Connect with Us

Deklarata e BE/ Kryemadhi: Lexoj zhgënjim te ndërkombëtarët, Rama ka opozitë administratën publike dhe socialistët

Politikë

Deklarata e BE/ Kryemadhi: Lexoj zhgënjim te ndërkombëtarët, Rama ka opozitë administratën publike dhe socialistët

Publikuar

-

Deklarata e BE/ Kryemadhi: Lexoj zhgënjim te ndërkombëtarët, Rama ka opozitë administratën publike dhe socialistët

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka folur mbi deklaratën e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë në lidhje me votimin në Parlament të Kodit Zgjedhor.

Kryemadhi tha se në të gjitha deklaratat e ndërkombëtarëve vërehet zhgënjimi i tyre ndaj Edi Ramës.

Sipas kryetares së LSI, sot kryeministri Edi Rama dhe qeveria kanë opozitë jo vetëm PD dhe LSI por dhe administratën publike.

“Unë lexoj zhgënjimin e radhës së institucioneve ndërkombëtare që deri më sot e mbajtën me oksigjen Edi Ramën. Sot kemi një histori që ka marrë fund tashmë. Për mua është detyra e LSI dhe e gjithë opozitës, është që t’u drejtohen shqiptarëve për angazhimet që do të marrin pas 25 prillit. Beteja e 25 prillit ka marrë fund”, u shpreh ajo në emisionin “Ilva Noë”.

LEXO EDHE:  Procesi i numërimi/ Alfred Rushaj: PD po bën të pamundurën të përfundojë me integritet

Teksa u pyet se nga i buron kjo bindje, kryetarja e LSI deklaroi: Mjafton të shikosh reagimet fëminore, por edhe në panik jo vetëm të Edi Ramës, por edhe të gjithë shpurës së tij, kupton që situata dhe lëvizjet e asaj që shikojmë edhe ne në terren, kupton që rrënimi i pushtetit të Edi Ramës është i jashtëzakonshëm. Sot Edi Rama nuk ka opozitë vetëm LSI, PD, sot ka opozitë edhe administratën e vet publike. Në votimet e 30 qershorit, 30% e administratës publike i votoi kundër. Sot Edi Rama ka opozitë PS, socialistët e vet./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zbulohet strategjia e Bashës për të hequr vëmendjen nga takimi i Berishës

Publikuar

-

Nga

Vijon prej mëngjesit seanca maratonë në Kuvend. Opozita me Bashën në krye, e kanë ndërprerë disa herë tashmë me justifikimin se duan Ramën në Kuvend.

Siduket Lulzim Basha po e shtyn seancën që të flasë gjatë kohës që do jetë live aktiviteti i Berishës, i cili nis në orën 18:00.

Basha po përpiqet të justifikohet dhe atij po i shërben edhe kryeministri Edi Rama me mungesën e prencës së tij.

LEXO EDHE:  “Njerëzit mendojnë se jam arrogant, por unë pasionohem i gjithi”/ Rama kapet me Ballën: Rolin tim e di vetë

LEXO EDHE:  Pas Turqisë, Rama ikën në Greqi/ Nesër takime me Mitsotakis dhe Dendias



Megjithëse kryeparlamentarja Nikolla njoftoi se ai do mbërrinte  në Kuvend rreth orës 17:00, tashmë kanë kaluar më shumë se 40 minuta, dhe Basha ende nuk ka folur.

Siduket Luli po shpreson të ndajë mediat dhe ekranet në 2, gjatë fjalës së tij për të hequr vëmendjen nga takimi i ish kryeministit Sali Berisha me strukturat e PD në Tiranë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ahmetaj zbulon planin “Rama 3″/ “Do e çojmë Shqipërinë në tjetër nivel”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Zëvendës-kryeministri Arben Ahmetaj, ka mbajtur fjalimin e tij në seancën e sotme parlamentare.

Ahmetaj ka zbuluar disa prej pikave të planit të qeverisë Rama 3.

Zëvendës-kryeministri është shprehur se është një përgjegjësi dhe privilegj për të hedhur hapat që nuk e dëmtojnë vendin.

Ahmetaj ka theksuar se mandati Rama 3 është një mandat për Shqipërinë “2020-2030”, një plan i kujdesshëm me reforma dhe aksione që synojnë ta çojnë Shqipërinë në një nivel tjetër.

Përgjegjësia dhe privilegji janë njësoj si për ne majtas si për ju djathtas, për të qenë serioz, që të hedhim hapat që nuk e dëmtojnë vendin tone.



Mandati Rama 3 është një mandat për Shqipërinë “2020-2030”. Është një plan i kujdesshmë me reforma dhe aksione që synon të çojnë Shqipërinë në një nivel tjetër.

Shqipëria “20-30” do të jetë një vend me rritje ekonomike.

Shpipëria do të jetë një vend me rritje të qëndrushme falë një programi gjithëpërfshirës. Një vend me fëmijë fluentë në anglisht, që në klasë të parë, me përdorim të teknologjisë. Kampion rajon në turizëm.

Të rinj që gjejnë mundësi në sipërmarrje. Mandati 3 shpalos hapin tonë të punës, që bzaohet në 5 shtylla. Tërmeti dhe pandemia na treguan se askush nuk është i paprekshëm nga dukuritë natyrore.

Shprehja më e lartë e politikës, shprehet në guxim. 3 mujori i parë i vitit të 2021 shënoi rritjen më të lartë në rajon. 88 miliardë lekë , mbështjete, kjo ishte ajo që bëmë ne”, shprehet Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Balla ironizon opozitën/ “Trajnime urgjente për mësimin e rregullores së Kuvendit”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Opozita vijon të kërkojë ndërprejen e seancës për të mbledhur grupin parlamentar të PD. Ata nuk kanë pranuar që seanca të vijojë pa praninë e kryeministrit Edi Rama.

U mblodhëm dhe në rregullore mbledhja është 60 minuta, sa i përket zhvillimit se kur e nisim dhe kur e përfundojmë është punë e grupit tonë. Dilni nga salla dhe ne të vijojmë mbledhjen”, është shprehur Oriola Pampuri.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u kujtoi deputetëve të opozitës rregulloren duke thënë se sipas nenit 52, të drejtën e ndërprerjes së seancës e ka vetëm kryeparlamentarja.

LEXO EDHE:  Pas Turqisë, Rama ikën në Greqi/ Nesër takime me Mitsotakis dhe Dendias

LEXO EDHE:  Rama në samitin e BERZH/ Na kanë vënë veton shumë herë, por këtë radhë do e vëmë ne



Duke ironizuar opozitën, Balla kërkoi nga Nikolla që të bëhen trajnime urgjente për mësimin e rregullores së Kuvendit.

Neni 52 i jep jep të drejtën e ndërprerjes së seancës vetëm drejtueses. Kur 7×7 bëjnë 42 mund a thuash kështu… Nuk shkruhet asgjëkundi që mbledhjet e grupeve parlmentare zhvillohen në këtë sallë…E kemi urgjente një trajnim për rregulloren e Kuvendit. Mos e lexoni mbrapsht, marrja peng nuk është e sanksionuar në rregullore”, shprehet Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE