LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Koalicioni është frymë, jo letër”/ Kryemadhi: Logoja e LSI nuk ikën

5 Tetor 2020, 20:05, Politikë CNA
“Koalicioni është frymë, jo letër”/ Kryemadhi:

Duke folur në lidhje me mënyrën sesi do të rreshtohet opozita pas ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, Kryemadhi tha se më e rëndësishme është fryma sesa rreshtimi në letër i koalicionit opozitar.

Ajo tha se për opozitën prioritet janë zgjedhjet e lira dhe me standard, ndërsa theksoi se logoja e LSI-së nuk do ikë ndonjëherë.

?Nuk ka rëndësi kjo. E thashë, koalicioni është frymë. Logoja e LSI-së as nuk ka ikur ndonjëherë dhe as do ikë ndonjëherë, për këtë të jeni të bindur. Të vijmë te logoja jemi 45 ditë përpara zgjedhjeve. Por për një gjë të jeni të bindur, koalicioni është frymë. Koalicioni nuk është letër?, u shpreh ajo në ?Ilva Now?.

Pyetjes së si do të ishte më mirë për LSI-në në gjykimin tuaj, të dilte më vete apo të shkrihet në një koalicion me Partinë Demokratike, Kryemadhi iu përgjigj:

?Jo vetëm për LSI-në, por për të gjitha partitë e opozitës, standardet e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, janë standardi kryesore, nuk është çështja e listës. Unë mendoj që edhe për shumë institucione ndërkombëtare të cilat i kanë rënë tam tameve të të drejtave të njeriut, të projekteve të tyre me miliona euro që kanë bërë për kriteret e Kopenhagenit, për integrimin europian, për demokracinë, për përfshirjen, për klasën politike, për pushtetin e votës së qytetarëve e të tjera e të tjera. Sot është më e rëndësishme për të folur për këtë humbje kohe dhe këtë buxhet të madh, të cilin Edi Rama e shkeli me këmbë.

Nuk mendoj sot, më falni për shprehjen që po përdor, barkun apo tryezat e shqiptarëve nuk e mbush Kodi Zgjedhor dhe as listat e partive politike me deputetët e tyre sot shqiptarët duan vende pune. Sot shqiptarët duan punësim, duan arsim për fëmijët e tyre, duan shëndetësi?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga