Connect with Us

Ndryshimet në Kodin Penal, Etilda Gjonaj tregon arsyet madhore që çuan drejt këtij hapi

Politikë

Ndryshimet në Kodin Penal, Etilda Gjonaj tregon arsyet madhore që çuan drejt këtij hapi

Publikuar

-

Ndryshimet në Kodin Penal, Etilda Gjonaj tregon arsyet madhore që çuan drejt këtij hapi

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj komentoi në “Ilva Now” votimin e sotëm të Kodit Zgjedhor në Parlamentin e Shqipërisë, por edhe një sërë çështjesh të tjera, që janë parë me interes nga opinioni publik. Ajo u shpreh se ky akt nuk ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit, ndërkohë shtoi faktin se ky veprim nuk do të ndikojë negativisht në çeljen e negociatave.

“Kodi zgjedhor kishte dy aspekt pozitive. Nuk shkelte marrëveshjen e 5 qershorit, por ne i qëndruam kësaj marrëveshje, dhe e dyta u votua nga një shumicë  e cilësuar. Këto janë dy aspekt pozitive, që unë i gjeta në deklaratën e ambasadës amerikane. Do të ishte mirë që kjo të kishte marrë mirëkuptim nga të gjitha palët, por nuk jam e mendimit se kjo rrezikon negociatat”, tha ai.

Ajo komentoi edhe kërkesën drejtuar Parlamentit për ndryshimin e nenit 149 të Kodit Zgjedhor, pasi sipas saj, bie ndesh me Kushtetutën dhe pengon funksionimin e Gjykatës së Lartë. Ministrja shtoi se kjo kërkesë është marrë në shqyrtim, ndërsa shtoi se me kalimin e sotëm të kodit në Parlament është bërë dhe shfuqizimi i dispozitës së kërkuar.

“Kërkesa është marrë, dhe ne sot themi se në këtë ndryshim që i është bërë në Kodin Zgjedhor është bërë dhe shfuqizim i dispozitës që ka të bëjë pikërisht me pengesën për promovimit e gjyqtarëve për në Gjykatën e Lartë, që janë anëtarë të Kolegjit Gjyqësor”, tha ajo.

LEXO EDHE:  KPA shkarkon Edmond Islamajn/ Boshatiset Gjykata e Lartë

E pyetur për nevojat që çuan për hartimin e ndryshimit të Kodit Penal në Shqipëri, ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj tha se kjo nevojë lindi nga praktika e përditshme pasi shumë veprime nuk janë cilësuar si “ketegori penale” në Kodin Penal.

“Ajo është një iniciativë e re për publikun, por njëkohësisht e kemi ndërmarrë dhe po punojmë prej një viti. Duke mbajtur në konsideratë, që një sërë subjektesh dhe veprimesh kriminale, sot nuk janë të kriminalizuar në Kodin Penal, kjo është një kërkesë dhe nevojë, të cilën e kishte nxjerrë praktika.Janë një sërë veprime të cilat duhet të kriminalizohet. Jo detyrimisht janë veprime të reja, p. sh krimet seksuale ndaj të miturve dhe dhuna në familje. Jo në çdo rast është vepër e re, por janë veprime që nuk kanë qenë si vepër penale, janë përfshirë në Kodin Penal.”, tha ajo./euronews

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Belind Këlliçi zbërthen skemën/ Si po vidhen paratë e shqiptarëve me inceneratorët

Publikuar

-

Nga

Belind Këlliçi zbërthen skemën/ Si po vidhen paratë e shqiptarëve me inceneratorët

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, foli mbrëmjen e sotme për incidentin që ndodhi disa ditë më parë në Lanfillin e Sharrës, ku shkoi së bashku me zëdhënësen e PD-së Ina Zhupën, për të regjistruar një kronikë.

Këlliçi deklaroi se punonjësit e landfillit dhe firmës private janë nxjerrë me porosi për t’i larguar.

Ai tha se the shkuan për të denoncuar aferën e inceneratorëve, ndërsa theksoi se pas tyre qëndron një mafioze, guacka pas guackash.

