LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta i ngre sërish tonet Ramës/ Ka shkallmuar shtetin e së drejtës, po provokon rëndë paqen

5 Tetor 2020, 15:01, Politikë CNA
Meta i ngre sërish tonet Ramës/ Ka shkallmuar shtetin e së

Presidenti Ilir Meta ka ashpërsuar tonet ndaj qeverisë lidhur me largimin e shqiptarëve nga vendi.

Meta thotë se shpopullimi është armik i përbashkët për të gjitha vendet e rajonit, ndërsa deklaron se në Shqipëri situata është edhe më kritike për shkak të qeverisë Rama.

Sipas tij, qeveria ka shkallmuar shtetin e së drejtës, ka dhunuar brutalisht demokracinë dhe po provokon rëndë paqen sociale.

?Të gjitha vendet e rajonit tonë kanë një armik të përbashkët: Shpopullimin, veçanërisht largimin masiv të të rinjve.

Në rastin e Shqipërisë, situata është edhe më kritike se kudo tjetër, për shkak të një qeverisjeje të mbrapsht që nuk respekton liritë, të drejtat dhe dinjitetin e njeriut, ka shkallmuar shtetin e së drejtës, refuzon sundimin e ligjit, dhunon brutalisht demokracinë dhe provokon rëndë paqen sociale.

Të gjitha vendet në rajon, veçanërisht Shqipëria dhe Bosnje-Hercegovina, e duan integrimin europian, që nuk duhet të jetë thjesht retorikë për të marrë financime nga Komisioni Europian dhe institucionet e BE-së, por që në radhë të parë kërkon reforma të guximshme, të shpejta dhe të prekshme, që rikthejnë shpresën tek të rinjtë dhe garantojnë të ardhmen e sigurtë europiane të vendeve tona?, shkruan Kreu i Shtetit krahas një fotoje me Presidentin e Bosnje-Hercegovinës, Shefik Xhaferoviç, në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga