LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Më shumë llogari bankare se dosje gjyqësore?/ Albert Meça “priste” gruan në institucionet e Vettingut

5 Tetor 2020, 13:19, Vetingu CNA
Më shumë llogari bankare se dosje gjyqësore?/ Albert Meça

Gjyqtarët dhe prokurorët janë njerëzit më të pasur në Shqipëri. Jo se kanë punuar shumë, por kanë shfrytëzuar detyrën që ka pasur për t?u pasuruar. Vettingu tashmë e ka vërtetuar këtë, ndërkohë që drejtësia ende ka nevojë për spastrim.

Në fokusin e radhës është gjyqtari i Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, Albert Meça.

Kujtojmë se Meça, ishte gjyqtari që vendosi për fatin e protestuesve të arrestuar me 17 Maj 2020, apo siç njihen ndryshe protestuesit e Teatrit.

Nisur nga të ardhurat që ai deklaron, më saktë nga burimet e të ardhurave, vihet në dyshim nëse ka punuar ndonjë ditë me kohë të plotë gjyqtar, z, Meça, pasi llogaritë e tij nuk mbarojnë.

Edhe bashkëshortja e tij nuk mbetet pas sa u përket llogarive bankare. Të paktën që nga 2003, rezulton të ketë punuar në Qeveri, ka bërë eksperten në institucione të ndryshme, ka bërë pedagogen dhe një sërë detyrash të tjera.

Bashkëshortët shquhen edhe për trajnime në Evropë dhe Amerikë, nga ku kanë përfituar mijëra euro.

Nuk dihet për gjyqtarin, por bashkëshortja e tij Monika Meça rezulton në ?listën e zezë? të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit.

Kjo është e bërë e ditur nga vetë ONM, në vitin 2017, ku në mesin e 81 kandidatëve të ?listës së zezë? të ONM, figuronte edhe bashkëshortja e gjyqtarit. Mediat kanë raportuar se kjo e fundit synonte të ishte pjesë e institucioneve të Vettingut dhe nuk dihet se cila ka qenë arsyeja e refuzimit nga ONM, nëse jo lidhje e afërt me subjekte që punojnë në gjyqësor.

Pra, ONM nuk e lejoi bashkëshorten e gjyqtarit të “divorcohej” nga Qeveria, ku edhe punon.

Nga viti 2003 deri në vitin 2018, pasuria e gjyqtarit Albert Meça, ka ndryshyar si nata me ditën.

Në vitin 2003, Albert Meça ka deklaruar një veturë, tip “Golf”, me vlerë 250 mijë lekë, si dhe shumën prej 80 mijë lekësh të ardhura nga kursimet. Gjatë këtij viti, paga e tij ka qenë 73 mijë lekë, ndërsa detyrimet fiskale 12 mijë lekë. Paga e bashkëshortes, e cila në atë kohë punonte në administratën e Këshillit të Ministrave ka qenë 83 mijë lekë, ndërsa detyrimet e saj fiskale 16 mijë lekë.

Në vitin 2004, Meça ka blerë një apartament banimi me sipërfaqe 105 m2, me vlerë 45 mijë euro, të cilin e ka në pronësi me bashkëshorten. Po në këtë vit, ai ka deklaruar likuiditete të pagës së bashkëshortes së tij në një bankë me vlerën e 100 mijë lekëve, si dhe likuiditete në një tjetër bankë për shlyerje kredie në vlerën 319 euro.

Kredia e marrë në këtë bankë për blerjen e apartamentit ka qenë 20 mijë euro dhe deri në fund të vitit 2004, ai kishte shlyer prej saj 1938 euro. Po për blerjen e apartamentit, Meça ka marrë një hua prej të vëllait me vlerën e 10 mijë eurove, 4 mijë prej të cilave i kishte shlyer deri në fund të 2004-ës.

Të ardhurat vjetore nga paga dhe shpërblimet e Meçës ka qenë në vlerën e 762 mijë lekëve, ndërsa ato të bashkëshortes së tij 1.204.886 lekë dhe 2100 euro.

Po ashtu, ai ka deklaruar se ka marrë 600 mijë lekë dhuratë nga prindërit e tij dhe ata të bashkëshortes, shkruan CNA.al.

Në vitin 2005, të ardhurat kanë qenë të përafërta me një vit më parë.

