LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha akuza të forta Ramës/ Nuk ndalen vjedhjet, tendera abuzivë në kulmin e pandemisë

5 Tetor 2020, 09:20, Politikë CNA
Basha akuza të forta Ramës/ Nuk ndalen vjedhjet, tendera abuzivë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të forta sot në drejtim të kryeministrit Edi Rama.

Në një prononcim për mediat, Basha është ndalur tek ekonomia e vendit, për të cilën tha se është në ditët më të këqia.

Kreu i PD-së theksoi se nëse do të ishte zbatuar programi i opozitës, situata ekonomike nuk do të ishte në këtë gjendje, por sipas tij Rama e ka mendjen vetëm tek vjedhja.

?Nëse do ishte zbatuar palni ynë nuk do ishte kjo gjendje. Kemi një kryeministër të papërgjegjshëm, që mendon vetëm për të vjedhur.

E vetmja gjë që nuk ndalet është vjedhja.

Më thoni një vend që gjatë kulmit të pandemisë e ka mendjen për të vjedhur me tendera sekret. Më thoni një vend që pas një tërmeti tragjik, e ka mendjen të vjedhin me tendera.

Plani që kemi propozuar është plani që do ta zbatonim po të ishim në qeverisje?-tha ndër të tjera Lulzim Basha./ CNA.al

Lajmet e fundit nga