LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bardhi apel Ramës/ Hiq dorë nga përzgjedhja e kandidatëve me krimin e organizuar, ndiq modelin tonë

4 Tetor 2020, 16:14, Politikë CNA
Bardhi apel Ramës/ Hiq dorë nga përzgjedhja e kandidatëve me

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi, ka folur nga Elbasani për pjesëmarrjen në votimet e kandidatëve të PD-së.

Bardhi tha se në votime ka pasur pjesëmarrje të jashtëzakonshme të anëtarëve të parties, ndërsa pretendon se në qarqet e tjera ka pasur një interes të jashtëzakonshëm të qytetarëve dhe anëtarëve për tu përfshirë në këtë proces.

Demokrati bëri një apel për PS-në, të cilës i kërkoi të heqë dorë nga përzgjedhja e kandidatëve me krimin e organizuar dhe të ndjekë modelin e PD.

?PD është aktualisht e vetmja parti që po përzgjedh kandidatë në konsultim më anëtarët e partisë duke treguar një model dhe një shembull të jashtëzakonshëm në vendin tonë. Uroj që dhe partitë kundërshtare të ndjekin modelin tonë, pasi një përfaqësues i zgjedhur nga qytetarët është përfaqësues që punon në interes të tyre.

Apeli im për kundërshtarin tonë politik është të heqë dorë nga përzgjedhja e kandidatëve me krimin e organizuar. Gjithmonë ka vend për përmirësim, për më shumë emra se sa janë përzgjedhur nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, lista është e denjë që përfaqëson qytetarinë e  Elbasanit dhe jam i bindur se edhe pas konfirmimit apo kontestimit  që do bëjnë sot anëtarët  e partisë sot, lista finale që do i paraqitet qarkut të Elbasanit do të jetë një listë e denjë dhe ekipi më i mirë i fitores së PD-së”, deklaroi ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga