë tavolinat e SPAK, dhe iu ndryshon rregullat rrugës. Apo të tjera prokurime, tendera për blerje uniformash, e kështu me radhë.

“Luftohet” krimi me tendera, në mënyrën më të shkëlqyer. Pikërisht ajo që ka zgjedhur, Sandër “kapteri” i partisë.

Por, edhe droga “luftohet”. Ashtu siç ka zgjedhur Sandri ta bëjë atë. Me mjete luksoze. Nuk i mjaftonin makinat e Ministrisë, nuk i mjaftonin makinat e Policisë së Shtetit, nuk i mjaftonin ato të Gardës së Republikës, por me ardhjen në detyrë, zgjodhi ta luftonte drogën, mbjelljen e kanabisit në Shqipëri, me një formë të padëgjuar më parë, blen një BMW luksoze.

LEXO EDHE:  Vritet me sende të forta një person në Gjirokastër

Çfarë të bënte?

Pse vetëm ata që mbjellin dhe shpërndajnë drogë mund të kenë makina të mira?

Si ka mundësi që trafikantët e drogës, të lëvizin me makina më luksoze se ajo e Sandër Lleshajt?

E donte BMW, e donte dhe Lungo, të gjatë se donte të shtrijë këmbët. Ashtu siç tenton krimi të shtrijë këmbët, duart dhe tentakulat e tij në shtet dhe Sandër Lleshaj ua pret me BMW-në e tij luksoze.

Kështu luftohet krimi, kështu luftohet droga. Ashtu siç ka zgjedhur Sandër “kapteri”./ CNA.al

Ekskluzive-Mega-skandali në Ministrinë e Brendshme/ Abuzime me tenderin 600 milionësh të SPAK dhe BKH

Gënjeshtrat publike të “kapter” Sandër Lleshajt

Gonxhja e pranon/ Lleshaj qarkulloi me targa false

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tritan Shehu “i përvishet” Ramës/ “Kollarja me simbolet kuq e zi nuk mund të shlyej dëmet që i ke bërë Shqipërisë”

Publikuar

-

Nga

Ish-Tritan Shehu “i përvishet” Ramës/ “Kollarja me simbolet kuq e zi nuk mund të shlyej dëmet që i ke bërë Shqipërisë”i Shëndetësisë ngre alarmin/ Situata në spitale jasht kontrollit, nuk dihen më numrat

Ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu ka reaguar pas vizitën e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias sot në Tiranë.

Duke ju referuar deklaratave veshjes simbolike të Edi Ramës në takim, Shehu thotë se vendosja e kollares me simbolet e flamurit kuq e zi nuk shlyen dot dëmet që Edi Rama i ka bërë vendit.

“Nje kollare me simbolet e flamurit nuk mund te shlyeje demet e medha ndaj ketij vendi. Shume shume ajo sot flet per komplekset e fajit.

–Rama mbas shume piruetave e pasojave negative pranon ate qe kundershtoi.

Mbasi shkaterroi ate mareveshje normale per kufijte detare te vitit 2009, mbasi kundershtoi idene e dy qeverive te atehereshme Berisha e Samaras per gjykim ne Hage, mbasi na sulmoi ne per mbeshtetje edhe se fundmi te kesaj rruge, sot “gellitit”cfare ka thene e kthehet te Gjykata Nderkombetare.

Ajo kollare nuk mund te fshehe tashme humbjen e asaj mundesie, me te mire te mundeshme me ate mareveshje dhe as pasojat per vendin tone.

LEXO EDHE:  Policia italiane bën “kërdinë”/ 32 persona në pranga, sekuestrohet 157 kg drogë

LEXO EDHE:  Nga Bledi Mane/ Vajzat e forta nuk vrasin veten

–Rama duhet te kuptoje se nqs Shqiperia e Greqia do te ishin ne gjendje lufte, sot Mininistri Grek nuk do te ishte ne Tirane.

Lerini ata qe mund te kene disa “fashikuj” te vjeter e pa vlere ne sirtare ne Athine t’i djegin vete ato pa u “paguar” prej nesh per kete dhe mos u mburrni keshtu sot me ate kollare se i dhate fund nje “lufte” imagjinare.

Ndersa sa per maredheniet me Greqine qe ju sistematikisht, qellimshem i shkaterruat prej 2013 duke cenuar keshtu edhe interest tona kombetare, gje qe nuk mund ta kompesioni me ate kollare, ato vertet do te permiresohen e forcohen, por pas 25 prillit.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Takimi me Dendias/ Reagon Meta: Duhet dialog i sinqertë për çështjen e detit

Publikuar

-

Nga

Takimi me Dendias/ Reagon Meta: Duhet dialog i sinqertë për çështjen e detit

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas takimit me Ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë Nikos Dendias.

Meta tregon se me Dendias diskutoi për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe për çështjen e kufijve detarë.

Kreu i Shtetit inkurajon dialog të sinqertë dhe respekt reciprok, duke synuar një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme.

Ai thekson se marrëveshja për detin duhet të jetë në përputhje me Konventën e OKB mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë.

Vlerësova marrëdhëniet Shqipëri-Greqi si ndër prioritetet kryesore të politikës sonë të jashtme dhe theksova se duhet të vazhdojnë të zhvillohen në frymën e fqinjësisë së mirë, të lidhura nga interesat strategjike, partneriteti i ngushtë në NATO, perspektiva e përbashkët europiane dhe interesat ekonomike të të dy vendeve.

Pakica greke në Shqipëri është një urë e fortë për miqësinë tonë të gjatë dhe së bashku me shqiptarët që jetojnë në Greqi përbëjnë themelet e marrëdhënieve tona të shëndosha dhe afatgjata.

Në lidhje me çështjen e delimitimit të hapësirës detare ndërmjet dy vendeve, inkurajoj të trajtohet përmes një dialogu të sinqertë dhe respekti reciprok, duke synuar një zgjidhje të përhershme dhe të qëndrueshme.

Marrëveshja për këtë çështje të rëndësishme duhet të jetë në përputhje me Konventën e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit, me legjislacionin e të dy vendeve dhe Vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, shkruan Meta në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Vasili: Edi Rama, armiku kryesor i shëndetit publik të shqiptarëve

Publikuar

-

Nga

Vasili: Edi Rama, armiku kryesor i shëndetit publik të shqiptarëve

Ish kreu i LSI-së, Petrit Vasili ka dalë me një deklaratë për mediat ku ka folur në lidhje me situatën e koronavirusit në vend.

Sipas Vasilit  armiku kryesor i shendetit publik të shqiptarëve është Kryeministri, Edi Rama.

Sot kryeministri i vendit shpërdoroi dhe njëherë mikrofonin dhe foltoren për të përdorur pandeminë, keqmenaxhimin, dështimin e tij të plotë e për t’u hedhur fajin qytetarëve, opozitës, specialistëve që nuk janë dakord me të dhe që janë profesionistë të vërtetë, lidhur me një pandemi, e cila tërësisht i ka dalë nga duart.

Të nderuar qytetarë, sot është koha për një papërgjegjshmëri të lartë profesionale dhe qytetarë. Përballë kemi një kryeminsitër që është armiku numër 1 i shëndetit publik të shqiptarëve. Ejani së bashku ta zbërthejmë rresht pas rreshti se çfarë ka bërë ky armik i shëndetit publik lidhur me pandeminë.

Ishte ky kryeministër dhe asnjë njeri tjetër që e cilësoi pandeminë thjesht dhe vetëm si një grip të zakonshëm, nga i cili nuk ka nevojë të shqetësohemi dhe pas disa ditëve doli me një profil skizofrenik e u tha se kjo është një mortje e një gjëmë ku bomba do t’u shpërthejë në trup. Çfarë thoshte një ditë më parë, nuk thoshte një ditë më pas.

Deklaroi që sipas parashikimeve të tij e të disa pseudo specialistëve që ishin klientë të tij, por që ishin pa emër, anonim, duke mos i njohur kurrë, 18 mijë shqiptarë do të vdisnin nga pandemia.

Ishte ky që u tha që do u gjobis për maskat. U ulëriti shqiptarëve që maskat s’kanë asnjë vlerë. Janë thjesht çështje e bizneseve që shesin maska, që duan të mbushin xhepat me para pasi maskat kanë 0 vlerë, e tha dhe në mes të Parlamentit shqiptar.

Më e rëndë akoma, të njëjtën ditë kur OBSH kërkonte testim, testim, testim, ky u tha shqiptarëve nuk kemi nevojë për testime, por do të gjejmë një rrugë tjetër sepse komiteti ynë i ekspertëve, më i zotë se i OBSH-së dhe institucionet shkencore më të mëdha të globit ka vendosur ndryshe, pra nuk testoi, me ndërgjegje të plotë, në dëm të shëndetit të shqiptarëve.

Vendosi gjoba nga më të ndryshmet, ju e dini që u vuri gjoba që t’u hiqte dhe patentën njerëzve e t’u rrëmbente makinën dhe kur nuk kishin makinë. Ishte ky që do të përballonte pandeminë me autoblinda, me ushtri, me patrulla, me ulërimat që ky bënte si skizofren të moshuarve në rrugë, e të tjera skena të shëmtuara dhe më anti-shkencore dhe anti-shëndetësore sesa tjetra.

Arriti dhe të prodhonte dhe fake news-e, pasi një i paditur, një i pazotë, një shpërdorues politik i autoritetit të tij dhe ju e dini se si prodhoi videon ku opozitarët që dhunoheshin në Algjeri iu shitën shqiptarëve si policia që godiste njerëzve në Spanjë që kishin dalë në rrugë për shkak të pandemisë.

Jo më larg sesa dje, u detyrua Facebook-u vetë të përgënjeshtronte lajmet e rreme, gënjeshtra që lidheshin me pandeminë e gripit spanjoll pasi inteligjenca e këtij individi shkon dhe i han dhe mbi 100 vjet, mund të gënjejë dhe mbi 100 vjet përpara. Harron që gjërat janë të dokumentuara dhe ky mashtrues diskreditohet dita ditës., e në vend që të flasë në emër të shkencës, flet në emër të mashtrimit.

Ky mashtrues tha sot së shyqyr që pandemia ra në ditët që ne jemi në pushtet, pra shyqyr që ra sepse ne po e përballojmë siç duhet. Të nderuar qytetarë dhe qytetare shqiptarë. Ne të vërtetat e mëdha do t’i ndajmë me ju, përkundrejt se çfarë thotë mashtruesi, pra thamë që ishte mashtruesi, ishte fatkeqësi që ishte mashtruesi. 2 spitalet, Covid 1 dhe Covid 2, i pari është spitali infektiv dhe i dyti ishte i mushkrisë “Shefqet Ndroqi”. Të dyja këto struktura kanë qenë të ngritura, të rikonstruktuara, të bëra gati, që prej vitesh përpara sesa ky të vinte në pushtet. Ky nuk ka vënë asnjë tullë të vetme në këto spitale, jo më të ndërtojë spitale të reja.

Zemra e procesit, testime që janë shumë të rëndësishme. Ku bëhen testimet? Testimt bëhen në laboratorin e ngritur në vitin 2009 në rastin e përballimit të gripit të derrit se bashku me reanimacionin e spitalit infektiv që funksionon e sot e kësaj dite, të cilët u ndërtuan pikërisht në vitin 2009 në përballimin e një pandemie botërore, të shpallur që në vitin 2009 nga OBSH, të përballuar me shumë sukses, të cilin njerëzit nuk e kujtojnë se nuk ishte një ngjarje që as nuk i plagosi, as nuk i mbylli në shtëpi, as u mori jetën siç po ndodh sot, por u përballua me një profesionalizëm. Për fat të mirë që nuk ishte ky kryeministër pasi do të kishim pasur dhe atëherë pasoja katastrofike.

Gjithmonë e më shumë jemi në struktura mendimi të këtij kryeministri që kanë të bëjnë vetëm me marrëzinë. Si u përgjigj pandemisë ky? Ky u përgjigj vetëm me tendera sekret, ku ishin tender sekret në kohë pandemie. Tendera ku mund të kishte dhe procedura të shpejta dhe plotësisht tipike, mund të kishte, por tendera sekret për letër higjienike e për dezinfektonte e për dezinfektantë vetëm ky mund t’i jepte, vetëm ky mund të kishte guximin dhe paturpësinë thjesht dhe vetëm për të përvetësuar pafundësisht para.

Ishte ky dhe ju e mbani mend që u shiti shqiptarëve për të vlefshme maska që kishin skaduar prej 10 vjetësh e u përpoq t’i bindte që këto maska ishin shumë të domosdoshme. Çfarë u ofroi tjetër? U ofroi si mjete mbrojtëse të tërë personalitetit mjekësor të Shqipërisë që shërbejnë të gjithë në shërbim parësor, meqë maska nuk jepte dot se nuk përgatitej, nuk vente dot para se paratë do të shkonin për incerenatorë e të tjera, merrni çarçafët, prijini e bëjini maska, e meqë nuk ka dezinfektantë merrni raki nga shtëpia.

Është pra shumë e qartë që ne kemi pasur të bëjmë këtu me një veprimtari të strukturuar mirë në dëm të shëndetit të njerëzve, e cila nuk kishte aspak të bënte me trajtimin profesional.

Në vend të propagandës, ky që sot arreston për protesta që thyen rregullat e pandemisë, në 17 maj në zemër të pandemisë, pasi ju e dini që deri në fund të qershorit ishte gjendje e jashtëzakonshme e pandemisë, lëshoi hordhitë e mijërave policëve, qindra policë tek teatri kombëtar vetëm për të shkatërruar teatrin kombëtar, pasi kishte në lojë gllabërimin e një prone të madhe publike. Nuk i interesoi pandemia, nuk i interesoi shëndeti publik i njerëzve, nuk i interesoi rreziku shumë i madh i jashtëzakonshëm që u kërcënohej atyre, por babëzia për të rrëmbyer pronën në mes të pandemisë.

LEXO EDHE:  Arrestohen dy persona/ Sekuestrohet drogë, një automjet, telefona celularë dhe peshore

LEXO EDHE:  Frikëson ish-kreu i SHISH/Çfarë e rrezikon më shumë Sigurinë Kombëtare

Mos harroni në 17 maj, në 23 qershor përfundonte gjëndja e jashtë zakonshme për shkakun e pandemisë. Gjithashtu jemi sot përball një çështje siç është përdorimi i maskave, ja kemi thënë dhe ja themi sërish, që përdorimi i maskave është një hap por absolutisht është hapi i fundit në të gjithë hapat që ndërmerren, për të përballuar një pandemi, jo për ta lënë jashtë duarve siç e ka lënë ky llafazan, i rrezikshëm për shëndetin publik. Në vend që të testojë gjerësisht ku duhet të kishte minimumi 3000 e më shumë testime në ditë, të kishte një mekanizëm gjurmimi të jashtëzakonshëm për të gjetur rastet, për izoluar vatrat.

Një trajtim i cili kërkohet që të bëhet në kohë jo të hapte tenderat për respirator e për të marrë të tjera e 2 muaj pasi pandemia kishte filluar, dimë që kishte filluar që në 8 marsin e këtij viti dhe tenderat u hapën në prill, ndërkohë që ishte njoftuar nga ne si profesionistë jo thjeshtë si opozitar për rrezikun e një pandemie të madhe. Çfarë bëri, në vend të këtyre që të përmirësonte trajtimin hapi i tretë trajtimi u la në dorë të zotit. Së katërti, dezinfektime të gjëra të ambjenteve publike, të ambjenteve sociale, të ambjenteve të përbashkëta dhe insistimi i tyre.

E pesta sigurimi i distancimit fizik, një e vërtetë, një masë efektive reale, e fundit në radhë ishin maskat. Çdo të thotë që ishte e fundit në radhë, ju të nderuar qytetarë e dini që nga e enjtja jeni përballur me gjoba, është shumë i lumtur Kryeministri që janë vendosur 2800 gjoba, 2800 gjoba nga 30 mijë lekë, 2800 familje u është hequr buka e ditës, 1 mijë lekë është buka e ditës për ata që arrijnë sepse ka dhe nga ata që nuk e blejnë një bukë në ditë, ky është i lumtur që ka vënë 2800 gjoba. Po përse i ka vënë këto 2800 gjoba, për maskat. Po çfarë thotë të dhënat, nga e enjtja deri sot që flasim, rastet kanë qenë vetëm në rritje, pse sepse nuk ka kontroll të pandemisë nuk funskionojnë hapat e tjerë. Një profesionist i zakonshëm i shëndetësisë e kupton çfarë flas dhe sigurisht është i indinjuar si edhe unë si mjek edhe si qytetar dhe rastet rriten. Çdo të prisnin qytetarët që të inkurajoheshin nga sakrifica që po bëjnë, do prisnin më së paku që rastet të ishin atje ku ishte por kurrë të mos rriteshin. A ka përgjigje ky për këtë.

Ky i papërgjegjshëm, ky armik numër një i shëndetit publik të shqiptarëve, në 27 maj deklaroi që kjo është intervista ime e fundit pasi u përballëm me këtë armik të padukshëm, pasi e fitoi betejën dhe pasi bëri publikisht dhe u çudit sikur Shqipëria vendi më i mirë në botë dhe budallenj rreth tij thanë që e qeverisën pandeminë 10 herë më mirë se Gjermania dhe 50 herë më mirë se Italia, mbasi e mbylli Shqipërinë mbas 27 rastesh që ishin në kulmin e pandemisë ka 293 raste dje, një rritje 1100 % , ka shqipëtarë që gënjehet, ka njeri me mend në kokë që mund ti hajë këto mashtrime të këtij skizofreni që lëshohet rrugëve dhe s’di ç’flet dhe që ka guxim dhe paturpësinë tu kundër vihet profesionistëve dhe opinionit më të shëndosh botëror. Sot përpara këtij të papërgjëgjshmi ka disa gjëra që janë më konkrete.

Shqiptarët duan trajtimin falas të të gjithë atyre qytetarëve me Covid që trajtohen në banesë dhe që u kushton qindra e mijëra lekë. Ky ka folur për shëndetësia falas, i doli boja sepse as të sëmurit me Covid në kohë pandemie nuk u ofron barnat falas, nuk u ofron shërbimin falas, më e pakta është pandemi gjendje e jashtë zakonshme është gjendje botërore po flasim. Pra është e qartë gjithçka që flet ky është demagogji, qytetarët nuk duan Taks Forca, marioneta dhe njerëz pa asnjë autorizim që vijnë vërdallë për ti bërë shërbim propagandës së tij.

Duan shërbimin falas dhe të subvencionuar nga shteti në banesë, pasi nuk kanë para në banesë më për të marrë borxh, shkojnë qindra mijëra lekë në disa miliona, pasi marrin dhe oksigjenatorët në shtëpi. Meqë i referohet Europës edhe diçka për ta mbyllur në lidhje me armikun numër një të shëndetit publik në Shqipëri, Edi Rama, i referohet Europës ky shumë se i pëlqen, edhe unë po i referohem Europës. Në Francë një vend që ky e njeh mire, ish Kryeministri, ish Ministri i Shëndetësisë dhe Ministri i Shëndetësisë ndodhen në një hetim të fortë penal për keq menaxhim të pandemisë.

Një proces i madh hetimor për menaxhimin e pandemisë ndodhi në Italinë fqinje që në vlerësimin profesional jo timin thjeshtë si specialist por edhe botëror ka pasur një menaxhim të mirë të pandemisë por kërkesat ishin për një menaxhim akoma edhe më të mirë, mendoni këto që ka bërë Edi Rama dhe ky armik i shëndetit publik Shqiptar, numër një si armik për mënyrën sesi e shpartalloi, e bastardoi, e nxori nga duar pandemisë duhet të ishte me kohë në burg. Por është benefiçar i një drejtësie të kapur për momentin e cila duke mos vepruar ndaj Edi Ramës dhe duke mos hapur proces penal për keqmenaxhimin e pandemisë po bëhet një bashkë fajtore shumë e madhe për të cilën do të duhet të përgjigjet edhe ajo, por faktet mbeten aty.

Keq menaxhimi me pasoja për shëndetin publik dhe jetën e qytetarëve shqiptar është një fakt i padiskutueshëm. Fajtori numër 1 për shkak se është evidentuar në vetë të parë si personi që i ka marrë të gjitha përgjegjësitë publike mbetet Edi Rama, po e mbyll sërish duke thënë armiku numër 1 i shëndetit publik të shqiptarëve.

LEXO TE PLOTE