LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

16 vjeçari në Berat humb jetën tragjikisht

5 Tetor 2020, 15:02, Kronika CNA
16 vjeçari në Berat humb jetën tragjikisht

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Berat.

Një 16 vjeçar ka humbur jetën nga rryma elektrike. Mësohet se i riu është çuar në urgjencë e spitalit rajonal nga të afërmit e tij  por megjithë përpjekjet e mjekëve i riu ndërroi jetë.

Babai dhe djali kanë qenë duke korrur misrin, kur kanë kapur pa dashje telat e tensionit të lartë. I ati është dërguar me urgjencë në Tiranë, në gjendje të rëndë./CNA.al

Lajmet e fundit nga