LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshon moti/ Temperaturat pësojnë rënie, nuk do të mungojnë rrebeshet me rrufe

5 Tetor 2020, 06:16, Sociale CNA
Ndryshon moti/ Temperaturat pësojnë rënie, nuk do të

Gjatë kësaj jave, pritet që në vendin tonë të mbizotërojë mot i paqendrueshëm.

Sipas SHMU, reshjet e shiut ditën e sotme do të jenë të përqendruara kryesisht në veriperëndim. Në mbrëmje vranësirat në shtim do ti paraprijnë reshjeve në të gjithë vendin ditën e martë.

Nuk do të mungojnë rrebeshet me rrufe gjatë paradites.

Prej mesditës së të martës reshjet do të ndërpriten, për tu rikthyer përsëri mbrëmjen e së mërkurës dhe mëngjesin e së enjtes. Të premten përgjithësisht do të mbizotërojë moti i kthjellët.

Kjo situatë do të pasohet nga erë jugore hera-herës e vrullshme në bregdet.

Temperaturat do të pësojnë ndryshimet si në tabelë me rënien më të theksuar mëngjesin e së premtes.

Lajmet e fundit nga