LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Gent Ibrahimi mesazh magjistratëve të rinj/ “Ne i përkasim elitave, keni barrë të rëndë përgjegjësish”

5 Tetor 2020, 14:16, Aktualitet CNA
Gent Ibrahimi mesazh magjistratëve të rinj/ “Ne i përkasim

Në kuadër të fillimit të vitit të ri akademik 2020-2021, Shkolla e Magjistraturës ka organizuar sot ceremoninë e diplomimit të 16 magjistratëve, 14 prej tyre në profilin gjyqtar dhe 2 në profilin prokuror.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e godinës Poli i Drejtësisë me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme të drejtësisë, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, Ministria e Drejtësisë, përfaqësues së komunitetit ndërkombëtar të cilët asistojnë institucionet të reja të drejtësisë si dhe pedagogë të Shkollës së Magjistraturës.

Në fjalën e tij, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi përgëzoi magjistratët të rinj me rastin e diplomimit dhe theksoi se detyra e magjistratit është një barrë përgjegjësish që mund ta mbash me sukses vetëm në rast se ke kapacitetet e duhura morale dhe profesionale.

?Në çdo vend të botës nuk ka asnjë dyshim që magjistraturat i përkasin elitave. Ka disa mënyra për të përcaktuar elitat; është kriteri kulturor, kriteri pasuror, kriteri i origjinës familjare. Ka plot kritere, por askush nuk besoj se do të ketë dyshim për të thënë që ti përkasësh një grupi, i cili merr vendime për pjesën tjetër të shoqërisë, është padyshim një kriter i fortë për ti përkitur elitës së një vendi dhe ju padyshim që i përkisni kësaj elite.

Dhe t?i përkasësh elitës është një cilësi që vjen me një barrë të rëndë përgjegjësish. Një barrë përgjegjësish që mund ta mbash me sukses vetëm në rast se ke kapacitetet e duhura morale dhe profesionale. Por ju e dini më mirë se kushdo tjetër se ju jeni këtu pse ia keni dalë në krahasim me shumë të tjerë. Tani ju jeni magjistratë, gjyqtarë dhe prokurorë. Përsëri do të ballafaqoheni me një rast tjetër ku meritokracia do të bëjë diferencën midis jush.

Ju e dini se ne Këshillat në thelb notarizojmë rezultatet tuaja në Shkollën e Magjistraturës sepse është performanca juaj në këto tre vite e cila do të përcaktojë vendimet tona për fillimet e karrierës tuaj. Ja edhe një shembull tjetër që tregon se vlerat personale, performancat personale janë ato që bëjnë diferencën midis njërin dhe tjetrit brenda sistemit. Ju në vazhdimësi në karrierën tuaj do të shikoni se do të jetë përsëri performanca juaj personale që do të bëjë diferencën në vendimet tona për ecurinë tuaj në karrierë?, deklaroi Ibrahimi ndër të tjera./ CNA.al

Lajmet e fundit nga