LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Çfarë borxhi të kanë shqiptarët”/ Manjani i hakërrehet Metës: Posti i Presidentit nuk mjafton...

4 Tetor 2020, 14:13, Politikë CNA
“Çfarë borxhi të kanë shqiptarët”/

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka sulmuar presidentin Ilir Meta pas replikave që ka bërë ditën e sotme me kryeministrin Edi Rama.

Manjani fajëson Metën për situatën në vend, pasi thotë se shqiptarët nuk kanë asnjë faj dhe pretendon se Kreu i Shtetit ia bëri atyre peshqesh Ramën.

Ai deklaron se ishte Meta ai që e bëri Ramën kryetar të PS-së dhe më pas kryebashkiak të Tiranës për 12 vite dhe kryeministër.

Sipas tij, borxhet duhen larë deri në 25 prill dhe posti i Presidentit nuk mjafton.

?Megjithmend Ilir, çfarë borxhi të kanë shqiptarët ty që ua bëre peshqesh Edi Ramën?!

I dhe oskigjen politik sa herë i merrej fryma në PS. E bëre dhe e mbajte kryetar Bashkie 12 vjet. Pastaj e bëre dhe e mbajte Kryeministër.

Tani të kërkon dhe hesap…

Vërtetë, çfarë borxhi të kanë shqiptarët për këtë peshqesh…!?

Por borxhet duhen larë deri me 25 prill. Nëse nuk lahen, atëhere i jemi të gjithë borxhli Edi Ramës, siç ata para nesh ishin borxhli ndaj Enver Hoxhës.

Është serioze këtë herë. Posti i Presidentit nuk mjafton…?, shkruan Manjani në rrjetet sociale./ CNA.al

Lajmet e fundit nga