LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

BE rregulla të reja/ Vendosen vizat ETIAS, ja si mund të udhëtojnë shqiptarët drejt vendeve të BE

5 Tetor 2020, 19:38, Sociale CNA
BE rregulla të reja/ Vendosen vizat ETIAS, ja si mund të

Bashkimi Europian do të vendosë rregulla të reja për 62 shtete që nuk janë pjesë e BE por udhëtojnë pa viza në vendet shengen.

Mësohet se Bashkimi Evropian ka vënë në fuqi Sistemin Evropian të Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit (ETIAS) dhe 62 shtete duhet të pajisen me vizë nga ky program për të udhëtuar drejt vendeve shengen, duke filluar nga viti 2021.

Ndër shtetet që duhet të pajisen me sistemin ETIAS është listuar edhe Shqipëria. ETIAS është e vlefshme për kufijtë tokësorë, ajrorë dhe detarë, si dhe për udhëtarët të cilët do të kalojnë vetëm përmes vendeve të Shengenit gjatë rrugës për në destinacionin e tyre përfundimtar.

Sistemi ETIAS do të jetë i thjeshtë në përdorim dhe do të kursejë kohë për aplikantët. Aplikimi mund të bëhet online dhe merr rreth 10 minuta kohë për t’u plotësuar.

Përgjigja nëse ju është konfirmuar ose refuzuar viza është e menjëhershme, por mund të zgjasë edhe deri në 72 orë.

Nëse miratohet, ETIAS mund të jetë e vlefshme për 3 vjet ose deri në fund të vlefshmërisë së dokumentit të udhëtimit të regjistruar gjatë aplikimit.

Duke iu referuar një zyrtari të KE, Schengen Viza Info News raporton se ETIAS nuk do të jetë e detyrueshme, të paktën vitin e parë të zbatimit të tij për shumicën e udhëtarëve, pasi BE dëshiron të lejojë udhëtarët dhe kontrollet kufitare të përshtaten kërkesës së re.

Procedurat ligjore për të kaluar ETIAS kanë filluar në 2016 dhe sistemi pritet të jetë në fuqi deri në 2022, por nuk do të jetë i detyrueshëm deri në vitin 2023 .

Ndërkohë, të dhënat që duhet të plotësohen për tu pajisur me ETIAS janë informacione biometrike si:

Mbiemri

Mbiemri në lindje

Data e lindjes

Vendi i lindjes

Informacion në lidhje me shtetësinë tuaj

Adresë

Emaili dhe numri i telefonit

Edukimi dhe përvoja e punës

Vendi i parë i BE që keni ndërmend të vizitoni

Pyetjet e prapavijës dhe përshtatshmërisë që do të pyesin për gjendjen tuaj mjekësore, udhëtimin në vendet e luftës ose vendet ku ju jeni dëbuar ose refuzuar, si dhe të dhënat kriminale

Për të miturit, kujdestari ligjor duhet të aplikojë për ETIAS

Për anëtarët e familjes së shtetasve të BE-së nga vendet e tjera, ju duhet të paraqisni prova të marrëdhënies, kartën e qëndrimit dhe informacione të tjera historike/ CNA.al

Lajmet e fundit nga