Në vitin 2006, Albert Meça emërohet kryetar i Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet.

Gjatë këtij viti, ai ka shitur veturën e tij kundrejt një çmimi prej 210 mijë lekësh, ndërkohë që dy llogari bankare të tij, si rrjedhim i tepricave të të ardhurave të tij dhe bashkëshortes, kanë shkuar në 350 mijë dhe 720 mijë lekë.

Të ardhurave personale i janë rritur si rrjedhim i pagesave nga disa aktivitete si mësimdhënie apo anëtar i një bordi drejtues, duke shkuar në 1.168.086 lekë, ndërsa të ardhurat e bashkëshortes kanë qenë 1.010.00 si dhe 850 euro.
Në vitin 2007,  l0logaritë bankare janë rritur. Kështu ai ka deklaruar tre llogari bankare, e para 370 mijë lekë, e dyta 395 mijë lekë dhe e treta 46.800 lekë. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe një llogari prej 1 milion lekësh, të cilat janë bono thesari në emrin e bashkëshortes së tij.

Të ardhurat në total 1.616.766 lekë dhe 2150 euro. Të ardhurat e bashkëshortes 1.115.000 lekë nga paga dhe 64.000 nga interesat e bonove të thesarit.

Rritje të ardhurash Meça ka vit pas viti, për më shumë detaje, po sjellim pasurinë e deklaruar prej tij.

Viti 2003

Autoveturë Golf, 2.5 ,milionë lekë të vjetra.

Kursime, 0,8 milion lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 0,61 milionë lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 0.67 milion lekë.

Viti 2004

Ap banimi me sip 105 m2, në Tiranë, ndërtuar në vitin 1997 me vlerë 45 000 euro.

Likuiditete nga paga e bashkëshortes në shumën 100 000 lekë.

Likuiditete për shlyerje kredie në shumën 319 euro.

Kredi 20 000 euro, për blerje ap me kohëzgjatje 72 muaj. Shlyer shuma 1 938 euro, mbetur pa shlyer shuma 21 246 euro.

Hua vëllai 10 000 euro për blerje ap. Shlyer 4000 euro, mbetur pa shlyer 6 000 euro.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 762 071  lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën1 204886 lekë.

Të ardhura nga prindërit e deklaruesit dhe të bashkëshortes, në shumat 2 100 euro dhe 600 000 lekë.

Viti 2005

Llogari rrjedhëse në shumën 200 000 lekë.

Kesh në shumën 200 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 762 021 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortes, në shumën 1 115 200 lekë.

Të ardhura nga aktivitete dhe trajnime jashtë Shqipërisë, në shumën 3 300 euro.

Kredi 20 000 euro, për blerje ap me kohëzgjatje 72 muaj. Shlyer shuma 3 900 euro, mbetur pa shlyer shuma 17346 euro.

Hua vëllai 10 000 euro për blerje ap. Shlyer borxhi.

Viti 2006

Shitur autovetura me vlerë 210 000 lekë.

Llogari bankare me vlerë 350 000 lekë.

Llogari bankare me vlerë 720 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë dhe shpërblime në shumën 1 088 086 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në shumën 70 000 lekë.

Të ardhura nga paga dhe shpërblime të bashkëshortes në shumën 1 010 000 lekë dhe 850 euro.

Kredi 20 000 euro, për blerje ap me kohëzgjatje 72 muaj. Shlyer shuma 3 900 euro, mbetur pa shlyer shuma 11 844 euro.

Viti 2007

Llogari bankare me vlerë 370 000 lekë.

Bono thesari në emrin e bashkëshortes me vlerë 1 000 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 11 300 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes me vlerë 46 800 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë dhe shpërblime në shumën 1 169 040 lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia në shkollën e magjistraturës në shumën 289 556 lekë.

Të ardhura si pedogog në privat në shumën 80 000 lekë.

Të ardhura si ekspert i kontaktuar nga Ministria e Integrimit dhe Ambasada Angleze në shumën 1 800 euro.

Të ardhura nga pjesëmarrja në bordin e ZABGJ, në shumën 78 170 lekë.

Të ardhura nga trajnime jashtë Shqipërisë në shumën 350 euro.

Të ardhura nga paga dhe të tjera të Bashëkshortes nga Këshilli i Ministrave në shumën 1 115 000 lekë dhe 1 000 euro.

