Connect with Us

“Një mbyllje do ishte shumë e rëndë”/ Rama thirrje qytetarëve: Mos luani me zjarrin

Politikë

“Një mbyllje do ishte shumë e rëndë”/ Rama thirrje qytetarëve: Mos luani me zjarrin

Publikuar

-

“Një mbyllje do ishte shumë e rëndë”/ Rama thirrje qytetarëve: Mos luani me zjarrin

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të disa qytetarëve nga makina e tij dhe një ndër pyetjet ishte a do të mbyllen sërish bizneset për shkak të pandemisë.

Rama tha se nuk dëshiron që ta çojë sërish vendin drejt mbylljes, pasi theksoi se nuk është mirë për askënd.

Duke u nisur nga kjo, kreu i qeverisë bëri dhe një apel për qytetarët, të cilëve i kërkoi të respektojnë masat dhe të mbajnë higjenë vetjake.

“Një mbyllje do ishte shumë e rëndë, jo fatale. Sepse e pamë që sado keq të goditemi si me tërmetin, për mijëra familje që humbën shtëpitë. Kushedi sa vite e vite do desh.

Madje dhe për mijëra njerëz që humbën punën. E vërteta tregon që po rimëkëmbemi. Se shtëpitë po ndërtohen, shkollat po ndërtohen, se gjithçka që humbëm po rikthehet me durim, me kohën e nevojshme, de po rikthehet më mirë, dhe më bukur, dhe më shumë qëndrueshmëri.

LEXO EDHE:  “Po ju drejtohem si vëlla”/ Kalo apel shqiptarëve: Na ndihmoni duke u përkujdesur më shumë për veten

Ky nuk është një premtim, një fjalë e mbajtur dhe ligjëruar në parlamentin e Shqipërisë. Taksat për ju do jenë zero. Për sa më takon deri në vitin 2029. Mos më thuaj a do na mbyllni përsëri. Nuk jam unë që ju kam mbyllur por domosdoshmëria. Sot nuk shoh një mbyllje të dytë në horizont. Nëse nuk bëjmë detyrën tonë, fatkeqësisht kjo mund të vijë siç po vjen në disa vende. Ndaj është e rëndësishme të mbahen maskat në mjedise të mbyllura. Ju lutem të gjithëve bëni detyrën tuaj, të ruhen distancat, të lahen duart shpesh. Mos luani me zjarrin sepse gjithkush këtu ka detyrë të bëjë diçka.

Nuk ka një mbyllje të dytë në mendjen time, por nëse shifrat nuk na imponojnë nuk do ketë një mbyllje të dytë as në realitetin tone”, theksoi Rama./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Mblidh kriminelët se po vrasin djem nënash”/ Qytetarët “gozhdojnë” Ramën

Publikuar

-

Nga

Rama nxjerr shifrat/ Ja sa persona janë vaksinuar deri tani në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama, vijon ritualin e përditshëm me prezantimin e projekteve në 3D.

Këtë radhë është ndalur  tek projekti për Portin e Durrësit.

“Mirëmëngjes dhe me maketin e sapopërfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Por, përballë 3D-ve që publikon Rama, qytetarët ngrenë shqetësime, me të cilat bashkëjetojnë çdo ditë.

“Mblidh kriminelët që po vrasin djem nënash”, i shkruan një qytetarë, Kryeministrit.

Ndërsa të tjerë i kujtojnë se si është zaptuar bregdeti nga privati dhe se nga projektet që Rama reklamon, qytetarët e thjeshtë nuk fitojnë asgjë.

Gjithçka, sipas tyre bëhet për interesa të një grupi të caktuar që një qytetare, i etiketon si “bosa të Ramës”.

LEXO EDHE:  Rama takim me përfituesit e programit LEAD Albania

LEXO EDHE:  Audio-përgjimi i vëllait të Ministrit/ PD thirrje Prokurorisë

Jam kurioze z. Kryeministër me këtë luksin e Durrësit kush do të jetojë. SE prap ne njerëzit e thjeshtë nuk kemi ku të bëjmë plazh apo të shfrytëzojmë bukuritë tona se na dalin këto pronarët dhe na trajtojnë si plehra. Këtë projektin mendojeni për të gjithë njerëzit jo vetëm për bosat tuaj..

Bukur shumë..po për bregdetin tjetër apo varja..kanë bërë një rrugë për të vajtuar në bregdetin e Fierit da të shkëmbehet një makinë me një hajvan…

Ndërkohë që po flisni për portet dhe bregdetin, shikoni njëherë plazhin e Zvërnecit në Vlorë, nuk ka ngelur asnjë pëllëmbë plazh public, por është zaptuar nga privati…”.

Janë këto disa nga shqetësimet e ngritura nga qytetarët, në rrjetin social të Kryeministrit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Tranformimi i Portit të Durrësit/ Rama publikon pamje nga maketi i përfunduar

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e sotëm duke treguar maketin e sapoëprfunduar për transformimin e Portit të Durrësit.

Rama shton se Porti i Durrësit do të jetë një prej porteve më të mëdha turistike të Mesdheut.

MIRËMËNGJES 😊

dhe me maketin e sapopërfunduar në studion urbanistike të Emaar Group në Dubai, për transformimin e Portit të Durrësit në një prej porteve më të mëdha turistikë të Mesdheut, ju uroj një javë të mbarë🙏“, shkruan Rama./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Ata që mendojnë ta kalojnë pa faturë, paaftësinë e tyre, ta harrojnë”/ Indrit Vokshi kërkon përgjegjësi për humbjen në Lezhë

Publikuar

-

Nga

Indrit Hoxha “shuplakë” Bashës/ Ke vetëm një shans të bëhesh kryeministër

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Indrit Vokshi, ka analizuar dështimin e e Partisë Demokratike në Qarkun e Lezhës, në zgjedhjet e 25 Prillit.

Objektivi i PD në qarkun Lezhë ka qenë 37.000 vota, ndërsa ka marrë 33.998.

Por sipas Vokshit, analiza e humbjes duhet të përqëndrohej në të tjera detaje.

Duke filluar që nga mënjanimi nga fushata, individë që mund të sillnin shumë vota, tek kandidatët kandidatët të cilët deklaruan se nuk kanë lidhje me PD, formimi i klikave gjatë fushatës, deri tek eliminimi i faktorit opozitar tetë viteve.

Nuk mund të rri pa folur kur shikoj që dikush tallet me ndërmarrjen tonë të përbashkët politike, kur dikush kërkon të shfrytëzojë investimin e përbashkët të interesave ideologjike, politike dhe ekonomike të demokratëve të Shqipërisë.

 E kur flas për liderin e PD, të tjerët as i kam në llogari. Duhet të japin përgjigjje para partisë.

 Nuk mund të kalojë lehtë ajo çfarë ka ndodhur. Ata që mendojnë se do ta kalojnë lehtë dhe pa faturë për nënvlerësimin dhe paaftësinë e tyre për fatet e demokratëve, ta harrojnë, sdo kalojë.

PD-ja nuk është as taksi që e merr për të të çuar diku dhe pastaj i zbret, e as prostitutë ku shfryn epshet me pagesë’, është shprehur Vokshi.

Reagimi i  Indrit Vokshit

Diçka për Lezhën

Objektivi i PD në qarkun Lezhë ka qenë 37.000 vota. Janë marrë 33.998

Fitorja e opozitës do ishte t’i hiqte Edi Ramës mandatin 3 në Lezhë.

Ai të merrte 2. Jo të merrte opozita, mandat brenda opozitës duke ja marrë PD-ja, LSI-së.

Kurbini e Mirdita, kanë marrë rezultat të mirë dhe mund të analizohet për të kultivuar përvojë elektorale.

Analiza e pritshme, duhet të nxjerrë për bashkinë Lezhë:

1.A u mënjanuan nga fushata me tendencë, ose su begenisën, individë të cilët nëse do motivoheshin, do sillnin më shumë vota?

2.A pati kandidatë të cilët kur u caktuan, shkuan në Lezhë dhe u thanë disa njerëzve, më ndihmo me takimet se nuk njoh asnjëri dhe pse ndodhi kjo?

3.A pati kandidatë të cilët deklaruan se nuk kemi lidhje me PD, nuk jemi anëtarë të PD, por ju të tjerët duhet të votoni PD?

4.A u formuan klika gjatë fushatës? A përcaktua struktura e pushtetit ende pa fituar dhe, shumë faktorë në Lezhë u dekurajuan e u trembën, ngaqë menduan se postet do i marrin filani, filani e filani dhe ne do përjashtohemi e do shkelemi edhe po hipi PD në qeveri? Dhe kështu e ulën kapacitetin?

5.A ishte gabim caktimi i 4 kandidatëve nga një rreth i vetëm familjar e fisnor me rrjet votash të përbashkëta dhe, lënia e zonave si Zadrima e Shënkolli pa kandidat plotësues lokal prej vendit aty?

LEXO EDHE:  “Shkodrës i kanë ikur 38 mijë qytetarë”/ Topalli: E pafalshme që askush nuk i del zot qytetit

LEXO EDHE:  Rama takim me përfituesit e programit LEAD Albania

6.A u eleminua dhe mënjenua faktori opozitar i 8 viteve, në favor të disa njerëzve të cilët në 8 vite opozitë nuk kanë asnjë qëndrim, asnjë deklaratë, asnjë status të vetëm fb dhe jo vetëm kaq por, kanë bojkotuar edhe fushatat? Dhe a u bë kjo me qëllim për të promuvuar njerëz krejt të tjerë për pushtetin “e nesërm”?

Këto janë disa pyetje minimale. Ka të tjera pyetje. Nëse analiza nuk jep përgjigjje, do ua jap unë përgjigjjen këtu, publikisht, me emra, me fakte, me argumente.

Ndokush mund të thotë se e ka personale Indrit Vokshi se nuk ishte vetë në listë. Po të ishte fituar Lezha njëlloj si Kurbini, sdo kisha asgjë personale.

Por kam diçka personale në ketë kuptim dhe sdo jem aspak modest:

Jam rritur në Lezhë, kam qenë anëtar i kryesisë së PD në Lezhë në kohën kur shumë njerëz nga këta që fryhen, nuk na vinin as tek zyra e PD. Kam dalë me deklarata në Lezhë, në kohën kur asnjë nga ata që kapardisen nuk kishin guxim të shpreheshin në media, ngaqë kishin interesa diku tjetër.

Në kohën kur siç më tha dikush, thonin po ai Vokshi çfarë ka që flet ashtu, a ska frikë? Dhe unë kam ndejtur aty pa u kandiduar asnjëherë për asgjë. Dhe skam qenë i paaftë politikisht (po e them meqë sjam modest sonte).

Unë e di që Lezha ka ajkë demokrate, ka demokratë shumë të vendosur, shumë të flaktë, aq sa ka arritur të dalë edhe 9000 vota plus në 2009 dhe të fitojë 8 nga 10 komuna. Demokratët e Lezhës janë spektakolarë nëse dikush arrin t’i bashkojë e t’i udhëheqë.

Unë vazhdoj të jem anëtar i Këshillit Kombëtar të PD, që i bie, përfaqësues i lartë partiak i demokratëve. Dhe nuk mund të rri pa folur kur shikoj që dikush tallet me ndërmarrjen tonë të përbashkët politike, kur dikush kërkon të shfrytëzojë investimin e përbashkët të interesave ideologjike, politike dhe ekonomike të demokratëve të Shqipërisë.

E kur flas për liderin e PD, të tjerët as i kam në llogari. Duhet të japin përgjigjje para partisë.

Nuk mund të kalojë lehtë ajo çfarë ka ndodhur. Ata që mendojnë se do ta kalojnë lehtë dhe pa faturë për nënvlerësimin dhe paaftësinë e tyre për fatet e demokratëve, ta harrojnë, sdo kalojë.

PD-ja nuk është as taksi që e merr për të të çuar diku dhe pastaj i zbret, e as prostitutë ku shfryn epshet me pagesë.

Presim analizën./CNA.al

LEXO TE PLOTE