LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ PAA thirrje deputetëve: Votoni me përgjegjësi maksimale

5 Tetor 2020, 08:33, Politikë CNA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ PAA thirrje deputetëve: Votoni me

Partia Agrare Ambientaliste i ka bërë thirrje publike të gjithë deputetëve të Kuvendit që sot të votojnë me përgjegjësinë maksimale ndaj Shqipërisë.

Sipas PAA, deputetët duhet të votojnë me detyrimin ndaj fëmijëve të tyre dhe jo ndaj bosëve të tyre jo vetëm politik.

?Të votojnë për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe jo për Shqipërinë vilajet. Të votojnë me dorë mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe jo me dorë mbi emrin e tyre në listën e partisë për zgjedhjet parlamentare 2021. Të votojnë në detyrim moral ndaj 100% të shqiptarëve dhe jo në favor të 1% të oligarkëve në ekonomi që kanë korruptuar disa Rilindas, duke kapur shtetin dhe duke e vënë shtetin në shërbim të fitimeve të tyre abuzive që arrijnë në qindra milionë euro. Njolla e turpit do ti ndjekë nga pas deputetët që me votën e tyre do të votojnë me vetë-dije instalimin e ?Mbretërisë Kryeministrore? dhe për bllokimin e integrimit europian të Shqipërisë. Përderisa votimi i modelit të ?Mbretërisë Kryeministrore? dhe bllokimi i të ardhmes europiane kërkon shumicë të cilësuar të deputetëve, jo më pak se 84, mjafton edhe një numër i vogël i deputetëve të Rilindjes dhe i opozitës parlamentare për të ndalur këtë model qeverisje dhe këtë proçes anti-shqiptar dhe anti-europian. Ndërsa vota unike e tyre po lehtëson vazhdimin e instalimit të një modeli neodiktatorial që po vret të sotmen dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe shqiptarëve?, thuhet në deklaratën e PAA.

PAA i shpreh mirënjohje BE, SHBA dhe në veçanti Gjermanisë që me kryesimin e Këshillit Europian vazhdon të mbështesë fort perspektivën europiane të Balkanit Perëndimor, të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

?Mesazhi i ambasadorit gjerman ku thekson se: “U bëj thirrje të gjithë atyre, që mbajnë përgjegjësi politike si dhe të gjitha institucioneve relevante të zbatojnë së bashku këtë prioritet kombëtar dhe të çojnë përpara reformat në mënyrë të vendosur e të besueshme. Vetëm kështu njerëzit do të mund të rifitojnë besimin e nevojshëm në politikë dhe drejtësi? është apel publik pikërisht për të gjithë deputetët edhe përpara votimit sot.
PAA beson akoma se në Kuvendin e Shqipërisë ka deputetë me integritet personal të lartë dhe me përgjegjësi të madhe ndaj Shqipërisë. Eshtë koha që çdo deputet të evidentojë publikisht vetveten si atdhedashës dhe pro-europian dhe jo si numër preferencial në listat e pa-hapura zgjedhore dhe në koalicionet e bllokuara për zgjedhjet parlamentare 2021?, përfundin deklaratën PAA./CNA.al

Lajmet e fundit nga