LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bënë për spital dy persona/ Arrestohet babai, në kërkim i biri

4 Tetor 2020, 07:24, Kronika CNA
Bënë për spital dy persona/ Arrestohet babai, në kërkim

Arrestohet në flagrancë një 57-vjeçar nga Kruja dhe shpallet në kërkim një tjetër, për veprën penale ?Plagosje e rëndë me dashje?
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë bëjnë me dije se arraestuan në flagrancë shtetasin V.A., 57 vjeç, si dhe u bë shpallja në kërkim për djalin e tij, shtetasin E.A., 22 vjeç, banues në Krujë.

Këta shtetas dyshohet se pas një konflikti të çastit, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë goditur me një send të fortë, në pjesë të ndryshme të trupit shtetasit F.B., 53 vjeç dhe A.B. 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga