LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Plas sherri në Paskuqan/ Efektivi i Policisë së Burgjeve godet me qytën e pistoletës një 39-vjeçar

4 Tetor 2020, 19:34, Kronika CNA
Plas sherri në Paskuqan/ Efektivi i Policisë së Burgjeve godet me

Një konflikt ka ndodhur rreth orës 20:15 mes një qytetari dhe një efektivi në Paskuqan.

Mësohet se punonjësi i Policisë së Burgjeve është konfliktuar me një 39-vjeçar dhe e ka goditur atë me qytën e pistoletës.

Sipas bluve, qytetari është dërguar në spital dhe pas marrjes së mjekimit është dërguar në shtëpi, ndërsa efektivi është shoqëruar në komisariat.

?Më datë 04.10.2020, rreth orës 20:15, në Paskuqan, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi L.M., 49 vjeç, në konflikt e sipër ka dëmtuar lehtë dyshohet me qytën e pistoletës, shtetasin A.D., 39 vjeç, duke i shkaktuar dëmtime të lehta i cili pas mjekimit është larguar në banesë.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta kanë bërë identifikimin dhe shoqërimin e autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Nr.5, për veprime të m?tejshme hetimore, i cili është punonjës i Policisë së Burgjeve dhe paraprakisht dyshohet se e ka dëmtuar me tytën e armës të shërbimit?, njofton policia.

Ndërkohë, po vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ CNA.al

Lajmet e fundit nga