LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Mediu i ashpër për Kodin e ri Zgjedhor/ Rama vulosi turpin e tij!

5 Tetor 2020, 14:38, Politikë CNA
Mediu i ashpër për Kodin e ri Zgjedhor/ Rama vulosi turpin e tij!

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka reaguar ashpër pasi Kuvendi miratoi sot ndryshimet në Kod Zgjedhor.

Mediu shkruan se kryeministri Edi Rama ka vulosur turpin e tij. Sipas Mediut me këtë vendim Rama ka treguar qartë se nuk ndalet në manipulimin e zgjedhjeve.

?Edi Rama dhe sekti i tij në një akt kriminal miratoi në një parlament antikushtetues, qesharak, të shitur dhe antikombëtar Kodin Zgjedhor, duke vulosur kështu turpin e vet, duke treguar qartë se nuk ndalet në manipulimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Rama është një rrezik kombëtar, ka shkatërruar shtetin, kushtetutën, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, ka sabotuar qëllimisht rrugën tonë kombëtare. Shqiptarët do fitojnë, kjo kërkon që opozita të ndërtoëe kualicion më gjithë shqiptarët në çdo qytet e fshat, në çdo qendër votimi, për të organizuar qëndresën kundër manipulimit të zgjedhjeve nga Rama dhe krimi i organizuar. Detyra e çdo qytetari është të mbrojë lirinë e vet, të familjes dhe Shqiperinë me çdo kusht. Opozita duhet t?i prijë këtij procesi!?, shkruan Mediu në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga