Politikë
“Basha gjobit bizneset”/ Veliaj: La protestën e Astirit se kapi një makinë 130 mijë euro nga kontaktorët

Veliaj sfidon Bashën/ Pse smë hedh në gjyq kur them se le protestën e “Astirit” për një makinë 130 mijë euro
Prej disa ditësh, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj, nuk i ka kursyer akuzat për kryetarin e Parrtisë Demokratike Lulzim Basha.
Veliaj ka ngritur akuzat se Basha u tërhoq nga protesta e Astirit, pasi pretendon se njëra prej kompanive që fitoi tenderin për të ndërtuar rrugën i ka dhënë makinë 130 mijë euro.
Socialisti ka sfiduar publikisht kryetarin e opozitës, të cilin e pyet se përse nuk e ka hedhur në gjyq për këtë deklaratë por e hedh për çështje të tjera, duke qenë se dje PD e paditi për tre akuza.
“Luli më kishte hedhur në gjyq, por më kishte hedhur në gjyq vetëm për një pjesë të gjërave. Pyetja e parë qe kam është: Ore, ky pse s’më hedh në gjyq për të gjitha? Fjala vjen pse nuk më hedh në gjyq kur i them që ai e la atë protestën e “Astirit” se kapi një makinë nga një nga kontraktorët. Ai e di që “Viktoria Invest”, 130 mijë euro makinë, ia dha Lul Bashës: “Lali mbylle gojën sepse unë e kam fituar tenderin” edhe e la protestën. Unë e di dhe çfarë pronash ka marrë. Jam gati ta provoj edhe për shtëpitë që ka këtu në kufi me Lundrën, atë e kap Petrela se një përrua i ndan. E di edhe që gënjen që pallati i tij nuk është prishur nga tërmeti sepse aty jetojnë të gjithë të tjerët”, u shpreh ai gjatë asamblesë në PS në Farkë.
Kryebashkiaku i Tiranës, akuzoi Bashën se po gjobit bizneset dhe i merr atyre një listë pagesash mujore.
“Pyetja është kur ky të mbyt në rrena në opozitë, siç ishte rrena e tramit – e ka parë njeri tramin në Tiranë? – imagjino çfarë rrenash dhe gjobash të vendos ky po të jetë në pushtet. Ky ka një listë pagesash mujore. Çfarë biznesi ke ti? Ti ke biznes rrugësh, ne do të shajmë ty në qoftë se ti nuk paguan biznesin në rrugë dhe të paguash tek kunati një kosto çdo muaj. Çfarë biznesi ke ti? Je ndërtues, ne do t’i sulemi lejeve të tua, siç iu sulëm lejeve tek hotel “Tirana”, por sapo ti na pagove ne e lamë atë. Çfarë biznesi ke ti? Ti ke fituar një tender elektronik; ti tenderin elektronik do ta ndash me ne dhe ne do t’i bëjmë bashkë ato gjurmët e gishtave, se po se bëre me ne, ne do të sulemi tek ty, do të degjenerojmë, po nuk pagove. Dhe kështu u vendosin gjoba çdo biznesi”, deklaroi Veliaj./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Përplasjet/ Çfarë po ndodh me listën e PD në Korçë, kush janë pretendentët
Qarku i Korçës duket se do të jetë një nga më të vështirët në përzgjedhjen që do të bëjë Lulzim Basha. Kështu ishte edhe me...

“Nuk kam votuar prej 1992-shit”/ Dashnor Diko “i futet politikës”, tregon kë mbështet në zgjedhje
Këngëtari i njohur Dashnor Diko, ka rrëfyer sot se që prej marsit të vitit 1992 nuk ka votuar në asnjë zgjedhje. Mirëpo duket se këtë...