Connect with Us

Loja e pisët në Durrës, kundër demokratëve që nga PD nuk u larguan kurrë

Politikë

Loja e pisët në Durrës, kundër demokratëve që nga PD nuk u larguan kurrë

Publikuar

-

Loja e pisët në Durrës, kundër demokratëve që nga PD nuk u larguan kurrë

PD e Durrëit, siç dihet udhëhiqet nga njerëz të cilët nuk i kanë qëndruar gjithmonë Besnik Asaj, pra që flamurin e PD nuk e kanë pasur të vetmin flamur politik që kanë tundur në jetë.

Gjatë votimit të djeshem u vu re se si këta njerëz që vinë nga rradhët e PDR, FRD, LIBRA, LZHK, apo dhe prej tyre që e braktisen PD në 2013 dhe në 2017 për tu rikthyer vetëm tani, të cilët mbajnë pozicione drejtuese dhe pjesë e kryesisë, i kanë dhënë urdhër kryetarëve të grupseksioneve, të cilët janë në pritje të një vendi pune në administratë, të godasin njerëzit që janë propozuar për deputet në zonat e tyre në mënyrë që t’i ulet reputacioni.

Nëse nuk do ta bënin një gjë të tillë kjo do mbahej mend kur PD të vijë në pushtet dhe ata nuk do të shpërbleheshin. Kjo gjë u vu re kur përfundoi numërimi i votave nga mërzia që drejtuesve ju lexonte në fytyrë sepse nuk arriten të largonin nga PD njerëz që PD nuk e kanë braktisur kurrë.

Këta njerëz të cilet nuk patën kurajon të japin dorëheqjen sipas udhëzimit të Bashës e të përballen me elektoratin demokrat, kaluan në planin B: të godasin çdo kandidat të rrezikshem për karrierën e tyre politike. Por pisllëku i vërtetë qëndron në luftën që u bë kundër kandidateve femra.

LEXO EDHE:  LSI-së i “rrjedhin” këshilltarët bashkiakë/ Ja largimet në rrethe

Një “luftë” nën rrogoz e nën hije për ti dëmtuar të gjitha kandidatet për të katapultuar në listën e Bashes familjaret e tyre. Mesa duket keta drejtues mendojne qe mjaftojne vetëm votat e militantëve dhe anëtarësisë për të ardhur në pushtet…

Duket se PD e Durrësit doli jo me pak fraktura nga ky proces, ndërkohë që LSI qëndron e gatshme “pas derës” për të përthithur pranë gjirit të saj të gjithë të pakënaqurit!/ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Topalli thumbon Bashën/ Është ndershmëri t’i thuash të tjerëve të vërtetën

Publikuar

-

Nga

“Vendi pa qeveri dhe opozitë”/ Topalli "godet" Bashën: Gabon duke kërcënuar lëvizjet e reja

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli, prej disa javësh ka lançuar Lëvizjen për Ndryshim dhe është rikthyer vrullshëm në politikë.

Ajo që është vënë re gjatë kësaj kohe, janë sulmet e shumta nga anëtarët e PD-së dhe nga kryetari i opozitës Lulzim Basha, i cili ka hedhur një sërë akuzash ndaj ish-kryeparlamentares dhe ish-nënkryetares së PD-së.

Kjo pasi Topalli nuk i ka kursyer aspak kritikat për të, madje së fundmi ajo ka bërë edhe një status ku thumbon kryedemokratin.

Ish-kryeparlamentarja deklaron se është ndershmëri t’i thuash të tjerëve të vërtetën dhe integritet t’i thuash vetes të vërtetën.

LEXO EDHE:  Kokëdhima në listën e LSI?!/Ja si përgjigjet kreu i “Zgjidhjes”

LEXO EDHE:  Penguan fjalën e Ballës për mediat/ Mehmetaj fajëson qeverinë

Integriteti është ti thuash vetes të vërtetën, ndershmëria është t’u thuash të vërtetën të tjerëve”, shkruan Topalli krahas një fotoje të saj në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qytetarët kanë nevojë për një qeveri që punon”/ Basha nxjerr videon dhe akuzon Ramën

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha deklaroi se Shqipërisë i duhet një qeveri që nuk rri në Instragram, por në vijën e parë të luftës me COVID-19.

Përmes një postimi në “Facebook” Basha thekson se qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta.

Qytetarëve shqiptarë i duhet një qeveri që punon për ta. Që punon për ty!

LEXO EDHE:  Ish-ministri i Ramës zbulon skandalin/ Si po përgatitet manipulimi i zgjedhjeve

LEXO EDHE:  Kokëdhima në listën e LSI?!/Ja si përgjigjet kreu i “Zgjidhjes”

Një qeveri që nuk merret me dallavere politike, por që siguron ndihmë ekonomike për çdo familje.

Një qeverisje që nuk e shpenzon kohën në Instagram, por që është në vijën e parë të luftës me Covid-19.

Një qeveri që ndez dritën e shpresës për shqiptarët.
Qeveria që ne do të ndërtojmë!”, shkruan Basha. /CNA.al.

LEXO TE PLOTE

Politikë

KLP publikon listën/ Kush janë kandidatët që plotësojnë kriteret për anëtarë të KED

Publikuar

-

Nga

Vakancat në Gjykatën Kushtetuese/ KLP thirrje prokurorëve, afati i aplikimeve

Këshilli i Lartë i Prokurorisë publikon listën e prokurorëve kandidatë për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Në listën e KLP-së janë emrat e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore për t’u përfshirë në shortin për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi si dhe kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore.

Kjo listë i është dërguar Presidentit Ilir Meta dhe Kuvendit të Shqipërisë.

Kandidatët të cilët plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:

I) Prokuroria e Përgjithshme

1. Olsian Çela

2. Thoma Jano,

3. Adnan Xholi,

4. Alfred Progonati,

5. Alma Muça,

6. Anila Leka,

7. Kudusi Shahu,

8. Kujtim Luli,

9. Sokol Stojani

II) Prokuroritë e Apeleve

1. Ludovik Dodaj,

2. Moisi Duda,

LEXO EDHE:  Klement Zguri “rrëfehet”/ Sa kushtuan zgjedhjet e 25 qershorit?

LEXO EDHE:  “Rindërtimi i shkollës në Pezë Helmës”/ PD nxjerr zbuluar Veliajn: “EU4Schools” nuk e ka në listë

3. Gjon Fusha,

4. Genti Xholi,

5. Fatjona Memcaj,

6. Arben Qosja,

7. Altin Binaj,

8. Enrik Haxhiraj,

9. Kleanth Zeka

Kandidatët të cilët nuk plotësojnë kushtet dhe kriteret ligjore:

I) Prokuroria e Përgjithshme

1. Arqilea Koça

II) Prokuroritë e Apeleve

1. Alfred Agolli,

2. Rozeta Qirjaqi,

3. Irma Balli,

4. Elvin Gokaj,

5. Edmond Hyka

6. Brahim Dragjoshi

Këta prokurorë nuk plotësojnë kushtin e vendosur në nenin 221/1, gërma “b”, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar.

7. Pelivan Malaj

Ky prokuror nuk plotësojnë kushtin e vendosur në nenin 221/1, gërma “dh”, të ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar./ CNA.al

LEXO TE PLOTE