LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

PS marrëveshje të heshtur me Bashën?/ Flet Taulant Balla

5 Tetor 2020, 21:25, Politikë CNA
PS marrëveshje të heshtur me Bashën?/ Flet Taulant Balla

Parlamenti miratoi sot ndryshimet në Kodin Zgjedhor që u pasuan nga një numër i madh reagimesh dhe kritikash.

Por disa analistë kanë ngritur dyshimet se këto ndryshime kanë ardhur si pasojë e një marrëveshje të fshehrte me opozitën e Lulzim Bashës.

Analisti Lorenc Vangjeli e pyeti hapur numrin 2 të socialistëve në emisionin ?Opinion? nëse ka një marrëveshje të heshtur mes tyre, por Balla nuk dha një përgjigje të prerë.

?A keni një marrëveshje në distancë qoftë të heshtur, qoftë pa zë me z.Basha? Sepse mua më ngjan që Kodi i ri Zgjedhor është një lloj përkthimi i marrëveshjes së Majit të 2017. Pra jo koalicionet, PD në të dyja rastet ishte në rrugë, dhe viktima janë të gjitha partitë e tjera. Dhe ju synoni edhe me këtë kod, në distancë ose jo, të instaloni përfundimisht një sistem bipolar në Shqipëri?, e pyeti Vangjeli.

Ndërkohë, Balla tha: Bie poshtë sepse ne kemi një prag elektoral shumë të vogël që u mundëson partive të vogla ta kapin atë prag. Nëse Lulzim Basha në krye të Partisë Demokratike është i njëjti Lulzim që ka qenë në 17 Maj i cili ka kërkuar heqjen e koaliconieve, është po ai, padyshim që kjo ka ndodhur. Kjo formë koalicionesh që kemi sot ishte detyrim që buron nga hapja e listave./ CNA.al

Lajmet e fundit nga