Connect with Us

E dënuar me 6.8 vite burg/ Ekstradohet nga Greqia në Tiranë, 43 vjeçarja

Kronika

E dënuar me 6.8 vite burg/ Ekstradohet nga Greqia në Tiranë, 43 vjeçarja

Publikuar

-

Vijon bashkëpunimi mes Interpol Tirana dhe homologëve, për kapjen, arrestimin dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Nga Interpol Tirana u bë ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetases shqiptare Aurela Doksani, 43 vjeçe, lindur në Fier.

Kjo shtetase ishte e shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet tona të drejtësisë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, e ka dënuar me 6 vjet e 8 muaj burg, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:

Nga hetimet është provuar se kjo shtetase, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka tentuar të trafikojë drejt Greqisë, në rrugë tokësore, lëndë narkotike të llojit heroinë. Në momentin e arrestimit, më datë 08.08.2011, i është gjetur dhe sekuestruar sasia prej 129.3 gramë lënde narkotike.

LEXO EDHE:  Fier, vodhi sigurimet shoqerore, arrestohet ish-punonjesi

Më datë 12.08.2011, Gjykata ka vendosur ndaj saj masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Në zbatim të vendimit të Gjykatës, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, më datë 11.04.2012, ka nxjerrë urdhër për ekzekutimin e vendimit të mësipërm ndaj të dënuarës, për të vuajtur pjesën e dënimit të mbetur pas datës 09.04.2012 (1184 ditë burgim), në burg të sigurisë së zakonshme.

E dënuara nuk është gjetur në banesë dhe në këto kushte është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK INTERPOL Tirana, sipas kërkesës së Prokurorisë për Krimet e Rënda. Falë shkëmbimit të informacionit mes Interpol Tiranës dhe Interpol Athinës, më datë 28.04.2020 shtetasja Aurela Doksani është arrestuar nga autoritetet policore në Greqi, me qellim ekstradimin drejt Shqipërisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Aksident i rëndë në Tiranë/ Automjeti del nga rruga, përplas dy persona në stacionin e urbanit

Publikuar

-

Nga

Aksident i rëndë në Tiranë/ Automjeti del nga rruga, përplas dy persona në stacionin e urbanit

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në Tiranë, në Vasil Shanto.

Një automjet me drejtuese shtetasen me inicialet F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Për pasojë kanë mbetur të plagosura dy këmbësore të cilat janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2021, rreth orës  20:55, në Vasil Shanto, mjeti me drejtuese shtetasen F. Z., 47 vjeçe, ka dalë nga rruga duke përfunduar në një stacion autobuzi. Si pasojë ka aksidentuar dy këmbësore të cilat u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Kapet mbi 1 ton drogë në Vlorë/Po trafikohej me mjete të shpejta drejt Italisë

LEXO EDHE:  Fier/ Vetëhelmohet 19 vjeçarja

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

“O çfarë bëra më vdektë goca”/ Dëshmitari tregon gjendjen e autorit të vrasjes në “5 Maj”

Publikuar

-

Nga

“O çfarë bëra më vdektë goca”/ Dëshmitari tregon gjendjen e autorit të vrasjes në “5 Maj”

Grupi hetimor, i cili po heton vrasjen e ndodhur në lagjen “5 Maj”, ka marrë dëshminë e një pronari të servisit i cili ndodhej pranë vendngjarjes.

Në dosjen e siguruar nga Ballkan Eeb, ai ka rrëfyer para grupit të hetuesve se atë natë po punonte deri vonë në servis, dhe dikush e kishte marrë në telefon dhe i thotë ‘plasi arma te shtëpia e bardhë’.

Dëshmitari tregon se autori i vrasjes Marjus Dema ishte shtrirë në tokë dhe po bërtiste dhe fliste përçart.

Ai vetë ka deklaruar se nuk kishte dëgjuar asnjë krismë pasi ishte në servis dhe kishte dalë jashtë duke u afruar për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ai tregon se kishte parë disa djem që po largoheshin në drejtime të ndryshme, kishte parë edhe një person që quhej Marius, ishte i shtrirë dhe po qante, po bërtiste, po fliste përçart, ‘o çfarë bëra më vdektë goca’, dhe fliste në telefon.

Kishin dalë edhe banorë të lagjes pasi ishte krijuar situatë alarmante mesa kishte parë. Marius me mbiemër Dema, mesa dinte ai, punonte në call center te lokali te Shtëpia e Bardhë,” thuhet në dosjen hetimore./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Sherr mes dy personave në Tiranë/ Njëri përfundon në komisariat, tjetri arratiset

Publikuar

-

Nga

Sherr mes dy personave në Tiranë/ Njëri përfundon në komisariat, tjetri arratiset

Një sherr mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:10 në rrugën e Kavajës, për motive ende të paqarta.

Dy personat që u përfshinë në sherr janë shtetasit me inicialet R. L. dhe A. M.

Sipas policisë personi me inicialet A. M. është shoqëruar në Komisariat për sqarimin e konfliktit, ndërsa R. L. është larguar menjëherë nga vendngjarja me një makinë.

LEXO EDHE:  Fier, vodhi sigurimet shoqerore, arrestohet ish-punonjesi

LEXO EDHE:  Fier, vodhi sigurimet shoqerore, arrestohet ish-punonjesi

Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e personit që u arratis./CNA.al

LEXO TE PLOTE