LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Bylykbashi sfidon Ramën: Ne i fitojmë zgjedhjet me çfarëdo sistemi

4 Tetor 2020, 14:25, Politikë CNA
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Bylykbashi sfidon Ramën: Ne i

Një ditë para votimit të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor, dy përfaqësuesit e opozitës nga tryezën e Këshillit Politik Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili, kanë dalë në një deklaratë për mediat.

Bylykbashi tha se me ndërhyrjet në Kodin Zgjedhor, është shkatëruar marëveshja e arritur mes palëve politike në 5 qershor.

?Ndryshimet e njëanshme të Edi Ramës me rregullat e zgjedhjeve kanë për qëllim të reduktojnë humbjen e Edi Ramës në 25 Prill.

Asnjë truk dhe asnjë tentativë e Edi Ramës nuk do të ndalë fundin politik të kësaj maxhorance në 25 prill dhe fitoren e opozitës në zgjedhje?, u shpreh ai.

Demokrati pretendon se edhe nëse miratohen ndryshimet kushtetuese, opozita do ta mundë kryeministrin Edi Rama më 25 prill.

?Ndryshimet e njëanshme jo vetëm nuk sigurojnë lista të hapura, por u heqin të drejtën partive politike të garojnë të lira në një koalicion, i cili, megjithatë, do ta mundë Edi Ramën në të 12 qarqet e Shqipërisë.

Sido që ta bëjë sistemin, opozita i fiton zgjedhjet e ardhshme. Nene të veçanta të Kodit që do të miratohen nesër, bien ndesh me rekomandimet e OSBE/ODIHR?, theksoi Bylykbashi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga