LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kryemadhi i tregon burgun Ramës/ 6 muaj nuk të dalin të pastrosh pisllëqet e 8 viteve

5 Tetor 2020, 12:45, Politikë CNA
Kryemadhi i tregon burgun Ramës/ 6 muaj nuk të dalin të pastrosh

Pas votimit të Kodit të ri Zgjedhor, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, i ka treguar burgun kryeministrit Edi Rama

Kryemadhi theksoi se gjashtë muajt që kanë mbetur deri në zgjedhjet e radhës, nuk do t?i dalin as për të pastruar ?pisllëqet që ka bërë në këto 8 vite?.

?Frikacaku tregoi edhe njëherë që ka frikë nga populli i tij, ka frikë nga partia e tij dhe mbi të gjitha ka frikë nga vota e lirë e shqiptarëve. Ai sot jo vetëm nuk hapi listat por i bunkerizoi ato. Ai tregoi edhe njëherë frikën e tij që ka nga partnerët seriozë europianë që ndjekin nga larg zhvillimet, ku vetëm disa ditë më parë u dekonspirua nëndrejtori i tij që ndante informacion me grupet kriminale. Rilindja ngatërron lucën me llucën, por nuk është as pastrim i barkut të peshkut.

Këtë duhet ta kuptojë mirë Edi Rama. Edi Rama sot është armiku i shqiptarëve që humbën shtëpinë nga trëmeti, është armiku i naftëtarëve të Ballshit, është armik i mjekëve dhe infermierëve shqiptarë, të cilët jo vetëm nuk paguhen por as nuk mbrohen nga pandemia. Paratë e tyre ai tashmë i kalon me vendime sekrete në xhepat e oligarkëve. Edi Rama është armik i mësuesve. Nuk ka faj që flet broçkulla se i është prishur qetësia. 6 muaj nuk i dalin që të pastrojë pisllëqet që ka bërë në 8 vite. Sot bën si i fortë ditën por natën sjell emisarët e tij për të shpëtuar kokën pas 5 prillit.
Më kot lodhesh, era e qelbur e kufomës politike që të rrethon ty dhe shpurën tënde nuk mund ta mbulojnë dot as parfumet më të shtrenjta të Rilindjes, brenda dhe jashtë vendit. Ti zotëri e ke vendin aty te bashkëpunëtorët e tu, aty ku i ke çuar ti bashkëpunëtorët e tu më të afërt, dhe siç ndodh rëndomë, do të jesh kolegu i qelisë së tyre? u shpreh Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga