Connect with Us

Kodi i Ri Zgjedhor/ Reagimi i parë nga ndërkombëtarët: Rama hodhi hije të errët mbi zgjedhjet

Politikë

Kodi i Ri Zgjedhor/ Reagimi i parë nga ndërkombëtarët: Rama hodhi hije të errët mbi zgjedhjet

Publikuar

-

Kodi i Ri Zgjedhor/ Reagimi i parë nga ndërkombëtarët: Rama hodhi hije të errët mbi zgjedhjet

Vjen reagimi i parë nga ndërkombëtarët pas votimit të Kodit të ri Zgjedhor nga maxhoranca.

Përfaqësuesi për Politikën e Jashtme të PPE në Parlamentin Europian, Eurodeputeti Michael Gahler deklaron se shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE duke akuzuar qartazi kryeministrin Edi Rama.

Ndërkohë Gahler i bën thirrje Presidentit t’i kthejë ligjin e sotëm Parlamentit.

“Duke votuar sot shkeljen e Marrëveshjes së 5 Qershorit të negociuar nga Bashkimi Evropian me opozitën, kryeministri shqiptar Edi Rama hodhi një hije të errët mbi zgjedhjet e ardhshme të prillit, të cilat duhet të ishin të lira e të ndershme, dhe më të mira se të mëparshmet.
Me këtë veprim Rama qartësisht pengon integrimin evropian të Shqipërisë. Më saktësisht, shkelja e marrëveshjes së 5 Qershorit rrezikon të bllokojë dhe të shtyjë Konferencën e parë Ndërqeveritare si hapin e parë për fillimin e negociatave të pranimit në BE.
Shqipëria meriton shumë më mirë se kaq. Ne i bëjmë thirrje Presidentit t’i kthejë ligjin e sotëm Parlamentit. Ne i bëjmë thirrje Kryeministrit Rama të rishikojë pozicionin e tij për hir të së ardhmes evropiane të popullit shqiptar”, deklaron Gahler./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 30 Qershorit/ Kokona: Jemi në devijim të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues

Publikuar

-

Nga

Kuvendi rihap garën për një vend vakant në Kushtetues/ Afati dhe kriteret

Përfaqësuesja e Këshillit të Ministrave, Elira Kokona ka folur për zgjedhjet e 30 Qershorit ku është shprehur se ky proces ka të bëjë me votuesit. Sipas saj, për aq kohë sa kërkuesi nuk është as votues dhe as subjekt politik , atëherë ka devijim total të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues.

Ajo gjithashtu theksoi se qëllimi i vet ekzistencës së Shoqatës nëpërmjet kryetarëve nuk mundet të kryesohet apo përfaqësohet nga ish-kryetarë.

Ky proces ka të bëjë me votuesit, për aq kohë sa kërkuesi nuk është as votues dhe as subjekt politik jemi në devijim total të aspekteve procedurale të një shqyrtimi kushtetues. Mund të ketë subjekte që i drejtohen Gjykatës Kushtetuese por duhet t’i drejtohen jo me një rol parësor,  por pasi i kanë shteruar nivelet e tjera të gjykimit.

Jemi e kushtet e një shoqate e cila nuk ka në parashikimet e akteve te veta themelore aktet politike dhe as një aktivitet për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Për këtë arsye qëllimi i vet ekzistencës së Shoqatës nëpërmjet kryetarëve nuk mundet sipas vullnetit të kryesohet apo përfaqësohet nga ish-kryetarë. Prezent në proces kemi një ish-kryetar dhe një profesionist i autorizuar nga një ish-kryetare.

Të gjitha rastet kur një kryetar pret që në detyre të vijë një kryetar tjetër nuk mund të shfrytëzojë mbajtjen edhe të postit të një shoqate. Kryetari aktual i shoqatës ka marrë detyrën në vijim të periodicitetit te caktuar. Jemi ne kushtet e mungesës se përfaqësueshmërisë në këtë seancë”, u shpreh Kokona./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

400 gjyqtarë e prokurorë pa Vetting/ Balla: Zgjatja e mandatit të KPK duke ndryshuar Kushtetutën me opozitën

Publikuar

-

Nga

400 gjyqtarë e prokurorë pa Vetting/ Balla: Zgjatja e mandatit të KPK duke ndryshuar Kushtetutën me opozitën

Nga 800 gjyqtarë dhe prokurorë në sistemin e drejtësisë, deri tani 401 kanë kaluar në “sitën” e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ose thënë ndryshe shkallën e parë të Vetting-ut.

Gjysma tjetër e zyrtarëve të drejtësisë duhet të kalojnë kontrollonin brenda vitit të mbetur nga mandati i KPK-së.

Nisur nga numri i madh i gjyqtarëve dhe prokurorëve që nuk kanë kaluar Vetting-un, mazhoranca e ka të qartë hapin e radhës.

“E vetmja zgjidhje është një zgjatje me një dispozite kalimtare në Kushtetutë të mandatit të Komisionit të Përkohshëm të Kualifikimit.

Por për ndryshimin e kushtetutës, duhet dhe opozita dhe z. Basha thotë se ka kohë të mjaftueshme për të arritur konsensus.

“Me opozitën e re parlamentare ne mund të gjejmë gjuhën e përbashkët për të zgjatur mandatin e tyre”, shtoi kreu i grupit parlamentar të PS.

LEXO EDHE:  Kriza e thellë politike, Rama nga Salzburg: Ne s’biem dakord as për kohën, duhet të piqemi!

LEXO EDHE:  “Më tha Rama të hëngsha shaminë”/ Gjuzi shpjegohet pas përjashtimit nga Kuvendi

Në shkurt 2018, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nisi shkarkimet e para në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Kjo strukturë ka mandat 5-vjeçar, që mbaron në qershorin e 2022.

“Ndryshimet në Kushtetutë kërkojnë një kohë të gjatë në dispozicion, nëse bëj një përllogaritje minimale të afateve, të paktën 45 ditë. Kështu që do të sugjeroja që kjo do të ishte një çështje që të adresohet me prioritet nga legjislatura e re.

Sipas draft strategjisë së Ministrisë së Drejtësisë për reformën në këtë sistem, pritet të ketë zgjatje në zbatimin e saj me të paktën 10 vjet dhe një kosto që mund të shkojë deri në 57 milionë euro./euronews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zgjedhja e kryetarit të ri të AMA-s/ Reagon ashpër PD, akuza qeverisë

Publikuar

-

Nga

Zgjedhja e kryetarit të ri të AMA-s/ Reagon ashpër PD, akuza qeverisë

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me emërimin në krye të AMA-s, të Armela Krasniqit.

Në një dalje publike për mediat, deputetja e zgjedhur e PD-së, Albana Vokshi theksoi se sot është një tjetër ditë e zezë për demokracinë shqiptare.

Sipas Vokshit, Autoriteti i Medias Audiovizive, duhet të jetë i pavarur si institucion dhe jo t’i jepet në dorë kryeministrit, ndërsa akuzon se me zgjedhjen e Krasniqit janë shkelur proceduat.

Deklaratë e Partisë Demokratike:

Sot është një tjetër ditë e zezë për demokracinë shqiptare.

Pas masakrës zgjedhore, me të cilën Rama-Doshi vodhë të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur të lirë një të ardhme më të mirë për familjet e tyre, regjimi hodhi hapin e radhës kundër demokracisë, duke goditur edhe një herë lirinë e medias. Autoriteti i Medias Audiovizive, një institucion që sipas ligjit duhet të jetë i pavarur, po i jepet në dorë Kryeministrit dhe regjimit të tij që nuk e fsheh armiqësinë ndaj lirisë së medias.

Parlamenti njëpartiak, me mandat të përfunduar, e që nuk përfaqëson vullnetin e qytetarëve shqiptarë, përmes Komisionit të Medias, në mungesë të opozitës reale, ka shkelur në mënyrë flagrante nenet që përcaktojnë procedurën dhe zgjedhjen e kryetarit dhe anëtarëve të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Në garën për kreun e AMAs, me pseudokandidatë nënpunës shtetërore pa asnjë eksperiencë në fushën e medias apo fushat që përcakton ligji, në shkelje të afatëve ligjore, Edi Rama ka paracaktuar zëdhënësen e tij dhe te PS për këtë post. Edi Rama, urdhëroi kandidatët e listës së PS në zgjedhjet e fundit, në Komisionin Parlamentar të Medias, të votonin për Armela Krasniqin duke shkelur hapur ligjin dhe specifikisht nenin 7 dhe 8 që përcaktojnë papajtueshmërinë dhe konfliktin e interesave.

E paprecedentë procedura e ndjekur për të rrëmbyer vendet e opozitës në bordin e AMA-s, në shkelje të legjislacionit aktual, të Ligjit për Mediat Audiovizive, e në kundërshtim të hapur me rekomandimet e Komisionit të Venecias.

Ky akt godet në zemër lirinë e medias, duke e kthyer këtë institucion në zgjatimin e partisë shtet, ndërsa rolin e drejtuesit të tij e njëson me atë të zëdhënësit të regjimit Rama-Doshi.

Me këtë akt antidemokratik kundër lirisë së medias, regjimi Edi Rama kërkon ta përdorë AMA si gjykatën e gazetarëve, organin e censurës, që do kontrollojë jo vetëm platformat televizive, por edhe portalet e mediave on line. Ky organ censure do të përdoret për të implementuar famekeqen paketë të censurës së medias për të ushtruar presion, shantazhuar, mbyllur gojën kujtdo medie apo gazetari që do të guxojë të denoncojë vjedhjen e zgjedhjeve, korrupsionin qeveritar dhe bashkëpunimin e pushtetit me krimin dhe oligarkinë.

Sot, cdo shqiptar që kërkon një Shqipëri më demokratike, një Shqipëri më pranë Bashkimit Europian duhet të jetë i shqetësuar, sepse me këtë akt kundër lirisë së medias, kundër institucioneve të pavarura, demokracia është edhe më e rrezikuar, ndërsa Bashkimi Europian do të mbetet një destinacion politik edhe më i largët.

Sot është koha të gjithë të reagojnë!! Të gjithë gazëtarët, mediat, institucionet që monitorojnë lirinë e shtypit në Shqipëri. Kapja e AMA-s paralajmeron kalimin dhe miratimin në parlament edhe të paketës së censurës së medias onlinë për mbylljen e portaleve online. Pa media nuk ka demokraci! të mos heshtim para se të jetë vonë!

Partia Demokratike kërkon që të ndalet menjëherë ky akt antiligjor e antidemokratik i një parlamenti monopartiak./CNA.al

LEXO TE PLOTE