Interesa nga bono te thesarit në emër të bashkëshortes në shumën  64 000 lekë.

Kredi 20 000 euro, për blerje ap me kohëzgjatje 72 muaj. Shlyer shuma 3 900 euro, mbetur pa shlyer shuma 8 495  euro.

Viti 2008

Llogari bankare në shumën 549 359 lekë.

Bono thesari në emër të subjektit deklarues në shumën 1 000 000 lekë.

Bono thesari në emër të bashkëshortes në shumën 1 000 000 lekë.

Gjendje cash në shumën 900 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 142 129 lekë.

Llogari bankare e bashkëshortes nga mësimdhënia në shumën 217 000 lekë.

Llogari bankare në shumën 20 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë dhe shpërblime në shumën 1 159 536 lekë.

Të ardhura nga shkolla e magjistraturës dhe pjesëmarrja në ZABGJ, në shumën 206 624.

Interes i bonove të thesarit në shumën 74 237 lekë.

Trajnime jashtë Shqipërisë, me vlerë 5 650 dollarë dhe 1700 euro.

Të ardhura nga paga dhe të tjera të bashëkshortes në shumën 163 320 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga mësimdhënia në shumën 290 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga pjesëmarrja në bordin e QPZ, në shumën 22 500 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga trajnime jashtë Shqipërisë në shumën 746 dollarë dhe 804 euro.

Interesi i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes, në shumën 71 884 lekë.

Kredi 20 000 euro, për blerje ap me kohëzgjatje 72 muaj. Shlyer shuma 3 900 euro, mbetur pa shlyer shuma 4 595  euro.

Viti 2009

Llogari bankare në shumën 100 000 lekë.

Gjendje kesh, kursime në shumën 400 000 lekë.

Blerje autoveture tip Benz me vlerë 800 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 216 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 168 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 45 600 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, shpërblime mësimdhëënie dhe për pjesëmarrje në bordin ZABGJ, në shumën 1 363 000  lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 80 400 lekë.

Të ardhura nga paga, shpërblime, mësimdhënie, pjeëmarrje në borde të bashkëshortes në shumën 1 350 000 lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 85 000 lekë.

Të ardhura nga trajnime jashtë Shqipërisë të bashkëshortes në shumën 800 euro.

Kredi 20 000 euro, për blerje ap me kohëzgjatje 72 muaj. Shlyer shuma 3 900 euro, mbetur pa shlyer shuma 1 600 euro.

Viti 2010

Llogari bankare e subjektit deklarues në shumën 294 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 604 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 160 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 43 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 7 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, shpërblime në shumën 907 202 lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 80 000 lekë.

Të ardhura nga paga, shpërblime, mësimdhënie, pjeëmarrje në borde të bashkëshortes në shumën 1 333 000 lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 151 000 lekë.

Të ardhura nga trajnime jashtë Shqipërisë të subjektit deklarues dhe bashkëshortes në shumën 2 200 euro.

Kredi 20 000 euro, për blerje ap me kohëzgjatje 72 muaj. Shlyer e gjitha.

Viti 2011

Llogari bankare me vlerë 433 000 lekë.

Llogari bankare e vlerë 600 000 lekë.

Llogari bankare e përbashkët me bashkëshorten me vlerë 1 200 euro.

LLogari bankare me vlerë 64 900 lekë.

Bono thesari me vlerë 2 000 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 635 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 56 600  lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 64 900 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 7 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 77 400 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, shpërblime në shumën 930 267  lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 214 400 lekë.

Të ardhura nga paga, shpërblime, mësimdhënie, pjeëmarrje në borde të bashkëshortes në shumën 1 259 000 lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 130 000 lekë.

Të ardhura nga trajnime jashtë Shqipërisë të subjektit deklarues dhe bashkëshortes në shumën 6 885 euro.

Viti 2012

Llogari bankare në shumën 435 000 lekë.

Depozitë bankare në shumën 1 050 000 lekë.

Llogari bankare në shumën 260 000 lekë.

Llogari bankare në shumën 14 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 250 310 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 1 482 153 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 49 300 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 233 390 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 120 500 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, shpërblime në shumën 933 602  lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 208 000 lekë.

Të ardhura nga paga, shpërblime, mësimdhënie, pjeëmarrje në borde të bashkëshortes në shumën 1 551 300 lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 67 038 lekë.

Të ardhura nga trajnime jashtë Shqipërisë në shumën 1 325 dollarë.

Të ardhura si ekspert në Shkollën e Magjistraturës në shumën 18 000 lekë.

Viti 2013

Llogari bankare në shumën 310 000 lekë.

Llogari bankare në shumën 20 000 lekë.

Llogari bankare në shumën 1 876 000 lekë.

Llogari bankare në shumën 337 200 lekë.

Llogari bankare në shumën 166 euro.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 875 173 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 2 424 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 361 300 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, shpërblime në shumën 922 935  lekë.

Të ardhura nga mësimdhënia  në shumën 347 900 lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 62 983 lekë.

Të ardhura nga paga, shpërblime, mësimdhënie, pjeëmarrje në borde të bashkëshortes në shumën 1 308 500 lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 178 175 lekë.

Të ardhura nga trajnime jashtë Shqipërisë, të bashkëshortes në shumën 787 euro.

Të ardhura si ekspert në Shkollën e Magjistraturës në shumën 57 600 lekë.

Viti 2014

Llogari bankare në shumën 338 100 lekë.

Llogari bankare në shumën 349 900 lekë.

Llogari bankare në shumën 353 000 lekë.

Llogari bankare kaluar në bono thesari në shumën 1 968 035 lekë.

Llogari e bashkëshortes me të ardhurat si eksperte e keshillit te Evropës, në shumën 497 euro.

Porositur vendparkim për makinë tek një pallat në ndërtim, në Tiranë, në shumën 500 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 122 878 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 133 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 40 000 lekë.

Llogari bankare në emër të vajzës, si mxënëse e dalluar nga Bashkia Tiranë, në shumën 12 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 118 462 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga paga dhe mësimdhënia në shumën 1 295 600 lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 150 000 lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 140 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga KE, në shumën 787 euro.

Të ardhura si ekspert në Shkollën e Magjistraturës në shumën 36 000  lekë.

Viti 2015

Llogari bankare në shumën 564 000 lekë.

Llogari bankare në shumën 18 000 lekë.

Llogari bankare në shumën 515 euro.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 776 000 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 86 400 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 750 lekë.

Llogari bankare në emër të vajzës, si nxënëse e dalluar nga Bashkia Tiranë, shtuar  me 3 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 102 811 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga paga dhe mësimdhënia në shumën 1 220 000 lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 150 000 lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 136 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga KE, në shumën 700 euro.

Viti 2016

Llogari bankare në shumën 14 770 lekë.

Llogari bankare në shumën 2 502 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 240 euro.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 451 120 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 42 000  lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 650 lekë.

Llogari bankare në emër të vajzës, si nxënëse e dalluar nga Bashkia Tiranë, 27 000 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 096 011 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga paga në shumën 1 109 568 lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 87 524 lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 71 649 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga KE, në shumën 700 euro.

Të ardhura si ekspert në Shkollën e Magjistraturës në shumën 46 550  lekë.

Viti 2017

Llogari bankare në shumën 363 000 lekë.

Depozitë bankare në shumën 779 330 lekë.

Llogari bankare, shtuar nga interest e bonove të thesarit me vlerë 1 656 406 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 100 euro.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 757 926 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 419 660 lekë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 596 933 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga paga në Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Drejtësisë në shumën 1 203 011 lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 76 854 lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën105 762 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga KE dhe dieta nga MD, në shumën 900 euro.

Viti 2018

Llogari bankare në shumën 106 828  lekë.

LLogari bankare në shumën 39 euro.

Llogari bankare, shtuar nga interest e bonove të thesarit me vlerë 1 429 293 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 479 491 lekë.

Llogari bankare në emër të bashkëshortes në shumën 43 dollarë.

Të ardhura nga paga si gjyqtar në Tiranë, në shumën 1 284 821 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga paga në Këshillin e Ministrave dhe Ministrinë e Drejtësisë në shumën 1 260 558 lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të subjektit deklarues në shumën 45 730 lekë.

Interes i bonove të thesarit në emër të bashkëshortes në shumën 139 065 lekë.

Të ardhura të bashkëshortes nga KE, në shumën 700 euro.

Të ardhura të bashkëshortes nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore si anëtare e Këshillit Mbikqyrës, në shumën 39 000 lekë./CNA.al

Lajmet e fundit nga