Connect with Us

Voltana Ademi publikon fotot/ Kryeministër klloun, asnjë mashtrim nuk të shpëton nga ndëshkimi i popullit

Politikë

Voltana Ademi publikon fotot/ Kryeministër klloun, asnjë mashtrim nuk të shpëton nga ndëshkimi i popullit

Publikuar

-

Dhunimi i selisë së PS-së/ Voltana Ademi denoncon në prokurori policinë e Shkodrës

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale ku shkruan se kryeministri e la rrugën e Velipojës përgjysmë.

Ademi thekson se kryeministrin nuk e shpëton asnjë mashtrim nga ndëshkimi popullor i 25 prillit.

“Vetëm një kryeministër klloun si Edi Rama mund të jetë krenar me një rrugë gjysmake, burim i vazhdueshëm aksidentesh, si ajo e Velipojës.

Është ai i vetmi përgjegjës pse rruga u vonua 2 vjet e gjysëm.

Ndryshoi projektin për rrugën

Vonoi 2 vjet e gjysëm shpronësimin

Zvarriti dosjet në hipotekë

Rruga gjysmake, me të cilën krenohet kllouni Edi Rama nuk plotëson standardin e rrugës turistike!

LEXO EDHE:  Greva e grave në Ballsh/ Meta thirrje urgjente qeverisë: Të zgjidhen menjëherë kërkesat e tyre

Nuk zgjidh çështjen e rrugëve dytësore për njerëzit e gjënë e gjallë,

Nuk ka mbikalime- nënkalime dhe kryqëzimet janë një rrezik permanent për udhëtarët në mes të qendrave të banuara!

Ka dëmtuar linjën e ujësjellësit të Trushit, që furnizon gjithë Velipojën.

Faktet e dokumentuara me foto e nxjerrin Edi Ramën një kryeministër që mashtron qytetarët me disa video propagandistike, që nuk kanë lidhje me realitetin.

Asnjë mashtrim nuk e shpëton dot Edi Ramën nga vota popullore!”/CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Balla ironizon opozitën/ “Trajnime urgjente për mësimin e rregullores së Kuvendit”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Opozita vijon të kërkojë ndërprejen e seancës për të mbledhur grupin parlamentar të PD. Ata nuk kanë pranuar që seanca të vijojë pa praninë e kryeministrit Edi Rama.

U mblodhëm dhe në rregullore mbledhja është 60 minuta, sa i përket zhvillimit se kur e nisim dhe kur e përfundojmë është punë e grupit tonë. Dilni nga salla dhe ne të vijojmë mbledhjen”, është shprehur Oriola Pampuri.

Nga ana tjetër, kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla u kujtoi deputetëve të opozitës rregulloren duke thënë se sipas nenit 52, të drejtën e ndërprerjes së seancës e ka vetëm kryeparlamentarja.

LEXO EDHE:  “Kryeministri ia ka ‘lypur’ 7 herë Bashës nga dje deri sot”/ Kryemadhi: Jemi një aleancë

LEXO EDHE:  “Kryeministri ia ka ‘lypur’ 7 herë Bashës nga dje deri sot”/ Kryemadhi: Jemi një aleancë



Duke ironizuar opozitën, Balla kërkoi nga Nikolla që të bëhen trajnime urgjente për mësimin e rregullores së Kuvendit.

Neni 52 i jep jep të drejtën e ndërprerjes së seancës vetëm drejtueses. Kur 7×7 bëjnë 42 mund a thuash kështu… Nuk shkruhet asgjëkundi që mbledhjet e grupeve parlmentare zhvillohen në këtë sallë…E kemi urgjente një trajnim për rregulloren e Kuvendit. Mos e lexoni mbrapsht, marrja peng nuk është e sanksionuar në rregullore”, shprehet Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Alibeaj i rrëmben fjalën Ahmetaj dhe ‘ngulet’ në foltore/ Ndërpritet sërish seanca

Publikuar

-

Nga

Ka degjeneruar në debate të forta, situata në Parlament.

Teksa Nikolla i ka dhënë fjalën zv.kryeministrit Arben Ahmetaj, Alibeaj është ngritur për të folur duke protestuar se është radha e tij.

Ndërkaq Garda ka bllokuar foltoren. Pas debateve, dhe tërheqjes së Ahmetaj, Alibeaj ka marrë fjalën duke bllokuar foltoren dhe mos respektuar minutazhin e tij.

LEXO EDHE:  “Nuk e kuptoj dashurinë e Ramës”/ Godet Nard Ndoka

LEXO EDHE:  “Shëndetësia falas ishte një mashtrim”/ Spahia publikon videon dhe akuzon qeverinë

“Të paktën respekto rregulloren. Cfarë debati patëm dje në konferëncë.



Patëm durimin të dëgjojmë brocuklla nga mëngjesi në darkë.

Ne kemi gjithë dëshirën për të vendosur regulla në këtë Kuvend”, tha Alibeja.

Ndërkohë që kryeparlamentarja Lindita Nikolla, pasi kërkoi nga Alibeja disa herë lirimin e foltores, ka njoftuar ndërprejn e seancës sërish./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Përplasja” me Alibeajn/ Ahmetaj largon rojet e sigurimit: “O djema, o çuna s’ka nevojë për grushte”

Publikuar

-

Nga

cna news, cna lajme, lajme cna, lajme flash cna, cna.al, cna lajme politike, cna kronike, cna lajme bote, cna show

Kryetarja e Kuvendit i ka dhënë fjalën, zëvendës kryeministrit, Arben Ahmetaj, për të folur ndërkohë që ka patur një kundërshtim nga ana e opozitës.

Enkelejd Alibehaj është drejtuar drejt folotres për të ndalur Ahmetajn të flasë, ndërkohë që sigurimi është kujdesur për të mbrojtur zëvendës kryeministrin.



Nga ana tjetër Ahmetaj iu ka kërkuar rojeve të sigurimit se nuk është e nevojshme të qëndrojnë para tij pasi nuk po zihen me grushte.

LEXO EDHE:  Ramën se mbajnë nervat, tallet me qytetarin për kanabisin/ Hap dritaret se s’ta ka fajin qeveria

LEXO EDHE:  “Shëndetësia falas ishte një mashtrim”/ Spahia publikon videon dhe akuzon qeverinë

“O djem largohuni se nuk ka nevojë për grushte ,o çuna largohuni, se nuk është nevoja. Po vendosi kryetari që do të flas unë, do flas po vendosi për Alibeajn do flasë ai”, shprehet Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE