LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Fiksojeni mirë këtë të voglin”/ Rama krenohet me Lirimin: Forca vëllaçko

5 Tetor 2020, 14:59, Sociale CNA
“Fiksojeni mirë këtë të voglin”/ Rama krenohet

Kryeministri Edi Rama ka postuar një foto me të riun shqiptar nga Maqedonia, Lirim Zendeli.

Kryeministri shkruan se shumë shpejt do ta shohim të mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1.

?Fiksojeni mirë këtë të voglin këtu dhe mbajeni mend, sepse një ditë do ta shihni mbështjellë me flamurin e Shqipërisë në podiumin e fituesve të Formulës 1.
Ky është Lirim Zendeli, shqipe nga Maqedonia e Veriut, lindur në Gjermani, fitues në Formula 4 e në Formula 3 dhe sezonin e ardhshëm garues në Formula 2. Më vizitoi sot për të biseduar me mua për planet e të ardhmes dhe më ka mbushur zemrën plot me kënaqësinë që më dha karakteri i tij mbresëlënës.
Forca vëllaçko, Zoti i Shqiptarëve qoftë me ty deri në finish?, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale./CNA.al

Lajmet e fundit nga