Connect with Us

Merr fund pritja/ Presidentja e KE-së del negative në testin e Covid-19

Bota

Merr fund pritja/ Presidentja e KE-së del negative në testin e Covid-19

Publikuar

-

Merr fund pritja/ Presidentja e KE-së del negative në testin e Covid-19

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, e cila ishte vetëkarantinuar pasi kishte pasur kontakte me persona pozitiv me COVID-19, ka rezultuar negative në testin e dytë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë presidentja e KE-së, përmes një postimi në tëitter. Ajo, megjithatë, deklaron se do ta vazhdojë vetizolimin deri nesër mbrëma, “ashtu siç parashihet me rregulloret në fuqi”.

Von der Leyen njoftoi se është futur në vetizolim, pasi një person, me të cilin është takuar të martën e kaluar kishte dalë pozitiv në testin për koronavirus./CNA.al

 

LEXO EDHE:  Zbuloi vaksinën kundër Covid-19/ Gjendet i vdekur në rrethana mistrioze shkencëtari rus

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Trump nuk zhgënjen!/ I lë letër Presidentit të ri Joe Biden

Publikuar

-

Nga

Trump nuk zhgënjen!/ I lë letër Presidentit të ri Joe Biden

Ish Presidenti Donald Trump respektoi një traditë tre-dekadëshe të udhëheqësve amerikanë në largim, duke i lënë pasardhësit të tij, demokratit Joe Biden, një letër në Zyrën Ovale, tha Shtëpia e Bardhë të mërkurën.

Nuk dihej menjëherë se çfarë kishte shkruajtur ai në letër.

Duke marrë parasysh largimin nga Uashingtoni para mbarimit zyrtar të mandatit të zotit Trump në mesditën e së mërkurës, dhe mungesën e tij në ceremoninë inauguruese të Presidentit Biden, u ngritën pikëpyetje nëse zoti Trump do t’i përmbahej traditës së filluar në 1989 nga Presidenti Ronald Reagan.

Zoti Trump nuk e ka pranuar humbjen në zgjedhjet e 3 nëntorit dhe ai dhe Biden nuk kanë folur që para ditës së zgjedhjeve presidenciale. Presidenti Trump nuk e përmendi me emër Presidentin Biden as në fjalën e shkurtër të lamtumirës në një bazë ajrore jashtë Uashingtonit.

Presidentët e kaluar kanë lënë letrat e tyre në tavolinën e Zyrës Ovale të Shtëpisë së Bardhë, ku presidentët e rinj kanë gjetur urime të mira menjëherë pas fillimit të mandatit të tyre katër vjeçar.

Presidenti Reagan e filloi traditën, duke i thënë ish-nënpresidentit të tij dhe presidentit të ardhshëm George H.W. Bush: “George, unë çmoj shumë kujtimet që ndajmë dhe ju uroj gjitha të mirat. Ju do të jeni në lutjet e mia.”

Katër vjet më vonë, Bush uroi rivalin e tij demokrat, Bill Clinton, që e kishte mundur atë në zgjedhjet e nëntorit.

“Suksesi juaj tani është sukses i vendit tonë. Unë tani do t’ju mbështes fort”, tha ai.

Pas dy mandateve në Shtëpinë e Bardhë, Clinton i tha pasardhësit të tij, George W. Bush, djalit të ish rivalit të tij George H.W., në vitin 2001, “Ju do të drejtoni një popull krenar dhe të mirë. Dhe që nga kjo ditë, ju jeni presidenti i të gjithë neve. Ju përshëndes dhe ju uroj suksese dhe shumë lumturi.”

Pas tetë vjetësh si president, Bush i ofroi demokratit Barack Obama urimet e tij më të mira në vitin 2009. “Do të ketë momente sprove. Kritikët do të marrin zemër. ‘Miqtë’ tuaj do t’ju zhgënjejnë. Por, ju do të keni një Zot të Plotfuqishëm për t’ju inkurajuar, një familje që ju do dhe një vend që po ju mbështet, përfshirë mua.”

Ndërsa u largua nga detyra katër vjet më parë pas dy mandateve në detyrë, Obama i uroi Presidentit Trump, edhe pse ai kishte bërë fushatë në vitin 2016 për demokraten Hillary Clinton.

Trump Inauguration

“Urime për një fushatë të jashtëzakonshme”, thuhej në letrën që zoti Obama la për Presidentin Trump. “Miliona njerëz i kanë vendosur shpresat e tyre tek ju, dhe të gjithë ne, pavarësisht nga partia së cilës i përkasim, duhet të shpresojmë për begati dhe siguri të zgjeruar gjatë mandatit tuaj. Unë dhe Michelle ju urojmë më të mirën juve dhe Melania-s ndërsa nisni këtë aventurë të madhe dhe e dini që ne jemi gati të ndihmojmë në çdo mënyrë që të mundemi”.

Kishte pikëpyetje në Uashington nëse Presidenti Trump do ta ndiqte shembullin me një shënim për Presidentin Biden, sepse zoti Trump tashmë kishte thënë se ai planifikonte të thyente një varg traditash të vjetra që lidhen me tranzicionin paqësor të pushtetit në Uashington.

LEXO EDHE:  “Mjeku i familjes ka rol kryesor për Covid-19”/ Infeksionisti: Nuk ka një protokoll të qartë për medikamentet

LEXO EDHE:  Ndërgjegjja nuk funksionoi/ Maskat me detyrim, gati akti normativ

Presidentët që largohen zakonisht përshëndesin pasuesit e tyre në Shtëpinë e Bardhë në mëngjesin e ditës së inaugurimit dhe ata udhëtojnë së bashku drejt Kapitolit të Shteteve të Bashkuara për ceremoninë e inaugurimit të presidentit të ri.

Por Presidenti Trump u largua nga Uashingtoni të mërkurën në mëngjes pas një ceremonie lamtumire ushtarake në një bazë ajrore jashtë Uashingtonit, duke hipur në avionin presidencial Air Force One për herë të fundit për një fluturim drejt rezidencës së tij përballë oqeanit Atlantik në Florida.

Outgoing U.S. President Donald Trump and first lady Melania Trump address guests at Joint Base Andrews in Maryland, Jan. 20, 2021.

Kjo është hera e parë në 152 vjet që një president amerikan në largim nuk merr pjesë në ceremoninë e betimit të pasuesit të tij, normalisht një akt publik që simbolizon transferimin paqësor të pushtetit në demokracinë amerikane.

Ish presidenti Trump, një manjat i pasurive të patundshme i shndërruar në politikan republikan, ka bërë akuza të pabazuara për manipulim të zgjedhjeve edhe pse dhjetra gjyqtarë, disa prej tyre të emëruar nga vetë ai, nuk gjetën prova thelbësore të mashtrimit që do të kishin vënë në pikëpyetje fitoren e zotit Biden.

Dhoma e Përfaqësuesve ngriti akuza ndaj zotit Trump javën e kaluar pasi ai u kërkoi mijëra mbështetësve të tij të marshonin drejt Kapitolit më 6 janar për t’u përballur me ligjvënësit ndërsa ata po çertifikonin votat e Kolegjit Zgjedhor që konfirmuan fitoren e zotit Biden.

Supporters of U.S. President Donald Trump occupy the U.S. Capitol Building in Washington, U.S., January 6, 2021. Thomas P. Costello/USA TODAY via REUTERS NO RESALES. NO ARCHIVES

Mbështetësit e zotit Trump sulmuan Kapitolin, disa zyra të Kongresit dhe u përleshën me policinë, duke shkaktuar një kaos që la pesë të vdekur, përfshirë një polic vdekja e të cilit po hetohet si vrasje. Dhjetra njerëz tashmë janë arrestuar nën akuza të ndryshme ndërsa hetimi mbi sulmin në Kapitol është ende duke vazhduar.

Zoti Trump përballet me një gjyq të Senatit në ditët në vijim për një akuzë të vetme, nxitjen e kryengritjes. Nëse shpallet fajtor, ai mund të mos ketë të drejtë të mbajë një post në qeverin federale.

Por zoti Trump, para udhëtimit të tij jashtë Uashingtonit, tha se ai do të “kthehet në një formë”.

LEXO TE PLOTE

Bota

Shpërthim i fuqishëm në Madrid/ Katër viktima dhe 11 të plagosur

Publikuar

-

Nga

Shpërthim i fuqishëm në Madrid/ Katër viktima dhe 11 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të vdekur nga një shpërthim në një ndërtesë banimi në qendër të Madridit të mërkurën, raporton AP.

Të paktën 11 persona u plagosën në shpërthim, një në gjendje të rëndë, tha shërbimi i urgjencës në Madrid.

Zyrtarët konfirmuan se shpërthimi ishte shkaktuar nga një rrjedhje gazi.

Një zëdhënës i policisë u tha gazetarëve se zjarrfikësit po përpiqeshin të shuanin një zjarr të vogël brenda ndërtesës përpara se të mund të sillnin qen, ekipe shpëtimi dhe ekspertë për të vlerësuar strukturën e mjediseve të dëmtuara.

LEXO EDHE:  Zbuloi vaksinën kundër Covid-19/ Gjendet i vdekur në rrethana mistrioze shkencëtari rus

LEXO EDHE:  U infektua për herë të dytë/ Andi Përmeti fiton betejën me Covid-19

Edhe pse shpërthimi ishte i fuqishëm, nuk është raportuar për të lënduar në një shtëpi të të moshuarve afër dhe as në një shkollë ngjitur me ndërtesën.

Kryebashkiaku i Madridit, Jose Luis Martinez Almeida tha se disa dëmtime të lehta ishin identifikuar në shkollë, por, sipas tij, njerëzit nuk pësuan më shumë se “gërvishtje”./ REL

LEXO TE PLOTE

Bota

Joe Biden zyrtarisht President/ Betohet me dorën në Kushtetutë

Publikuar

-

Nga

Joe Biden zyrtarisht President/ Betohet para Kushtetutës

Zyrtarish Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë president Joe Biden. Ky i fundit, duke vendosur dorën mbi kushtetutë u betua se do të jetë në zbatim të ligjit dhe nuk do të ndikohet nga asnjë faktor i jashtëm.

Më herët u betua edhe zv. Presidentja e SHBA-së Kamala Harris, duke hyrë kështu në histori si e para grua zv. presidente dhe e para grua me ngjyre  në këtë post.

Ajo u betua para gjyqtares së  Gjykatës së Lartë Sonia Sotomayor.

LEXO EDHE:  Zbuloi vaksinën kundër Covid-19/ Gjendet i vdekur në rrethana mistrioze shkencëtari rus

LEXO EDHE:  Alarm për bombë në spitalin Covid/ Policia rrethon zonën

 

LEXO TE PLOTE