LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gold Ag pendohet pasi e quajti Tunën “degjenerim të femrës shqiptare”: Nuk e fyej më se është një nënë

5 Tetor 2020, 08:47, Lifestyle CNA
Gold Ag pendohet pasi e quajti Tunën “degjenerim të femrës

Dy ditë më parë teksa ishte i ftuar në emisionin e Luana Vjollcës, reperi Gold Ag tregoi më shumë për përplasjen e tij me këngëtaren Tuna.

Ai u shpreh: ?Arsyeja e këtij sherri nuk është sherr, por është një realitet që nuk kam qejf që një femër si ajo me prezantu degjenerim te femrat shqiptare, te motrat tona. Unë nuk jam ai që duhet të drejtoj femrat se çka me qit e çka mos me qit, por për derisa ajo ka këndu serbisht e vjen në Kosovë e qet zogun, te une jo.?

Pas kësaj deklarate duket se reperi ka marrë shumë kritika nga fansat dhe për këtë ai ka reaguar në një psotim në rrjetet sociale duke thënë që nuk e ka fyer Tunën dhe s?ka asnjë qëllim ta fyejë pasi tashmë ajo është një nënë.

?Vllezër e motra, i pash disa komente që pse e ke fy Tunën në intervistë te Luana Vjollca.Në asnjë gjysëm fjale se kam fy e as nuk do ta fy asnjëherë më se tash ajo është një nënë.Kur më pyetën për arsyen, thjeshtë tregova që skam pas qef asi lloj prezentimi i këngëve të prezentohet para motrave e nënave tona.Kjo përgjigje është për ju që that që ofendova por më së shumti për Tunën le ta din që kurrë në jetë nuk e ofendoj se ajo që ishte ka kaluar, e alkool nuk pi as po t?ma dhuronin gjithë botën lere më për lojë?, shkruan Gold Ag në postimin e tij në Instagram./ CNA.al

 

 

 

A post shared by Gold AG (@arianagushi) on

Lajmet e fundit nga