Landfilli i Sharrës është një skenë krimi ku katër vjet më parë humbi jetën 17-vjeçari Ardit Gjoklaj katër vjet më parë. Shkuam për të denoncuar një skemë mafioze që drejtohen nga Edi Rama, Erion Veliaj, Arben Ahmetaj dhe banda e Lushnjes me elementë të Ndraghetas. Bëhet fjalë për transportin, grumbullimin në landfillin e Sharrës dhe inceneratorin e Tiranës. Të gjitha shifrat janë të manipuluara. Kompania e ka llogaritur që kostoja për ton për djegie ishte 26.1 euro, kërkonin dhe 2.9 euro normë fitimi dhe e përllogaritnin me 29 euro kur ndërkohë kostoja reale është 14.5 euro.

Ministria e Mjedisit ka përcjellë këtë ofertë në Ministrinë e Financave. Është një aferë që qytetarëve u ka kushtuar 25 mln euro deri tani dhe çdo vit bashkë me tarifën e pastrimit të qytetit të Tiranës kryeqytetasit i paguajnë pronarëve të inceneratorëve 51 mijë eurove në ditë. Në një landfill bëhet çdo ditë asgjesimi i 650 ton mbetje urbane pa kontroll, i nxjerr qytetarët e Tiranës konsumatorë më të mëdhenj se gjermanët dhe francezët. Kjo është skemë mafioze, guacka pas guackash. Pse ka tentativë kaq të fortë nga kompania dhe qeveria për të censuruar deklaratat për inceneratorët”, u shreh ai në Ora News.

Më tej, ai ka denoncuar edhe njëherë faktin që inceneratorët nuk punopjnë edhe pse janë paguar miliona euro të marra nga taksat e qytetarëve.

LEXO EDHE:  Breshëri plumbash drejt banesës së gazetares/ Reagon Gjykata e Lartë

LEXO EDHE:  Njoftimi i Gjykatës së Lartë/ 3 gjyqtarë japin 130 vendime për 24 orë

Ajo që ndodh në inceneratorin e Fierit që duhet të kishte përfunduar në shtator të vitit të kaluar, pasi miratohet prjekti kanë gjetur një kompani fantazmë italiane që 20% të kuotës së saj ja shet Klodian Zotos me 200 mijë lekë të vjetra.

Janë paguar 75 mln euro për tre inceneratorët dhe asnjeri nuk funksionon. Ditën që ka shkuar kryeministri është ndezur i Elbasanit, Fieri dhe Tirana nuk funksionojnë. Përllogariten të paguhen me qindra milionë euro deri në fazën përfundimtare. Tirana është e pisët, mbeturinat shkojnë në landfillin e Sharrës, groposen dhe shtypen. Më pas mbillet bar mbi to. Kemi denoncuar. Duhet të digjen, ka inceneratorë.

Pra në një rreze 70 km katrorë janë projektuar tre inceneratorë që nga fuqia mjaftojnë për të djegur të gjithë plehrat e Ballkanit dhe ndërkohë kryeqyteti është më i ndotur se kurrë.B ashkia Tiranë për vitin 2020 planifikon të mbledhë 2.2 mld lekë, 17% më shumë se vitin e kaluar”, deklaroi Këlliçi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zbuloi skandalin me nënshtetësitë/ Presidenca i publikon mesazhet kërcënuese gazetarit

Publikuar

-

Nga

Tedi Blushi ironizon keq Ballën/ Tao Tao, mos shërbe si fustan gruaje, nxirre në përballje Buburrecin

Ditën e sotme gazetari Adriatik Doçi deklaroi se skandali i presidentit Ilir Meta me dhënien e nënshtetësisë shqiptare, ka shqetësuar institucionet e larta të Bashkimit Evropian, të cilat sipas tij, kanë ndërhyrë për të ndaluar dhënien e pasaportave pa protokolle sigurie.

Për këtë ka reaguar edhe zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, i cili thotë se këto janë shpifje dhe nuk ka asnjë dokument të KE-së ku të përmendet Presidenti Meta për këtë çështje.

Blushi ka publikuar disa mesazhe të gazetarit, me të cilat pretendon se ka kërcënuar drejtoren e Arsimit në Kamëz, duke i ndërhyrë në mënyrë të kundraligjshme për t’i emëruar bashkëshorten në punë.

Gjithashtu ai ka publikuar edhe një email që Adriatik Doçi i ka dërguar deputetit të PS, Sadri Abazi.

Prej disa ditësh Malavita ka nisur një fushatë të pështirë shpifjesh kundër Presidentit të Republikës, aq të ndyrë sa vetë mënyra se si vijon të përfitojë fonde publike në shkelje të ligjit dhe në kurriz të taksapaguesve shqiptarë, për të cilat do të japë llogari dhe sigurisht që do përgjigjet shumë shpejt para drejtësisë.

Shpifja e radhës e fabrikuar prej tij është se KE ka shprehur shqetësim për shtetësitë e dhëna nga Presidenti Meta. Fund e krye mashtrim! Një fake neës po aq i ndyrë sa vetë lajmi se familjarët e Dëshmorëve të UÇK-së janë “vrasës”, se futbollistët e KF Tirana janë “terroristë” apo se këngëtari nga Skrapari ka marrë shtetësi shqiptare.

Nuk ka asnjë dokument të KE-së ku të përmendet Presidenti Meta për këtë çështje. Madje me shumë kënaqësi e ftojmë Malavitën ta publikojë nëse e ka. Në të kundërt, nuk presim asnjë ndjesë publike prej tij, por vetëm t’u sqarojë shqiptarëve, disa pyetje të cilat ja ka bërë publikisht edhe ish-deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza:

A është bashkëshortja juaj A.M, ortake në “FFM Group”, një shoqëri e krijuar më 2011 me ortake edhe E.D si dhe një kompani italiane e quajtur “Superba S.R.L” me seli në Napoli? A ka qenë kjo e fundit nën hetim nga Prokuroria shqiptare për pastrim parash në zonat offshore? Sa kompani ke hapur në emër të punonjësve dhe administratorëve të tu, a janë përfshirë ato në pastrim parash dhe në skema guackë të përfitimit joligjor të fondeve publike?

Sa tendera publikë ke fituar nga Rilindja? Sa është vlera e tyre? A ke përfituar prona me 1 euro/m2 dhe nga kush? A paguhen të gjithë punonjësit e tu edhe në të zezë për t’ju shmangur detyrimeve financiare në shtet? Sa bordero përdorin kompanitë e tua? Sa gazetarë përfituan ndihmë ekonomike gjatë karantinës dhe sa prej tyre i ke shkarkuar për të mos ja u dhënë atë?

Çfarë konflikti ke krijuar sëfundmi me katër ish-gazetarë të tu dhe a je në proces gjyqësor me ta? Kush po të detyron të inskenosh sulme edhe kundër Arqipeshkëvit të Tiranës dhe Durrësit Imzot George Frendo, të cilësuar prej mediave të tua si “kërcënim për sigurinë kombëtare”?

Sa për KryeDoçin tënd, që po e shtrydh si limoni për ta hedhur nesër në rrugë, sot po publikojmë këto mesazhe shantazhuese dhe kërcënuese drejtuar prej tij Drejtores së Arsimit në Kamëz, duke i ndërhyrë në mënyrë të kundraligjshme për t’i emëruar bashkëshorten në punë. Ndërkohë po publikojmë të plotë edhe e-mail e tij drejtuar deputetit të PS, Sadri Abazi:

Përshëndetje z. Abazi! Jam Adriatik Doçi, ai gazetari i shqiptarja. com dhe Report TV. Ashtu siç folëm tek zyrat e PS, po të dërgoj CV e bashkëshortes. Bashkëshortja ka fituar dy herë në portal. Ka marrë mbi 8 provimin e shtetit. Ka dy diploma. Plotëson të gjitha kriteret ligjore. Aktualisht punon në sektorin privat. Ne pasaportizimin e kemi tek njësia numër katër, por banojmë në Kamëz. Të gjithë rrethin miqësor e kam në Kamëz, Laknas dhe Paskuqan. Gjithashtu, në Paskuqan, bashkëshortja njeh një komunitet të madh nga Korça. Unë jam i biri i Xhek Doçit nga Mati. Babai ka qenë 25 vjet sekretar partie, ndërsa që nga ndryshimi i sistemit mbështesim PS. Xhaxhai im, Ali Doçi, prej 26 vitesh, ka qenë dhe është komisioner i PS në Komunën Rukaj dhe tashmë në Burrel. Ne si familje ka 26 vjet që mbështesim PS, në opozitë dhe në pushtet. Asnjë prej nesh nuk ka punuar dhe nuk punon në shtet. Ju lutem, para se të merrni një vendim, për të konfirmuar që këto që po të them janë të vërteta, pyet ish-deputetin Qemal Minxhozin, ish-kryetaren e Bashkisë, Adelina Farricin, krerët e aktualë të PS në Mat, Hasan Pashën apo Agron Malajn, miqtë e mi Hamit Toçin apo edhe deputetë të PS. Faleminderit!

Kaq për sot! Ora e përballjes po afron!”, shkruan Blushi në rrjetet sociale./ CNA.al

Skandali i Metës me nënshtetësinë alarmoi Brukselin/ KE ndërhyri për të ndaluar dhënien e pasaportave pa protokolle sigurie

LEXO TE PLOTE

Politikë

Skandali i Metës me nënshtetësinë alarmoi Brukselin/ KE ndërhyri për të ndaluar dhënien e pasaportave pa protokolle sigurie

Publikuar

-

Nga

Skandali i Metës me nënshtetësinë alarmoi Brukselin/ KE ndërhyri për të ndaluar dhënien e pasaportave pa protokolle sigurie

Nga Adriatik Doçi*

Skandali i presidentit Ilir Meta me dhënien e nënshtetësisë shqiptare, në shkelje të flagrante të ligjit dhe duke anashkaluar protokollet e sigurisë, personazheve anonimë dhe të dyshimtë, me qëllim për të lëvizur pa viza në Evropë, ka shqetësuar institucionet e larta të Bashkimit Evropian, të cilat kanë ndërhyrë për të t’i dhënë fund kësaj historie të paprecedentë abuzimi.

Alarmi nga BE ka qenë edhe arsyeja e ndryshimi të ligjit për nënshtetësinë të votuar nga Kuvendi para disa muaj që Meta e ka rrëzuar.

Siç zbulon Shqiptarja.com, duke lexuar aktet e Komisionin e Sigurisë Kombëtare dhe Komisionin e Ligjeve, zëvendësministrja e Brendshme, Rovena Voda, gjatë shqyrtimit të ligjit të ri për nënshtetësinë, ka paraqitur shqetësimin e Brukselit dhe ka kërkuar që dhënia e shtetësive të veçanta, në emër të interesit kombëtar, të mos i lihej më në dorë presidentit, por të ngrihej një strukturë e posaçme, për verifikimin e të gjithë peronave që kërkojnë të marrin shtetësinë shqiptare, pa plotësuar kushtet ligjore, por si personalitete.

Në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë së datës 27 korrik 2020, ku u miratua ligji i ri, gjatë diskutimit të nenit për dhënien e shtetësisë shqiptare për raste të veçanta, si përjashtim nga ligji, përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme theksuan se ngritja e një strukture verifikuese për këtë raste në varësi të qeverisë, reflektonte një shqetësim të Komisioni Evropian.

“…është me vend që reflektohet një lloj shqetësimi nga Komisioni Evropian, që është ngritur edhe në raportimin e fundit që ne kishim në Komitetin për Drejtësi, Liri dhe Siguri, në kuadër të raportimeve që ne bëjmë në përmbushje të detyrimeve lidhur me plotësimin e detyrimeve të Shqipërisë në kuadër të progres-raportit”, ka pohuar Rovena Voda.

Referuar procesverbalit të mbledhjes së Komisionit të Sigurisë, Komisioni Evropian është shqetësuar pikërisht për mungesën e kontrollit të sigurisë dhe pastërtisë së figurës të të huajve që pajisen me nënshtetësi dhe rrjedhimisht me pasaporta shqiptare nga presidenti, në emër të interesit kombëtar.

Në këtë kuadër, Komisioni Evropian ka kërkuar në ligjin e ri për shtetësinë të parashikohej kontrolli i kushteve të sigurisë dhe pastërtisë së figurës së këtyre personave, duke zbatuar standardet më të larta. Për zbatimin e këtij parashikimi është kërkuar ngritja një agjencie shtetërore e posaçme në varësi të ministrit. Organizimi dhe funksionimi i agjencisë duhet miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave. Propozimi i Komisionit Evropian është pranuar nga Komisioni i Ligjeve dhe më pas nga Komisioni i Sigurisë, duke u reflektuar në ligjin e ri.

Ligji, i cili i jepte fund abuzimit me dhënien e nënshtetësive, u kundërshtua ashpër nga Ilir Meta dhe u kthyer mbrapsht me dekretin numër 11591, datë 10 gusht 2020, duke u ndalur gjatë në kundërshtimin e nenit 9 të ligjit të ri, i cili reflektonte pikërisht propozimin e Komisionit Evropian, për verifikimin e nënshtetësive të veçanta.

LEXO EDHE:  Zëri i Amerikës: Përgjysmohet Gjykata e Lartë në Shqipëri, në vështirësi serioze!

LEXO EDHE:  "Ndryshimet në Kodin Penal antidemokratike"/ Përmeti thirrje kolegëve: Mos shkelni dinjitetin tuaj

Sipas Metës “Neni 9, i ligjit, që trajton dispozitën e rasteve të veçanta të fitimit të shtetësisë shqiptare, shkel nenin 19 dhe 92 të Kushtetutës, si dhe mbivendos organet shtetërore duke dubluar kompetencat dhe fryrë administratën, në shkelje të efiçencës dhe duke shkaktuar kosto direkte në buxhetin e shtetit”.

Kuvendi e rivotoi në shtator pa asnjë ndryshim ligjin, i cili ka hyrë në fuqi në mes të muajit tetor 2020. Në fakt rezulton se shqetësimi i Metës nuk ishte mbivendosja dhe kostoja në buxhet, por vijimi dhënies së nënshtetësisë shqiptare në mënyrë abuzive si të ishin teserat e LSI-së.

Presidenti Ilir Meta ka përdorur në mënyrë abuzive pikën 7 të nenit 9 të ligjit të vitit 1998, duke u dhënë nënshtetësinë shqiptare, në shmangie të ligjit, në emër të interesit kombëtar, si heronj dhe personalitete mbi 800 personave nga Afrika, Arabia, Turqia, Ukraina, Rusia si dhe shqiptarëve nga Kosova dhe Maqedonia, pa plotësuar kushtet ligjore.

Një pjesë e papërfillshme e këtyre personave janë vërtetë personalitete në fushat e tyre, por shumica e emrave rezultojnë personazhe anonimë, këngëtar dasmash dhe tallavaje, një personazh i dënuar me vendim të prerë për vrasje, manipulues votash, njerëz të akuzuar për vjedhje, grabitje pronash dhe të përfshirë në skandale nga më të ndryshmet.

Një nga rastet ishte ai i futbollistit ganez Winnful Essua Joseph Cobbina, i cili ka përfituar nënshtetësinë brenda 8 ore nga kërkesa, si qokë e Ilir Metës për presidentin e Klubit Tirana, në një kohë kur futbollisti ishte marrë i pandehur për falsifikim të lejes së qëndrimit që mund të ishte pikërisht një nga kushtet përjashtuese për të fituar nënshtetësinë.

Këta personazhe e kanë marrë shtetësinë me firmën e Ilir Metës në emër të interesit madhor kombëtar dhe si ‘asete kombëtare’, alibi kjo për të shmangur ndjekjen e procedurave ligjore dhe Ministrinë e Brendshme, pasi përfituesit nuk plotësonin kushtet ligjore, sidomos atë të qëndrimit jo më pak se 5 vite në Shqipëri.

LEXO TE PLOTE