LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Rudina Hajdari zbulon ‘pazaret’ që u bënë

5 Tetor 2020, 18:24, Politikë CNA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Rudina Hajdari zbulon ‘pazaret’

Deputetja Rudina Hajdari ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në ABC neës, ku ka folur për miratimin e ndryshimeve në Kodin Zgjedhor.

Hajdari tha se rezultati ishte një pazar i radhës i PS, duke u shprehur se ndihet e zhgënjyer për sa kohë listat e hapura ishin premtuar nga vetë Rama në Kuvend.

Ajo shtoi se nuk pendohet për votën që dha për ndryshimet kushtetuese, duke e justifikuar atë në arritjen e votës parapëlqyese.

?Vetë Rama ka thënë me gojën e tij që listat do të hapen 100% dhe koha që kryetari të vendosë ka mbartur. Ka përmendur edhe emrin tim që e gjithë kjo betejë është nisur nga Rudina Hajdari. Jam e zemëruar nga mënyra se si kjo marrëveshje dhe ky kod zgjedhor u bë. Kur ne flisnin për listat e hapur dukeshim naivë. Votën në ndryshimet kushtetuese e kam dhënë për qytetarët shqiptarë. Sot PS na zhgënjeu si shumë të tjera. Sot qytetarët shqiptarët kanë mundësinë për të pasur një votë parapëlqyese.

Atë të drejtën unë e kam votuar në Kuvendin e Shqipërisë me mundin dhe djersën time. Luftova për një betejë ideale. Për këtë jam e zemëruar sot. Në zgjedhjet e ardhshme qytetarët do shkojnë me një votë parapëlqyese. Nuk jam e kënaqur dhe do doja shumë më shumë se kaq. Nuk pendohem për një votë që dha mundësinë shqiptarëve për një votë preferenciale. Nuk ndihem sikur ma ka hedhur Edi Rama, ia ka hedhur shqiptarëve. Kjo luftë nuk bëhet për mua, bëhet për shqiptarët. Unë mendoj se ka shumë punë për të bërë dhe duhet të motivojmë qytetarët. Këta që ishin i kanë dhënë të gjitha. Edi Rama ia hodhi vetes së tij. Mashtrimet janë në kurrizin e tij?, u shpreh Hajdari./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga