LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kaos në Serinë/ Juventusi fiton në tavolinë ndeshjen ndaj Napolit

4 Tetor 2020, 18:25, Sport CNA
Kaos në Serinë/ Juventusi fiton në tavolinë ndeshjen ndaj

Në orën 20:45 ishte parashikuar të luhej sfida mes Juventusit dhe Napoli. Ndeshja mes dy ekipeve ka krijuar një kaos të vërtetë në Itali pasi napoletanët nuk kanë udhëtuar drejt Torinos për shkak se Ministria e Shëndetësisë nuk i ka lejuar pasi dy prej lojtarëve të Napolit janë infektuar me Covid-19.

Nga ana tjetër Juventusi do të zbresi në fushë normalisht e madje ka bërë publike edhe formacionin zyrtar. Tashmë bardhezinjtë do të fitojnë në tavolinë 3-0 dhe Napoli mund të apelojë këtë vendim, por një gjë e tillë ngelet për t?u parë në ditët në vazhdim. Një rast i tillë ka bërë që futbolli italian të futet në një kaos të vërtetë.

Lajmet e fundit nga