Connect with Us

Ambasada amerikane jep lajmin/ Ismail Kadare pritet të nderohet me çmimin e madh

Kultura

Ambasada amerikane jep lajmin/ Ismail Kadare pritet të nderohet me çmimin e madh

Publikuar

-

Ismail Kadare pjesë e garës/ Jepet çmimi Nobel në Letërsi

Ambasada amerikane ka njoftuar se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti.

Ndërkohë bëhet me dije se këtë vit, aktiviteti do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen.

“Kemi kënaqësinë të njoftojmë se shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare do të nderohet me Çmimin Ndërkombëtar Neustadt për Letërsinë të këtij viti. Si një nga ngjarjet më të mëdha të letërsisë botërore, Festivali Neustadt i Letërsisë është një festim i librave dhe kulturës ndërkombëtare, sponsorizuar nga World Literature Today dhe organizuar nga Universiteti i Oklahomës. Këtë vit, ngjarja do të zhvillohet virtualisht dhe do të jetë pa pagesë për të gjitha ata që regjistrohen. Ju ftojmë të bashkoheni me ne dhe të shohim me krenari poetin dhe novelistin më të njohur të Shqipërisë teksa nderohet për arritjet e tij”, thuhet në njoftimin e ambasadës./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kultura

‘E kam dashur që në adoleshencë’/ Ismail Kadare rikthehet në Vlorë pas 20 vitesh

Publikuar

-

Nga

‘E kam dashur që në adoleshencë’/ Ismail Kadare rikthehet në Vlorë pas 20 vitesh

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare zhvilloi sot një takim me të rinjtë  e qytetit të Vlorës, për të folur për librin “Kohë për rrëfim”.

Kadare  u rikthye në qytetin bregdetar pas 20 vitesh, ku theksoi se ka mbet i kënaqur me mirëpritjen dhe se ka pësuar shumë ndryshime të mëdha.

 “Shoh një Vlorë më të bukur”, tha shkrimtari duke iu referuar ndryshimeve të ndodhura. “Vlora është qytet i dashur për letërsinë, që e kam dashur që në adoleshencë. Na ka mirëpritur gjithnjë me një cilësi hyjnore që vijon ta ketë edhe sot.

Më vjen mirë që shoh një Vlorë plot ndryshime”, tha Kadare. Shkrimtari iu përgjigj  pyetjeve të të rinjve plot humor./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

149 vjetori i lindjes së Asdrenit/ Historiani Niko Kotherja përkujton rilikun e madh të Rilindjes

Publikuar

-

Nga

149 vjetori i lindjes së Asdrenit/ Historiani Niko Kotherja përkujton rilikun e madh të Rilindjes

Historiani Niko Kotherja ka përkujtuar sot datëlindjen e njërit prej përfaqësuesve më dinjitozë të Rilindjes shqiptare, autorit të himnit të flamurit, Aleksandër Stavre Drenova (Asdreni).

“Si sot, 149 vite me pare, me 11 prill 1872, u lind ne Drenove te Korces, autori i Himnit te Flamurit dhe njeri prej perfaqesuesve me dinjitoze te Rilindjes Shqiptare. Asdreni padyshim qe ben pjese ne radhen e figurave me te shquara kombetare, me kontribute te shumaneshme, si poet, perkthyes, veprimtar i dalluar i levizjeve patriotike dhe diplomat.

Ne foto: fragment dokumenti i Kolonise Shqiptare te Bukureshtit me vule dhe nenshkrimin e Asdrenit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kultura

Ikona e humorit/ Arben Dervishi feston sot ditëlindjen

Publikuar

-

Nga

Ikona e humorit, Arben Dervishi feston sot 58 vjetorin e lindjes së tij. Ai është një ndër aktorët e mirënjohur shqiptar.

Dervishi njihet për pjesëmarrjen e tij në teatrin e Korçës dhe për filmat e tij, të cilët janë nga filmat më të preferuar komikë shqipëtar. Ai dallohet për sensin e tij të thellë të humorit.

Arben Dervishi ka lindur në vitin 1963 në një fshat të Korçës; Biranj dhe ndoqi studimet në ‘Akademine e Arteve’ në Tiranë.

Aktori i njohur ka marrë pjesë në shumë filma me personazhe të ndryshme në humor ku ka luajtur mbi 100 role ne skece e forma te shkurtra dramaturgjike per teatrin e varietese, si ne shfaqjet: Pse te mos qeshim, Vesh me vesh, Si t’ia veme emrin, Qyteti i endrrave, Na falni per vonesen, Ku e lame fjalen? A. Dervishi eshte aktor energjik, operon me elementet e burleskut, por pa e perdhosur vertetesine dhe organicitetin e ndjenjes komike; ka aftesine e krijimit te karaktereve te mevetesishme: njerez te rendomte, pijanece, mashtrues, mburravece etj.

Por prej vitesh i mungon skenës Shqiptare sepse më pas ju desh të largohej sepse familjarët e tij dëshironin të jetonin në Amerikë, ku aktualisht po jeton dhe vazhdon jetën.

LEXO EDHE:  FOTOT-Nuk kursehet aspak/ Zbuloni sa kushtoi veshja e Marina Vjollcës në Klanifornia

LEXO EDHE:  Çfarë mendonte Mehmet Shehu për Kadarenë?/Ja si përgjigjet Bashkimi

Por për publikun Shqiptar Dervishi mbetet po aq i dashur dhe i preferuar sa dikur./ CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE