LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rakipllari “prek në sedër” Ballën/ “Shpërthen” socialisti: Nuk ke të drejtë të më thuash ke mashtruar

5 Tetor 2020, 20:36, Politikë CNA
Rakipllari “prek në sedër” Ballën/

Kryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla është përplasur mbrëmjen e sotme me gazetarin Robert Rakipllari.

Teksa po flisnin për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Rakipllari tha se mazhoranca po mashtron shqiptarët dhe ka shkelur marrëveshjen me opozitën.

Kjo deklaratë ka sjellë irritimin e Ballës, i cili iu përgjigj ashpër, duke i thënë se nuk e lejon ta quajë mashtrues.

Pjesë nga debati në “Opinion”:

Balla: As ti dhe askush tjetër nuk ka të drejtë të më thotë mua ke mashtruar.

Rakipllari: Ndodhemi përballë fakteve, nuk janë më mendime.

Balla: E para të më thuash mua është e rëndë?

Rakipllari: Unë nuk thashë ke mashtruar ti, thashë jemi përballë një mashtrimi…

Balla: Tërhiqe atë që the se nuk e ke mirë…

Rakipllari: Unë them çfarë të dua. Hajdari dhe Murrizi thonë që ju e keni shkelur marrëveshjen me to.

Balla: Rudina është një nga 44 deputetët e opozitës parlamentare./ CNA.al

Lajmet e fundit nga