Kronika
Policia kontrolle gjatë mesnatës në aksin Sauk-Teg/ “Fluturojnë” 23 patenta, arrestohen 6 shoferë

23 patenta janë pezulluar nga Policia Rrugore dhe shoferët janë dërguar në Komision pasi janë kapur me shpejtësi tej normave në autostradën Sauk-TEG.
Policia bën me dije se 12 patenta janë hequr për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Gjithashtu janë arrestuar 6 drejtues mjetesh nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.
Njoftimi i plotë:
Vijon monitorimi me Radar, në Sauk-Teg, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të kodit rrugor, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore.
Drejtues mjetesh: Rruga është e të gjithëve dhe jeta është e shtrenjtë. Shpejtësia, alkooli, garat, të presin rrugëtimin e jetës.
23 Leje Drejtimi të pezulluara për disa orë kontroll, nga këto 12 për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 11 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
6 drejtues mjetesh të arrestuar, nga të cilët 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 3 që drejtonin mjetet pa leje drejtimi.
Edhe pse kontrollet janë shtuar sëtepërmi në akset me rrisk, edhe pse gjatë fundjavës ka akoma më shumë kontroll, përsëri ka shumë drejtues mjetesh që abuzojnë me shpejtësinë dhe me alkoolin në timon.
Për disa orë monitorim me Radar janë evidentuar shpejtësisë që varionin 151 km/h – 173 km/h në aksin Sauk – Teg, shpejtësi që vrasin jetën
Guxim! Vetëbesim i tepruar! Apo papërgjeshmëri ndaj jetës? Cilado qoftë arsyeja, drejtimi i mjetit në këtë mënyrë është i pa pranueshëm dhe vrastar.
Nga verifikimet dhe monitorimet me matësin e shpejtësisë , për disa orë, në rrugën Interurbane Tiranë-Elbasan janë konstatuar dhe pezulluar 12 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara, të cilat varionin nga 151 km/h – 173 km/h, .rrezik potencial për të shkaktuar ngjarje rrugore dhe pasoja fatale për jetën e drejtuesit, pasagjerëve, por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.
Kontrollet kanë vijuar dhe vijojnë në rrugët e kryeqytetit duke përdorur dragerat dhe si rezultat i kontrolleve deri në këto momente janë evidentuar 11 drejtues mjetesh duke drejtuar mjetet nën ndikimin e alkoolit në masë që varionte nga 0.26 mg/l deri 0.49 mg/l./CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

“Drejtuesi i BMV-së, nipi i një zyrtari të lartë”/ Plas debati mes Lalës dhe zv-ministrit
Aksidenti që ndodhi para pak ditëve te ambasada italiane, ku shtetasi Stiverjan Dashi “fluturoi” me 150 km/h në mes të Tiranës, duke rresikuar një masakër,...

Lala zbardh detaje/ Biznesmeni italian shkoi në veri për të eksploruar zonën, në makinë u gjetën…
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të reja nga zhdukja e biznesmenit italian Davide Pecorelli, pasi makina që ai kishte marrë me qira u gjet...